leoni

Edhe Rusia do të investojë në koloninë ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan

Rusia reagon ndaj anëtarësimit të Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit

Diplomacia ruse ka reaguar ndaj anëtarësimit të Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë. Maria Zakharova, zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme ruse, ka thënë se përkrahësit e pavarësisë së Kosovës mundësuan anëtarësimin e saj në këtë mekanizëm, duke shfrytëzuar përparësinë e tyre numerike. Sipas fjalëve të saj “rezultati i votimit ka qenë i paracaktuar qysh para fillimit të seancës”. “Ne konsiderojmë që Kosova është pjesë e Serbisë, në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Vështirë se Kosova do të mund të sjellë kontribut të plotë për sa i përket bashkëpunimit me Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit. Është e qartë se Kosova, duke u anëtarësuar në këtë Gjykatë , synon që të anëtarësohet edhe në agjenci tjera ndërkombëtare. Veprime të tilla, jo vetëm se janë ilegale, por edhe injorojnë qëndrimin e Beogradit, të cilin Perëndimi e quan partner, sidomos në çështjet si dialogu me Prishtinën”, ka theksuar zëdhënësja e MPJ-së të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …