leoni

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi JASHARI: MASAKRA E REÇAKUT -Fundi i okupimit serb mbi Kosovën

        Në shenjë nderimi e kujtimi me rastin e 23 vjetorit të MASAKRËS SË RECAKUT, për opinionin publik, po ofrojmë për botim një material përmbledhës, nga Kumtesa ime “MASAKRA E RECAKUT /fundi i okupimit serb mbi Kosovën”. Tematika e Konferencës Shkencore, ishte: “Gjenocidi mbi Shqiptarët, nga viti 1912 deri më 1999”, organizuar nga shoqata TROJET E ARBËRIT, në Skenderaj, me datë, 18.07.2021. Kjo konferencë u hap nën patronatin e kryetarit të Komunes, Bekim Jashari,  dhe pati 84 kumtesa shkencore.

MASAKRA E REҪAKUT

Fundi i okupimit serb mbi Kosovën

Si nisi dhe si u projektua Masakra e Reҫakut?

Fillimi i luftës në Kosovë, shënoi një kthesë të re në Gadishullin Ilirik, Europ dhe arenën ndërkombëtare. Dalja publike e UҪK-së, në nëntor `97, e dha kushtrimin se shqiptarët e Kosovës nuk do ta durojnë robërinë serbe. Ndërsa, luftimet e familjes Jashari në Prekaz të Drenicës, kundër makinerisë serbe, më 5,6 e 7 mars `98, në mbrojtje të nderit dhe të drejtës elementare për jetë, ishin alarm për ndërgjegjen e opinionit ndërkombëtar, se Serbia po masakronte familje të tëra, në Kosovë, pa kursyer pleq, gra e fëmijë.

Kjo sakrificë e madhe, bashkoi shqiptarët për liri, rreth UҪK-së, dhe ktheu vëmendjen e opinoinit ndërkombëtar kah Kosova.

Deri te Masakra e Reҫakut gjatë vitit 98/99, Serbia në Kosovë kreu edhe shumë masakra e mbi popullsinë civile, djegie të vendbanimeve, plaqkitje të pronës private, shkatërrim të pronës publike dhe trashëgimisë shpirtërore e kulturore në Kosovë. Vetëm në territorin e komunës së Shtimes, Serbia, vrau qytetarë të shumtë dhe dogji gati gjysmën e fshatrave të kësaj ane.

Në tetor `98, arrihet Marrëveshjen Millosheviҫ – Hollbruk, për ndërprerjen luftimeve, për kthimin e ushtrisë serbe nëpër kazerma dhe mos sulmim. Kjo marrëveshje do të vëzhgohej nga mekanizmi i OSBE-së, në ballë të t`cilit ishte Wiliam Walker, me një mision prej rreth 2000 vëzhguesish në Kosovë.

Në afërsi të qytezës së Shtimes, përball fshatit Reҫak (në distancë ajrore 500 m, larg fshatit) në Pishat e Shtimes, ishin të vendosura njësitë tankiste të ushtrisë serbe të Brigadës së Motorizuar 243 të pajisura me topa kalibrash të mëdhenj. Këto njësi, sipas marrëveshjes Millosheviҫ-Hollbruk, ishin tërhequr fillimisht, por dy javë para Masakres së Reҫakut ishin rikthyer në pozicionet paraprake në Pishat e Shtimes.

Kjo shkelje e marrëveshjes per ndërpreje të luftimeve, sinjalizonte OSBE-në dhe opinionin se diҫka e kobshme po përgaditej nga planifikuesit, urdhër dhënsit dhe ekzekutuesit e krimit në Reҫak. Por, pamundësia për ta shkatrruar guerilen e UҪK-së, kthehej në krime e gjenocid mbi popullsinë civile dhe shkatrrimin e ekonomisë, djegëjen e shtëpive dhe ushqimit.

A kishte krime tjera ne komunën  të Shtimes?

Më 26 gusht, forcat e MUP-it serb, ishin nisur nga Ҫafa e Duhles, ku në Lagjen Luboca kishin djegur disa shtëpi dhe kishin vazhduar në drejtim të fsh.Rancë. Gjatë rrugës në distancë të shkurtër ajrore, hidheshin predha mbi popullsinë civile të strehuar te Livadhi i Gjatë në fshatin Geriҫevc. Në përpjekje për tu larguar nga gjuajtjet e parreshtura, goditet me predha rimorkio e traktorit të Isak Asllanit, ku ndodhej familja Asllani e fshatit Rancë, të gjithë gra e fëmijë dhe nga këto gjuajtje, masakrohen 11 anëtar të kësaj familje, gra e fëmijë. Albijona ishte 6 muajshe, ndërsa plagosen rëndë e leht 3 vëllezërit Asllani. Copat e mbledhura të gjymtyrëve me trupat e 11 anëtarëve, varrosen të gjitha në një gropë, pas dite, e njejta njësi kishte djegur, gati tërsisht shtëpitë e fshatit Rancë dhe kishin ekzekutuar 92 vjeҫarin Zeqir Asllani. Në anën tjetër të aksit rrugor, ushtria dhe policia serbe kishin djegur fshatin Dugë e Karaqicë.

Edhe pas Masakrës së Reҫakut, në prill të `99, serbët, nga humbjet që psonin prej bombardimeve të NATO-së, hakmerreshin mbi popullesinë e pambrojtur dhe t`pafajshme. Në oborrin e shtëpisë Jonuzi, në Shtime u ekzekutuan dhe dogjën, bashkëshortët Jonuzi, djali i tyre me t`meta dhe 1 musafirë i ndodhur aty.

Si ndodhi Masakra e Reҫakut?

Në orët e hershme të mëngjesit më 15 janar `99, sipas planifikimit në Beograd, nën kujdesin e kreut shtetëror të Serbisë,  Sllobodan Millosheviq, Tomisllav Nikoliq, Aleksander Vuqiq (zedhenes i Millosheviqit)…etj. fsh Reçak zgjohet i rrethuar nga forcat e policisë special dhe të ushtrisë serbe, të shoqëruar me mjete të shumta ushtarake. Sipas të mbijetuarve t`krimit, rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë filluan të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa“ dhe „Çesta“ perrreth Reçakut. Pastaj futen në fshat dhe fillojnë bastisjet shtëpi për shtëpi. Fshatarët ishin përpjekur të largohen nga fshati dhe të gjejne strehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bërë të pamundur një gjë të tillë.

Me këtë rast forcat serbe kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë, Banush Azem Kamberin. Banushin pas maltretimit fizik, e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e Rashit Rashitit. Pas ekzekutimit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk u gjet në vendin e krimit. Pohohet, se serbët lokal, të fsh.Mogill (tash) Komuna e Kllokotit e kishin marrë si trofe lufte, për të relaksuar fqiun e tyre, që iu kishte vrarë djali polic, pak ditë më parë nga UҪK-së. Formacionet serbe, në të cilat ishin radhitur serbët lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar.

Drama e tmerrshme ishte zhvilluar në shtëpinë e Sadik Osmanit, ku në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë. Kriminelët pasi hetojne strehimin e banoreve në këtë shtëpi, prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës, kishin gjuajtur me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment e vrasin plakun Nazmi Nuha dhe pastaj e rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.

Sipas dëshmitareve që mbijetuan nga kjo masaker, në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj: ”Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi,

Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani; të cilët nisen në kolonë në drejtim të Kodres së Bebushit, ku priteshin nga njësiti për ekzekutimin e tyre, tre të fundit i shpëtojnë ekzekutimit.

Reagimi i Ambasadorit Wiliam Wallker

Më 16 janar, rreth orës 13:30, Walker ndodhej në Reçak për të parë atë që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë. Walker, pasi vizitojë fshatin u ngjitë te Kodra e Bebushit dhe u tmerrua kur i pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve, kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë…, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu.”

Më pas, Walker i pa trupat e kufomave tjera të civileve, të ekezekutuar barbarisht. Ai shtoi: “T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them.”Në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklaroi: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”

Si ndodhi lufta për kufomat

Nga Këshilli i Varrimit dhe DMPAC, përmes medieve u dha njoftimi se, varrimi i të masakruarëve do të bëhej më 17 janar në Reҫak. Por, në mëngjesin e 17 janarit `99, regjimi serb, nën përkujdesje ushtarake të gjeneralit Jakovleviq, niset drejt Shtimes për në Reҫak, koloneli i policisë serbe Janiqijeviq dhe prokurorja Danica Marinkoviq, për marrjen e kufomave, gjoja për kryerjen e obdukcionit dhe dhënien e “mendimit profesional”, për të vertetën e kësaj ngjarje, kurse Beogradi bënte përpjekje të provonte para botës se “këta ishin terroristë”. Ndërsa varrimi imponohej të kryhej sipas diktatit serb, pa u vrejtur, në grupe të vogla pas obdukcionit, ata (Serbia) donin ta lansonin të vërteten, ashtu si ҫ`i konvenonte Serbisë së Millosheviҫit, sepse nga kamerat e shumëta të masmedies botërore, pamjet e tmerrit po shpërndaheshin në gjithë globin.

Në ora 06:00h, më 17 janar, përfaqesuesit e OSBE-së e njoftuan DMPAC, të Komunës së Shtimes pranë ZON-së, me seli në fshatin Petrovë, se varrimi nuk do të lejohej këtë ditë nga forcat serbe, dhe se afati ishte shumë i shkurtër për të dhënë ҫëndrimin (mendimin) tonë, lidhur me këtë ҫështje.

Kërkohej përgjegjëje e shpejt, në të kundërten në fshat mund të futeshin me forcë policia dhe ushtria serbe, për marrjen e kufomave me dhunë. Lidhur me këtë gjendje u njoftua Zyra e Adem Demaҫit, përfaqësuesit politik të UҪK-së, në Prishtinë, ZON-së, ShPUҪK-së.

Ne, (DMPAC) hartuam 5 pika, që duheshin përmbushur për një varrim të lirë:

  1. Që fshati të jet i lirë, qe të mund të kryhej varrimi pa presion. Nëkuptohej largimi i forcave policore e ushtarake serbe nga fshati dhe tërheqja e njësive të UҪK-së në periferi të fshatit;
  2. Largimi i forcave të ushtrisë dhe policisë serbe nga pozicionet, që erdhën jashtë Marrëveshjes Milloshervic – Hollbruk; nga Kodra e Gështenjave, Pishat e Shtimes dhe Ҫesta në afërsi të Reҫakut;
  3. Që në obdukcionin e kufomave të marrë pjesë një ekipë e patologeve shqiptar, prej rreth 5 ekspertëve, në mesin e të cilëve mund të kishte edhe ndonjë ekspert civil serb;
  4. Që vendvarrimi i kufomave të jetë i lirë, të mos pengohej dhe të kryhej sipas traditave tona në Kodren Ҫesta të Reҫakut, pronë e këtij fshati, ngase në varrezat aktuale të fshatit nuk kishte vend të mjaftueshëm për hapjen e mbi 40 varreve;
  5. Që në hulumtimin e këtij krimi, gjithësesi të merr pjesë edhe Kryeprokurorja e Tribunalit të Hages, me bashkepuntorët e vet.

Shefja e Departamentit te Drejtave të Njeriut, pranë Misionit Vëzhgues të OSBE-së, Zonj. Lyn Holland, e njoftoi komanden qëndrore të këtij misioni dhe gjeneralin Drvenkieviq, që ndodhej në Stacionin Policor të Shtimes, lidhur me kërkesat tona. Këto kërkesa humane nuk u pranuan nga regjimi okupes serb. Kështu, rreth orës 9.00h, filluan luftimet e rrepta për kufomat. Luftimet u zgjeruan përgjat gjithë vijes së frontit dhe zgjatën deri më 20 janar `99. Në luftime Serbia angazhoi edhe helikopter ushtarak. Në mbrojtje të kufomave dhe depërtimin e drejtësisë boterore në vendin e krimit, ra Komandanti i br.161 Ahmet Kaqiku (19, janar), dhe ushtari Vezir Jashari. Kishte të vrarë edhe nga radhët e serbëve ku kufomat e tyre u tërohqën me anë të helikopterit.

Loja me kufomat dhe varrimi i 11 shkurtit 1999.

Pas marrjes së dhunshme të kufomave më 19 janar, nga forcat serbe, fshati Reҫak ishte zbrazur. Në fshat mbetën 5 pleq, të cilët kujdeseshin për bagëtin e fshatit. Loja me kufomat vazhdoi deri më 10 shkurt. Kufomat tërhiqeshin zvarre korridoreve të spitaleve; Disa kufoma pak ditë para varrimit, ishin sjellur në Shtime për t`u varrosur parcialisht, jasht syrit të medias, vetëm nga të afërmit e tyre, Ky veprim nuk u pranua nga banorët e fshatit dhe Këshilli i Varrimit. Banoret donin një ceremoni varrimi të përbashkët, dhe kështu këto pak kufoma ishin kthyer sërish në spitalin e Prishtinës.

Diçka e pazakontë kishte ndodhur. Çarҫet serbe kishin autorizuar avokat, për tërheqjen e kufomave, në vend se ky pranim duhej të ndodhte nga familjarët e mbetur të t`masakruarëve. Varrimi ishte marr përsipër të kryhej nga misioni i OSBE-së. Pales shqiptare nuk iu lejua varrimi i lirë në Kodren Ҫesta të Reҫakut. Në hetimin e krimit, Luis Arbur, kryeprokurore e TN për krime lufte, nuk u lejua nga Serbia që të futej në Kosovë. Obdukcioni i kufomava u bë, nga një ekipë e patologëve të Bjellorusisë dhe atyre serb, nën mbikëqyrjen e Helena Rantës, patologe e Finlandes. Pas autopsisë Helena Renta kishte deklaruar se ky ishte krim kundër njerzimit.

U kumtua se, me 11 shkurt, në orët e pasditës, do të bëhej varrimi i të masakruareve në Reҫak. Në ceremoni mortore morën pjesë mbi 30 mijë qytetarë, nën vëzhgimin e forcave të blinduar të policisë serbe. Shefi i Misionit Verifikues i OSBE-së iu drejtua tubimit mortor dhe opinionit publik ndërkombëtar se; “…në Reҫak është kryer krim kundër njerzimit…”

E vërteta për Kosovën dhe mbi Kosovën nga Regjimi i Millosheviqit nuk mund të mbyllej ma. Nga Grupi i Kontakit urgjentisht u kërkua që të mbahej një konferenc për ndaljen e luftës, vendosjen e paqes dhe zgjidhjen përfundimtare të Ҫështjes së Kosovës. Ndonëse më heret flitej që kah fundi i vitit `99 të mbahej një konferenc ndërkombëtare, për mbylljen e Krizës së Kosovës, në këto rrethana, për më pak se një muaj, u aktivizua Konferenca e Paҫes në Ramhuje të Francës. Konferenca, filloi punimet më 6 shkurt `99 dhe përfundoi punimet më 19 mars `99, me refuzimin e Millosheviҫit për hedhjen e nënshkrimit në këtë marrëveshje, ku implementimi i saj garantohej nga NATO-ja.

Tubimi mortor në Reҫak, 11 shkurt `99, mori një telegram ngushllimi nga Delegacioni i Kosovës i cili i zhvillonte punimet në Rambuje, nënshkruar nga shefi i delegacioni z. Hashim Thaҫi. Ndërsa, në fjalën e Tij mortore W.Walker tha: “Rambuja dhe Reҫaku janë një, dhe se:  “…djalli i zi ma kurr nuk mund të kthehet në Reҫak…”

Përfundim

Masakra e Reҫakut ishte njëra ndër masakrat e mëdha në Kosove, ku u masakruan qytetarë të pafajshëm nga të dy gjinitë, dhe moshat, nga fëmiu 13 vjeҫar e deri te plaku 90 vjeҫar, e planifikuar nga kreu i Beogradit, që donte të ushtronte frigë e tmerr te banorët e Kosovës, dhe njëkohesisht tentohej mshefja e krimit, para Misionit Verifikues të OSBE-së, ku ҫëllimisht shkilej marrveshja e nënshkruar e armpushimit.

Masakra e Recakut ishte planifikim, urdhëruar e zbatuar, nga kreu shteteror serb, nuk ishte as rastesi e as incident.

Pra, Masakra e Reҫakut, shënoi kthesen serioze në zgjidhjen e ҫështjes së Kosovës dhe, se ky ishte njëkohësisht fillimi i fundit të okupimit serb mbi Kosovën.

Këmbëngulësia e ZON-së, DMPAC, Këshillit të Varrimit, banorëve të Reҫakut, argumentimi i të drejtave tona, prezantimi i saktë i ngjarjeve dhe zhvillimeve, komunikimet e pandërprera me masmedian botërore dhe përfaqesuesit diplomatik të akreditaur në Kosovë, të fuqive të mëdha, prezantimi dhe hartimi i 5 kërkesave drejtuar, OSBE-së, opinionit dhe medieve rreth varrimit në Reҫak, dhe gjendja e rëndë e një populli të tërë, që shpresën e kishte drejtuar kah qielli dhe kah gadishmëria për tu flijuar për liri, në thirrje të vazhdueshme të ndërgjagjëjes së opinionit ndërkombëtar, bëri që me shpejtësi të vepronte Grupi i Kontatit për thirrjen e Konferencës Ndërkombëtare për ndërprejen e luftës. Nuk mund të lejohej katastrofa, për këtë qëllim NATO ishte vu në gadishmëri dhe përgaditej me shpejtësi për intervenim. Ne tubimin mortor (11 shkurt 99) Wiliam Wallker kishte deklaruar se: “Reҫaku dhe Ramhuja janë nje”

Në këtë luftë u përfshinë masovikisht serbët lokal, ata pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë ikën në Serbi, vetëm që mos t`i nënshtroheshin drejtësisë dhe llogaridhënies, për krimet e kryera. Pra, ata nuk i ndoqi askush por, iken nga vendi ku e kishin kryer krimin dhe për t`ikur drejtësisë ndërkombëtare.

Ballafaqimi me të kaluaren është domosdoshmëri, për stabilitetin drejt të ardhmes, Serbia duhet të ballafaqohët me drejtësinë për t`mos e mbajtur pengë paqën në Gadishullin Ilirik, dhe rrugtimin në drejtim të vlerave të demokracisë. Serbia një gjë të këtill, mbase veshtir e pranon, sepse, në vend të ndëshkimit për masakrat mbi popullin shqipëtar gjatë shekujve të kaluar ajo ishte shpërblyer, nga fuqit e mëdha, me tokat shqiptare!

P.S.

Sugjerojmë institucionet e vendit Lokale e Qendrore, që ç`do 15 janar, në ditën e kujtimit të kësaj masakre, në të ardhmen të organizohet simpozium me karakter kombëtar, me tematika mbi hollokaustin nda shqiptareve dhe në përgjithësi ndaj popujve dhe civilizimit, pa dallim kombi e kombësie! Kështu mendojmë se, do të nxjerrim vlerat tona, kombëtarisht e ndërkombatrisht, moralisht do të veprohej drejt karshi gjenerata të flijuara që t`mos harrohet e kaluara e jonë e rëndë ndër shekuj. Kështu do të ishim në nivel të duhur për nxjerrje të mesazheve për vlerat universale të drejtësisë e lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …