Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë. Këtë kërkesë Vuçiq e bëri duke pretenduar se në Kosovë po kryhet një “aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik të serbëve, i cili është mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zakharova, duke iu përshtatur retorikës së Vuçiqit se në Kosovë ekziston një kërcënim për mbijetesën e serbëve të Kosovës”, tha se e vlerëson këtë iniciativë. Moska është e shqetësuar nga një tjetër përshkallëzim i dhunës në provincën autonome serbe të Kosovës. Situata po del jashtë kontrollit, ekziston një rrezik i drejtpërdrejtë për mbijetesën e popullit serb”, tha Zaharova, duke shtuar se iniciativa e Vuçiq është në kohën e duhur. Ajo tha arsyeja është “politika e spastrimit etnik, dëbimit dhe terrorit ndaj serbëve të udhëhequr nga autoritetet shqiptare të Kosovës dhe se e gjithë kjo po ndodh me mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe BE-së, të cilat nuk duan t’i ndalojnë ultra-radikalët në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …