Rusia paralajmëroi banorët e Kievit, në Ukrainë, që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi planifikon të godasë disa objektiva në kryeqytet

Rusia paralajmëroi banorët e Kievit, në Ukrainë, që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi planifikon të godasë disa objektiva në kryeqytet

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë sot paralajmëroi banorët e Kievit në Ukrainë që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi planifikon të godasë disa objektiva në kryeqytet raportoi Agjencia e Lajmeve TASS. Në një deklaratë publike ministria thotë se forcat e saj po përgatiten për të nisur një “sulm të precizonit të lartë” kundër “Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe Qendrës për Informacione dhe Operacione Psikologjike”, në Kiev. “U bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të përfshirë nga nacionalistët ukrainas në provokime kundër Rusisë, si edhe banorëve që jetojnë në zonat përreth, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko, paralajmëroi se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe tha se forcat vendase janë gati për ta mbrojtur atë. “Armiku është në periferi të Kievit. Forcat tona të armatosura, po luftojnë heroikisht për atdheun tonë”, tha ai. “Janë ngritur fortifikime përgjatë hyrjeve në qytet. Iu kërkoj të gjithëve që të ruani qetësinë. Mos dilni jashtë nëse nuk është e nevojshme dhe futini nëpër strehime nëse bie alarmi”, shtoi ish-kampioni i boksit, Vitali Kliçko.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …