Pas rrëzimit të aeroplanit rus mbi territorin e Turqisë, Kremlini zyrtar ka ndërmarrë një aksion të përqendruar kundër Turqisë, me qëllim për të sprovuar gatishmërinë e NATO-s, në mbrojtje të vendit aleat. Përveç kërcënimeve, Rusia ka vendosur masa restriktive kundër tregtarëve rus, ka goditur brenda Sirisë kamionët turq me ndihma humanitare me ç’ rast ka vrarë 7 shoferë e 10 punëtorë humanitarë. Kremlini zyrtar ka kërkuar që Turqia të kërkojë falje për aeroplanin e rrëzuar dhe të paguajë dëmet e shkaktuara. Edhe kreu i Kishës Ortodokse Ruse, ka kërkuar që Aja Sofia, qendra kishtare e Bizantit t’ i kthehet për qeverisje Kishës ortodokse ruse, edhe pse ky objekt fetar prej vitit 1923 është Muze kombëtar i Turqisë, i pranuar në UNESCO dhe nuk lejohet lutja fetare islame, apo e krishterë brenda objektit. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump
Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …