Rusia reagon ndaj hyrjes së Malit të Zi në NATO

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se Moska i jep të drejtën vetes që të përgjigjet ndaj “politikës armiqësore” të Podgoricës për shkak të përfundimit formal të procedurës për hyrjen e Malit të Zi në NATO. “Vazhdimi i histerisë anti-ruse në Malin e Zi te ne shkakton vetëm keqardhje. Në kontekstin e politikës armiqësore të autoriteteve malazeze, pala ruse i jep të drejtën vetes që të marrë masa reciproke”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Ndryshe, Mali i Zi dita e hëne edhe formalisht është bërë pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarake botërore- NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …