Burimet e lajmeve nga Ukraina kanë bërë të ditur se Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa lundruese Ukrainën, duke shkaktuar dëme mbarë shtetin. Në qytetin perëndimor të Lvivit, një ndërtesë e infrastrukturës kritike është goditur nga një sulm me dron, tha kreu i qytetit, Andrej Sadoi, përmes një postimi në Telegram. Në Odesa në jug të Ukrainës, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një ndërtesë të lartë. Në Harkov, në verilindje, po ashtu ka pasur disa shpërthime pas sulmeve me raketa. Ende është e paqartë nëse ka viktima nga këto sulme. Sadovyi tha se Lvovi u sulmua me mbi 10 dronë kamikazë Shahed, të prodhimit iranian. Në rajonin Sumi, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi me raketa në qytetin Konotop u plagosën tre persona dhe u dëmtua një ndërtesë banimi dhe një punishte. Gjatë natës, Harkovi u sulmua me mbi 10 raketa. Ende nuk ka informacione për viktima si pasojë e sulmeve ruse në këtë qytet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …