Ndonëse për 7 marsin, ditën e mësuesit flitet për sukseset, për vështirësitë, për historikun dhe ngjarjet e rënda që kaloi shkolla shqipe në shumë këndvështrime, nëpër shumë shekuj…
Nga kumtesa e jonë mbi dhunën serbe në shkollën shqipe ne vitet 90/91, me autor R.Jashari dhe D.Hoti, mbajtur më 28 dhjetor në hapësirat e Institutit Albanologjik në Prishtinë, me rastin e 7 marsit, për t’ kujtuar dhunën e terrorin nga shteti serb, mbi arsimin shqip në Kosovë, me fokus në vitet 90/91, më poshtë, ne vazhdim te këtij shkrimi, po përpiqem të japim pak të dhëna në këtë drejtim, mbijetese qendrestare të popullit tonë që ndriçoi rrugën e lirisë, me pendë e pushkë në dorë, duke qenë i bindur sa ka dhe do të ketë këndvështrime e mijëra fakte më shumë, nga autor t` shumtë e studiues të fushës së arsimit dhe fushave tjera, që mund te përplotësojnë këtë shkrim!
RRËNIMI I ARSIMIT SHQIP, NË KOSOVË, NËN OKUPIMIN SERB, NË FILLIM TË VITEVE 90/91
Shkolla shqipe u rrokullis gjatë historisë, veçmas në Kosovë, nga një okupim në tjetrin, duke u ngulfatur e mohuar, por duke rilindur e ngritur deri në piedestalin a saj, me shumë martir, dëshmor e hirojnë. Fati i kombit tonë dhe të ardhmes në familjen e kombeve është i lidhur ngushtë me shkollën shqipe dhe rolin e saj në shoqërinë shqiptare deri në ditët e sotme. Po kështu, një arsimim i fortë, në kohen që po jetojmë, në shekullin e digjitalizimit, inteligjencës artificiale dhe shoqërisë së dijes, padyshim, është aset i madh që përcakton pozitën tonë të avancuar në shoqërinë njerëzore.
Të flasësh për dhunën mbi shkollën dhe arsimimin e një populli, në ndarje të shekujve dhe hyrjen në shekullin e shoqërisë së dijes dhe vlerave universale të njeriut, është paksa utopi! Por, ja që Serbia fashiste, në vitet nëntëdhjeta, por, edhe në të gjitha kohërat e hershme, përveç mohimit të kombit tonë, historisë sonë, vrasjeve sistematike me programe shtetërore e akademike, uzurpimet e pronës përmes metodave agrare dhe shpërnguljeve te dhunshme, e dëbimeve masive nga vendlindja, mohoi, ndaloi, terrorizoi e dhunoi shkollën dhe mësimin në gjuhën shqipe.
Kjo kishte për qëllimi, vjedhjen e historisë, trashëgimisë e kulturës dhe identitetit tonë kombëtarë.
Serbia, kundër shqiptareve punoi në, krijimin e një njeriu të zhveshur komplet nga sedra njerëzore dhe aurora e krenarisë Pellazge – Ilire, që nga mbretëria e Dardanisë parahistorike!
Fundi i këtij veprimi që bekohej në kishën e ortodoksisë serbe, ishte krijimi i një shtetit mos truam, me thirrje “sveti sava na nebu, serbin na zemlje” dhe doktrinës akademike e politike serbe, po kështu. me klithjet rituale të kishës fundamentaliste ortodoks serbo-rus, “gde postoi jedan serbin, tu je srpska zemlja”, e cila thirrje, vazhdon edhe ne ditët tona, përmes Aleksander Vuqiqit, pasuesi i spikatur i Millosheviqit, dhe nxënës i Putinit.
Ne vitet shtatëdhjeta, në Kosovë. shqiptarët themeluan Universitetin e Prishtinës – atëherë quhej UNIVERSITETI I KOSOVES, ku ndikoi në rritjen e vetëdijes kombëtare. Ndërsa, Serbia, përmes forcave nacionaliste, sulmonte vazhdimisht këtë vatër të diturisë. Përmes sulmit në universitet, synohej mohimin e autonomisë së 74-ës, dhe rendit të saj kushtetues!
Përkundër, protestave, demonstratave dhe rezistencës së pandalshme, të popullit tonë, pothuajse e gjithë barra kryesore, e kundërshtimit të masave serbe mbi Kosovën, bie mbi lëvizjet studentore dhe personelin arsimorë e universitar të shkollës shqipe!
Te inteligjenca jonë shqiptare, te patriotët e hershëm dhe së voni, te Universiteti i Prishtinës, sajohet brumi i të gjitha partive, lidhjeve e lëvizjeve, të majta e të djathta, bartëse për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare.
Ajka e profesorëve universitarë, bashkë me studentët, nisen epokën e pajtimit kombëtare, dhe shërimit të plagës, përmes pajtimit të gjaqeve.
Kurorëzimi i suksesit ndodhi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë v.`98,`99. Ndonëse, ende, jemi të përgjumur, si popull e komb, në kërkim të pozitës sonë në arenën ndërkombëtare dhe unifikimit e konsolidimit të brendshëm kombëtare, me një platformë unike me parime të qarta dhe obliguese, për te ardhmen tonë.
Ndërkohë, shkolla shqipe në v.90 e 91, u godit rëndë nga aparati shtetëror serb, me dhunë dhe terror.
Në kundërshtim të gjitha akteve ndërkombëtare, për të drejtën e arsimimit, studentët dhe nxënësit shqiptarë dhunshëm u larguan nga objektet e fakulteteve dhe shkollave të mesme, shumica edhe objektet e shkollave fillore!
Në vazhdim po japim pak të dhëna që ilustrojnë bilancin e dhunës serbe mbi shkollën shqipe.
DHUNA SERBE MBI ARSIMTARËT, STUDENTËT DHE NXËNËSIT!
Tashmë barra kryesore e për balljes me këtë gjendje tejet të rëndë bie, në radhe të parë mbi personelin arsimorë e universitarë, të shkollave të mesme, studentët, nxënësit dhe natyrisht edhe mbi popullin tonë shqiptar. Që nga demonstrata e v.1981, terrori serb aplikoi metodat barbare mbi arsimin dhe shkollën shqipe. Nga kjo kohë sigurimi shtetëror serb filloi zbatimin e përshtatshmërisë politike mbi personelin arsimor. Kështu, me programet serbe të Komitetit të Komunisteve të Serbisë, Komitetit të Komunisteve të ish Krahinës së Kosovës dhe ish komitetet e Komunistëve nëpër komuna, në Kosovë, nisi diferencimi i kuadrove arsimore, veçmas të atyre që ishin të devotshëm e patriot të vërtet, nga radhët e personelit arsimor, ndaj nxënësve, studenteve e prindërve. Edhe fëmija 7 vjeçar, largohej nga shkolla e i ndërrohej, klasa e qyteti i mësimit, në rast se shkruante dy shkronja KR. Arsimtarët që shpjegonin veprat e Naimit e plejadës së tij, si dhe shumë historianë largoheshin nga procesi arsimor, shumë prej tyre përfundonin ne burgje. Fatin e këtillë tragjik e pësuan qindra e mijëra arsimtare, nxënës e student, të brumosur me dashuri ndaj vendit, të përgatitur profesionalisht e kombëtarisht.
Secili nxënës apo arsimtar, që fliste për Skënderbeun, recitonte poezi për rilindësit, fliste për Shqipërinë apo dëgjonte e përcillte këngë nga Radio Kukësi e Radio Tirana, shndërrohej në objekt persekutimi nga organet e UDB-ës serbe.
Por, në këtë kohë, me fillimet e punës së Universitetit të Kosovës (atëherë thirrej kështu), në popull u krijua fryma e mbështetjes epike për arsimimin e gjithmbarshëm. Kjo frymë e mbështetjes jehoi fuqishëm edhe përmes këngës, dhe telave të sharkisë e çiftelisë, të shumë këngëtarë të Kosovës:
…. “na ka ardh një brez i rij
I madh e i vogël ne shkollë ka hi
Ne shkolla t ‘larta ne fakultet
Dora e huaj s`guxon me i prek
Ata vdesin per vend t’ vet”…
Në fakt, ky ishte himni popullor mbështetës për shkollën shqipe. Në vatrat e diturisë po kalitej dija dhe atdhetaria. Kjo ishte frika e madhe për Serbinë, ku nga tavolina shkencore e të vërtetës, dhe guximit atdhetar, Serbia po fillonte të zhvishej nga rrenat, mashtrimi, mohimi dhe poshtërimi, nëpër dekadat e okupimit të Kosovës, për shpifjet dhe t `pavërtetat e plasura, për shqiptarët, deri në shkallë ndërkombëtare.
Me 23 mars 1989, u suspendua autonomia e `74-ës, edhe me dorën e disa shqipfolësve, procesin arsimor në gjuhën shqipe, Serbia, me programe antishqiptare e vendosi në pozicionin “non ngrata”! Ky ishte veprim publik, pa pengesa nga jashtë, dhe neofashist mbi shkollën shqipe.
Per këto ndërhyrje të rënda në sistemin arsimor të Kosovës, rinia dhe institucionet e brendshme shqiptare, do të reagojnë, por institucionet ndërkombëtare të ndërtuara për këtë qëllim, dhe ato për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nuk reaguan[1], apo vetëm sa per sy e faqe aty këtu! Ky ishte një sinjal për Serbinë, se me shqiptaret mund të sillej si të donte! Kështu e kuptonte Serbia!
Serbia më 26 qershor të v.`90, shpalli një valë te dekreteve, zyrtarisht si “masa të përkohshme” bazuar në “Ligjin për veprimtarinë e organeve të Republikës së Serbisë në rrethana të jashtëzakonshme”. Me këto masa të përkohshme u ndalua botim i Rilindjes, puna e RTK-së, Akademisë së Shkencave, dhe qindra e mijëra punëtorëve të administratës. Kosova tashmë po shndërrohej në një burg të madh.
Serbia, shqiptarët i donte si skllevër, pa të drejta nacionale, pa dinjitet, si sharra gji, të nënshtruar dhe qytetar të rendit të dytë e tretë. Në vend të artikulimit të gjuhës së tyre, ta përtypnin pykën serbe të futur në gojën e tyre, ndërsa në mendjet e kokave shqiptare, donte të ngulitej fraza serbe e rrenës së tyre akademike, se, “Kosova është djep i Serbisë – srpska kolevka”, ashtu si ç’po e bënte nëpër botë për më tepër se një shekull me propagandën e vet subversive.
VITET `90 DHE `91, VITE TË TERRORIT DHE MBIJETESËS SË
SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË.
Më 7 gusht të `90-ës, pushteti serb filloi largimin e shqiptarëve nga puna, nxori jashtë ligjit, Institucionet e Shkollimit të Lartë në Kosovë dhe kështu, vihen jashtë ligjit të gjitha shkollat e larta dhe fakultetet.
Serbia nuk u ndal me kaq, gjithashtu, më 7 gusht 1990, Kuvendi i Serbisë suspendoi Ligjin Për Shkollimin e Mesëm, Ligjin Për Arsimin dhe Edukimin Fillor, Ligjin Për Arsimin Plotësues Për Arsimtarë, duke ndërprerë kështu edhe financimin e arsimit shqip. Me këto veprime ligjore të inkuizicionit, policisë dhe administratorëve të dhunshëm serbë në Kosovë, ju hapen portat, ku me të gjitha mjetet të vërsuleshin, si lugetër, mbi shkollën shqipe, dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Serbia me Platformën e Plan Programeve serbe, e donte arsimin shqip; me arsimtarë ideologjikisht të orientuar nga platforma moniste e LKJ-së dhe e LKS-së[2].
Me këto ligje të 7.gushtit `90, Kuvendi i Serbisë e ndalonte edhe nostrifikimin e diplomave dhe dëftesave të shkollave shqipe.
Më 1991, Serbia praktikisht i mbylli të gjitha shkollat e mesme dhe shkollat fillore për shqiptarët. Më 17 dhjetor të vitit 1991, Kuvendi i Serbisë suspendon, Ligjin Për Shërbimin Arsimor Pedagogjik në Kosovë, Ligjin Për Këshillin Arsimor të Kosovës[3].
Në bazë të ligjeve te masave te dhunshme, pushteti serb e krijon bazën ligjore, per ndjekje masive të arsimtarëve dhe të profesorëve të shkollave shqipe. Në baze të disa shënimeve të KMDLNJ-së në Kosovë, gjatë viteve shkollore: 1991/92 e `92/93 shumë mësues, arsimtarë e nxënës ishin dhunuar e keqtrajtuar nga organet policore; prej tyre 632 arsimtarë të keqtrajtuar dhe 172 fëmijë janë marrë në pyetje dhe janë keqtrajtuar në polici.
Vrasja e mësuesit në Ushqe të Istogut, Ylfete Humollit, nxënse e komunës së Besianës (Podujevës) dhe Bekim Sejdiut, nxënës nga Kosharja e Ferizajt, japin mesazhe, se, ndarja me Serbinë nuk mund të bëhej pa luftë e sakrifica të mëdha. Këtë fat e kishte edhe shkolla shqipe e cila e pagoi koston e rëndë gjatë luftës 98/99.
Në Universitet tashmë, Rektor i dhunshëm (organi i përkohshëm punë drejtues) ishte vendosur Radivoje Papoviq, me Vendimin e Kuvendit të Serbisë[4], i datës 28.06.`91, i cili e vazhdon punën e tij deri në vitin `98, i shquar dhe i regjur si antishqiptar i përbetuar, i cili në bashkëpunim me kishën serbe, e cila dhuroi rreth 6 hektar tokë të kam pusit universitar për ndërtimin e “HRAM HRISTA SPASA” (Tempullin i Krishtit të Shpëtimit). Në inaugurim të ngritjes së kësaj kishe, me pompozitet, merrnin pjesë, kleri ortodoks e kriminel nacionalist të shumtë, në mesin e të cilëve edhe, Arkani me bandën e tij.
Më `97, organizohet atentat, në lagjen Dardania, ndaj R. Papoviqit. Nga materialet, propagandistike arkivore për Evropë, të gazetës Borba, thuhet:
…”Rektor Univerziteta u Prištini je pre odlaska Albanaca sa univerziteta bio dekan na PMF-u. Uoci pravoslavne ’97. godine na njega je izvršen atentat, a na protestnim mitinzima koji su tim povodom organizovani, građani su poručivali da “atentat na rektora i narodnog poslanika Radivoja Papovica predstavlja napad na državu”[5].
Duke i fryrč zjarrit nacionalist, serbët e quajnë; “sulm mbi shtetin serb”. Olga Nikoliq, në gazetën Borba (5 prill 1997) e quan, Gvozdeni rektor u “svetoj” zemlji.[6]. Për “devotshmëri” kundër shqiptareve, kështu e quante spektri i racistëve serb në Serbi e Kosovë.
Ndërkaq, Adil Fetahu, shkruan se, Radivoje Papoviq ishte nip i Kriminelit Koica, i shquar për krime ndaj shqiptarëve, kolon i ardhur në Kosovë nga fshati Kozance i rrethit të Nikshiqit[7]
Në muajt mars-prill-maj. te `90-ës, bëhen helmime misterioze të qindra e mijëra nxënësve në Kosovë. Të prekurit nga ky helmim, kishin simptome, të vjelljes, marramendjes, ngërçit, dhimbjes së kokës dhe barkut, skuqje të syve, krizë nervore etj. Pas analizave të mostrave të gjakut dhe urinës, nga ekspert të instituteve prestigjioze ndërkombëtare, verifikohet se ky ishte helmim, me helm nervor i llojit “sarin” dhe “tabun”. Më vonë, në v.`95 u bë e ditur, se armata jugosllave e kishte prodhuar “sarinin”. Beogradi këtë helmim e quajti aktrim.
Ç`do dit dhuna sforcohej mbi kulturën, arsimin dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë. Kuvendi i Serbisë, më 27 korrik te v.`91, aprovon ligjin për gjuhët dhe shkresat, ku fokusi kryesorë ishte Kosova, me ç’ rast aplikohet diskriminimi kulturor, njerëzor e kombëtar ndaj shqiptarëve.
Në pjesën e parë të vitit `91, sistemi i arsimit në gjuhën shqipe, nga dhuna serbe ishte ndërprerë. 400 mijë nxënës dhe student shqiptar, nuk shkuan në shkollë deri në janar të viti `92, semestri i parë u përdor për të negociuar hapësira mësimore brenda shkollave publike, si dhe për të gjetur shtëpi private që mund të strehonin nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët universitar, shumica e të cilëve ishin dëbuar nga objektet shkollore.
Mbi 100 mijë nxënës e student u vendosen në mënyre permanente në 3200 shtëpi, podrume dhe garazhe private, që u shndërruan në shkolla të improvizuara[8].
Llogaritë e pushtetit serb, se interesi material, mbetja pa financim e sektorit të arsimit te shqiptarët, do ti përvetësonte ata, duke i thyer dhe nënshtruar, por llogarit ishin dal huq!
Shifrat e vitit 95/96 flasin për rënie të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 89/90; 12% me pak nxënës në shkollat fillore, 21% më pak nxënës në shkolla të mesme dhe 50% më pak student në universitet.[9] (Tim Juda; Kosova dhe Hakmarrja)
Pothuajse të gjithë qytetarët shqiptar të Kosovës, ishin përfshirë në këtë, ndërtim shtet-paralel, mësues, student, nxënës, prindër, parti politike, lëvizje, asociacione shkollore, shoqata etj.
Gjithçka punohej me programe të Republikës së Kosovës, ditarët, librezat dëftesat dhe i gjithë dokumentacioni ishte i pavarur. Një jetë paralele në këtë segment megjithatë, po zhvillohej. Edhe dhuna e terrori mbi shkollën shqipe shtohej, nuk kalonte asnjë ditë që në KMDLNJ në Prishtinë, të mos raportohen akte dhune, biseda informative, ndalesa arbitrare, arrestime apo burgosje të personelit arsimorë në Kosovë.
Veprimet serbe të terrorit mbi shkollën shqipe, bëheshin me programe shtetërore, nga policia, punëtorët e sigurimit shtetëror dhe politika, planifikimet bëheshin nga strukturat politike.
Për një plan të bashkëveprimit, kundër shkollës shqipe, ma s’ miri flet dokumenti i aksionit të policisë, i titulluar “SHKOLLA”, i përbëre, prej 18, policëve, 3 operativistëve të sigurimit dhe komandantit të stacionit policor, i komunës së Lipjanit[10], që po e japim sa për ilustrim të terrorit shtetëror serb, mbi shkollën shqipe.
Kjo formë e dhunës njëjtë shtrihej në të gjitha komunat e Kosovës. Shkolla shqipe, ndonëse nën terror, pa u lëkundur vazhdonte rezistencën e saj.
Mirëpo kësaj rezistence pasive po i vinte fundi, okupimi klasik po i shtrëngonte zingjirët akoma më shumë mbi qafen e popullit dhe shtrohej nevoja e një kapitulli të rij në historinë e Kosovës. Rezistenca paqësore tashmë ishte konsumuar. Sipas shtypit botëror; Demonstratat studentore të prira nga elita studentore dhe akademike në krye me Rektorin Ejup Stavoci, që nga viti `98, data e 1 tetorit `97, shënoi ndryshim rrënjësor, në politikën e Kosovës, dhe pasi që u largua gazi dhe tymi, ishte e qartë se te shqiptarët diçka kishte ndryshuar në mënyrë dramatike[11].