Rusia ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kërkesa për mbledhje urgjente është bërë pas sulmeve ajrore që kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit vrastar të Bashar El Asadit në Siri, i cili është i përkrahur nga Rusia. Pak kohë pas sulmit ajror të marines amerijane ndaj aeroportit të Sirisë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka theksuar se ky sulm shkel rregullat ndërkombëtare dhe dëmtoi shumë marrëdhëniet e Rusisë me Amerikën. Ndërkohë, zëdhënësi i tij, Dimitri Peskov ju ka deklaruar medieve se presidenti Putin këtë sulm e quan aggression kundër një shteti Sovran. Ky është një agresion ndaj një shteti sovran me pretekst të sajuar dhe një përpjekje cinike për të shpërqendruar botën nga vdekjet e civilëve në Irak, ka theksuar Dimitri Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …