Rusia ka shtuar caqet e sulmit mbi Ukrainë duke i shtrirë ato edhe në pjesën perëndimore të vendit. Gjatë orëve të ditës së sotme, është sulmuar godina e Qendrës Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë (IPSC) afër qytetit Lviv, që gjendet në pjesën veri perëndimore të Ukrainës. CNN njofton se shpërthime të shumta janë dëgjuar pranë qytetit Lviv, rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm. Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima nga ky sulm.
