Siç duket nga e kaluara e historisë sonë të re, muaji mars, përveç që sjell stinën e praneverës, në mendjet tona i sjell edhe vargjet e këngës së Ilir Shaqirit, “Sërish vjen marsi sërish vjen stina”, që janë ilustrimi më i mirë i përshkrimit të katandisjeve dhe këndelljeve tona. Marsi si muaj i shpresës për gjallëri e për punë, për ne kosovarët ishte muaj i kthesave dhe zgjimeve të mëdha. Por shpesh ishte edhe muaj i dimërave me ngrica të mëdha. Thënë shkurt, marsi është sinonim i ringjalljes; i kthesës e i jetës, i shpresës dhe i dhembjeve të mëdha. Ky muaj për ne është sikurse shtatëzënat në muajin e nëntë, që shkojnë në lindje me ankthin e dhembjeve të mëdha, dhe gëzimin e lindjeve t`shumëpritura. Edhe kolektivisht, referuar, këtij sinonimi u shmangën dështimet tona kolektive të rrugtimit tonë popullor për liri e pavarësi! Por a është gjithëher kështu?
Pajtohemi se shpeshëher, për ne, marsi i dekadave t`fundit të këtij shekulli, spikati kryesisht ngjarje krenarije dhe dhembje, në fusha të ndryshme t`jetës! Rënje heronjësh, e masakrime të mëdha të popullsisë civile shqiptare nga solldateska millosheviqiane e sërbisë, frymemarrje dhe ankth. Dhe, sërish lindje e rilindje, sërish ngritje e ringritje, ngjallje e ringjallje, ecje në beteja e fronte të reja… Por nuk është gjithëher kështu, marsi shënoi edhe ngjarje turpi…. Në vazhdim në retrospektivë, çfar mund të themi?
Numrojmë pak nga kthesat dhe ngecjet
1) 7 Marsi, shënon ditën e mësuesit dhe hapjen e parë të shkollës shqipe në Korçë. Shënon, një ditë veçantë të ngritjes në frontin e diturisë kombëtare. Përmes shkollës shqipe, po hapej dritarja e depërtimit të dritës, kundër territ. Po hapej mundësija e luftës kundër injorancës, intrigave e tradhtive që i bëheshin kombit tonë, dhe po mundësohej zhvillimit ekonomik dhe dalja nga prapambeturija mesjetare.
2) Fillimi i marsit pokështu shënon zgjimin dhe ngritjen e shqiptarëve të Kosovës në luftë kundër makinerisë vrastare dhe të nënshtrimit. Kjo është epoka e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ditët e 5,6 dhe 7 marsit `98, të flijimit të Familjes Jashari në krye me Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari, janë rilindja e jonë kombëtare. Janë rënje “mbi” popullin dhe “për” popullin, janë vet historia dhe vlera univerzale e qytetrimit. Janë flijimi i madhë për vlerat e njerzimit. Këto ditë tashmë, shënohen në kalendarin tonë si ditët memorjale të kujtimit të sakrificës sublime të Jasharajve, në Prekazin e historisë dhe krenarisë sonë kombëtare. Edhe në këto ditë, në disa komuna të Kosovës valuan vetëm flamujt e Kosovës, pa ata kombëtare, duke manifestuar kështu qasje paditurie e bajraktarie deri në injorancë ekstreme. Mbi këtë kushtrim lirije, dhe këto vlera të flijimit të madh, u bënë gati qindra e mijëra ushtarë të UÇK-së që të vdisnin për lirinë e atedheut tonë.
3) 11 Marsi i vitit 1981, ishte fillimi i demostratave të rinisë studentore të Kosovës, që më vonë u shëndrruan në demostrata gjithëpopullore që shënuan fillimin e fundit të dinastisë serbo-titiste. Kjo lëvizje, në Kosovë, shënoj shembjen e komunizmit të krijesës së quajtur Jugosllavi. Kosova ishte pikënisja e lëvizjeve zingjirore në shembjen e sistemeve moniste të ndërtuara mbi bazat e ideologjisë komuniste në shtetet e lindjës. Në këtë kohë; u burgosën qindra e mijëra student e intelektual. U vranë dhe u plagosën dhjetëra e qindra, qytetarë e demonstrues. Kosova u bë kurban i ndryshimeve të mëdha, në Jugosllavinë e asaj kohe dhe Europën Juglindore.
4) 19 Mars 1999 ndodhi nënshkrimi i marrëveshjes së Ramhujes, pas negociatave në raundin e dytë, të mbajtura në Paris, nga 15-19 mars. Bisedimet ndërkombëtare për vendosjen e paqës dhe ndërprerjen e luftës në Kosovë vinin, si rezultat, pas Masakrës se Reçakut, e bërë, nga makinerija vrastare e Millosheviqit, më 15 Janar,”99. Marrëveshja ishte nënshkruar me ndërmjetsimin e faktorit ndërkombëtar vetëm nga pala kosovare, duke u refuzua nga pala serbe. Historia e re, shënon për herë të parë një marrëveshje ndërkombëtare, që thirret për krizën e Kosovës, mbi principet humanitare dhe vlerat univerzale të drejtave dhe lirive të njeriut.
5) Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, 20 – 21 mars, 2018 shënuan votimin e demarkacionit, me 80 vota për dhe 11 kundër, përkundër këmbëngulsisë nga ana e Lëvizjes VETVËNDOSJE!, për të mos kaluar ky akt, në këtë formë, i faljes së 8200 hektarëve tokë Mali të Zi, theksuar sipas komisionit qevereitar të Raportit Bulliqi. Dokumenti ratifikues, në brendi pati: një ligj, bazuar në marrëveshjën e gushtit 2015, të nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës dhe një raport kundërshtues të kësaj marrëveshje, pokështu të Qeverisë së Kosovës, i qujtur Raporti Bulliqi, të mbuluara me një deklaratë politike në mes të Presidentëve; Vujanoviq i Malit të Zi dhe Hashim Thaqi i Kosovës, për korrogjim gabimesh, pas aprovimit të Ligjit për ratifikim të marrëveshjes së demarkimit kufitar, Kosovë Mali i Zi. Kështu, Kryeministri Haradinaj e fundosi kauzën e ngritjes së tij politike, nga e cila hyri në qeveri sëbashku me zv. Kryeministrin Fatmir Lima. Makineria propogandistike ishte e errët dhe e ulët, me justifikim para opinionit publik, se “domosdoshmerisht”, duhej “dhënje territori” në këmbim të “levizjës së lirë” për Liberalizim të Vizave. Që i bije shëtitje tre mujor turistike e qytetarëve, pa adresë e pa të drejta pune, në zonën e shëngenit. Sa cinike dhe ironike, për shëtitje po u dashka patjetër demarkimi me falje territory?. Në një qantë të amballazhuara bashkë “tradhtia” dhe “jo tradhtia”. Surrogat dokument i cili nuk njihet në praktikën e marrëveshjeve të këtilla ligjore ndërkombëtare e as vendëse.
6) Më 23 mars të vitit 1989, Serbia dhunshëm e suprimoi autonominë e Kosovës,. edhe me voten e turpit të delegatëve të asaj kohe të Kuvendit të Krahinës së Kosovës. Fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, që e njohim edhe si lëvizja serbe antishqiptare, e cila e solli në pushtet krimininelin, Sllobodan Millosheviq, shkaktarin e luftërave në ish Jugosllavi dhe luftës së Kosovës `98, `99.
7) 24 Marsi shënon njërën nga betejat më heroike të luftës dhe qëndresës në Gllogjan, dhe fillimin e fuqizimit të luftës për liri në rrafshin e Dugagjinit, menjëher pas rezistencës dhe flijimit të madh të familjes Jashari në Prekaz të Drenicës. Por, në këtë përvjetor (24 mars 2018) Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pos tjerash e jep edhe mesazhin e zotimit për “kthimin” e territorit të falur; Qakorrit, Kullës e Bjelluhës, fjali këto të kota; sikur “të kofinës pas të vjelava”. Është për keç`ardhje që kolltuqet qeveritare, gëlltitën heroizmin e luftës së UÇK-së.