Ruzhdi Jashari: JEZERCI, vendbanim me rrënjë të hershme që nga koha e DARDANISË!

Fshati Jezerc, me rreth 22 % të territorit të komunës së Ferizajt, sa i përket aspektit studimor te gjeologjisë, demografisë, onomastikës-toponimeve, trashëgimisë, traditave, historisë, gjeografisë, etj; pothuajse është fare i pa studiuar!

Janë shumë lokalitete, shumë relikte, shumë objekte kulti…,që edhe sot e kësaj dite, dëshmojnë lashtësinë e jetës autoktone, që nga parahistoria!

Në foto shihet një gur varri- varr, i gjetur në JEZERC, i cili ka simbolin e DIELLIT të gdhendur në guri!

Pra, besimi në, Diell, Hën, Tokë, Qiell, Gjarpër, Dragua…., etj. si dhe besimet në ditetet e shenjta-bujshme të vitit; Shën Gjergj, Shën Mitër, Aligjynë, etj. ..në këtë fshat, janë shënuar me aktivitete konkrete deri në ditët tona!

Kur është kërkuar mbajtja e fjalës, apo betimi për pohimin e të vërtetës, është bërë be, në vazhdimësi në tokē e qiell, në hanë e diellin që na rrezon!

Këto besime e betime, të përcjella brez pas brezi, deri në ditët tona dëshmojnë për kontinuitetin e vjetërsisë të popullsisë së fshatit Jezerc!

Më herët (para 10 viteve) gjatç punimeve të rrugës në afërsi të Livadheve të Kishës, afër vendit të quajtur te Kroni i Keq, u gjetën varrezat e vjetra të kohës Ilire. TUMBA ILIRE!

Edhe në jug, edhe në veri, edhe në perëndim e lindje të fshatit, ka lokalitete e relikte te bollshme qe ky vendbanim, me gjurmime serioze, duhet të futet nën mbrojtje shtetërore, si park nacional i trashëgimisë sonë për rrënjët e hershme të civilizimit. Por, ka shumë predispozita të jetë edhe park nacional natyrorë, për ruajtjen e bimëve dhe drunjve të nduarndurshëm, (florë dhe faunë e veçantë) që gjetiu nuk mund të hasën!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …