Rusia përdori presidencën e radhës në KS të OKB-së për të organizuar një takim jozyrtar për fëmijët ukrainas të dëbuar me forcë në Rusi

Rusia përdori presidencën e radhës në KS të OKB-së për të organizuar një takim jozyrtar për fëmijët ukrainas të dëbuar me forcë në Rusi

Moska përdori presidencën e saj të radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të organizuar një takim jozyrtar mbi fëmijët ukrainas të deportuar me forcë në Rusi, duke u mbrojtur kundër një akuze që Gjykata Penale Ndërkombëtare e cilësoi si një krim lufte. Për këtë arsye, përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, së bashku me ata të vendeve të tjera u larguan nga salla e gjyqit, ndërsa komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova foli përmes një lidhje ‘Skype’. Lvova-Belova argumentoi se Moska është e gatshme të bashkëpunojë për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre. Nga ana tjetër, sot pritet takimi i presidentit francez Emmanuel Macron me presidentin kinez, Xi Jinping ku do të flitet kryesisht për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e biznesit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …