Invazioni Rus në Ukrainë Përplasje civilizimesh Lindje-Perëndim. Tentim i Putinit për rikthim në bipolaritet të fuqisë ushtarake ndërkombëtare. Invazioni i sotëm mbi sovranitetin e Ukrainës, nga ana e Rusisë, njiherit është testimi i Perëndimit dhe përgatitja për hapat e radhës, që Rusia synon drejt ish shteteve të Bashkimit Sovjetik. Paqja botërore po rrezikohet seriozisht nga doktrina e putinizmit, i cili asnjëherë nuk i fshehu ambiciet e tija, dhe punoi pandërprera në riorganizimin e forcës ushtarake, me ndarje buxhetore deri në 37%, të bruto prodhimit vendor, për ushtrinë dhe prodhimet ushtarake! Ndërkaq, demokracia ruse, shkoj drejt ngulfatjes dhe autokracisë me shkelje në liritë civile dhe të drejtat individuale të njeriut! Perëndimi dhe vlerat e demokracisë perëndimore, duhet të lënë me një anë ndasitë rreth interesave ekonomike dhe të diktatit tregtarë! Urgjentisht duhet të veprojnë si një trup, shpejt dhe fuqishëm, dhe pa u zmbrapsur ushtarakisht dhe me sanksione të fuqishme ekonomike! Përndryshe, avantazhi botëror i ShBA-së ndaj vlerave euroatlantike të humanizmit dhe vlerave të drejtësisë e të lirisë, ndaj popujve të shtypur, do të zbehet! Për fatin tonë të mirë, Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në Amerikë dhe në Perëndim, tani janë të rreshtuar në anën e duhur të këtij ekuilibri forcash momentale ! Putini duhet të mënjanohet shpejt nga skena botërore, që t’i largohen duart nga butonat e makinës bërthamore ruse, që të ndërpritet një Hitler i ri, i një lufte të përmasave shkatërruese të njerëzimit në nivel ndërkombëtar! NATO e unifikuar, si në rastin e Kosovës, e detyron “Hitlerin” e quajtur Putin të gjunjëzohet dhe të shpëton bota nga një kasaphane e re që tashmë sheshazi po duket!
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …