Rusia ka vendosur 55 mijë trupa në kufirin me Ukrainën

Rusia ka vendosur 55 mijë trupa në kufirin me Ukrainën

Përnjëherë pas përfundimit të bisedimeve katërpalëshe për gjetjen e një ujdie për të ulur armët, Rusia ka rritur presionin ndaj Ukrainës duke shumëfishuar praninë e trupave të saj në kufirin mes dy vendeve. Zv.ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se aktualisht janë zhvendosur 55 mijë trupa në kufirin mes dy vendeve, shifra që shtojnë frikën në Kiev se Moska po përgatitet për të pushtuar vendin dhe për të rrëzuar qeverinë aktuale. Trupa në kufi u shtohen 7500 të tjerave të vendosura në vijën kufitare mes dy vendeve, ndërkohë që Ukraina thotë se në rajonin Donbas veprojnë rreth 9 mijë trupa të rregullta ruse që mbështesin separatistët në luftën me ushtrinë ukrainase. Rusia mohon këto akuza, ndërsa Kievi thotë se ajo po përgatitet për të pushtuar Donetskut për të siguruar lidhje tokësore me Krimenë e aneksuar më herët e ku Moska ka të vendosura rreth 23 mijë trupa, kryesisht në vijën ndarëse administrative.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …