Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Në historinë e pasluftës, Kosova, gjatë vitit 2020, pësoi nivelin më dramatik, të thyrjeve të mëdha

Në njërën anë, ndarjen nga e kaluara 20 vjeçare, e keq-qevrisjes, të subjekteve politike, që s’bashku me koalicione LDK-PDK-AAK, të njëpasnjëshme, e humbën besimin tek qytetarët, dhe u shkëputën nga votuesit dhe kauzat e tyre politike, me të cilat, ishin mashtruar votuesit, përmes premtimeve: për punësime të 150 – 250 mijë të rinjëve, për liberalizimin e vizave, për ulësen e Kosovës në OKB, për negociatat me Serbinë, pa kurrfar strategje, gjoja, për fitimin e njohjes nga Serbia, për anëtarësimin në Interpol, për anëtarësimin në UNESCO, për faljen e teritorit Malit të Zi, për tentimin e ndarjes së Kosovës etj….
Këto Qeveri e parti, do t’mbahen gjatë në mendje nga secili qytetarë, e secili ushtar i UÇK-së, për ndërtimin e Gjykatës Speciale, njënacionale, për luftën, dhe luftarët e UÇK-së, të sypozuar për krimet e luftës së UÇK-së, gjatë v.98-99.
Por, do të mbahet gjatë në mendjet tona, keqmenaxhimi me pandeminë Covid -19, ku fundi i 2020, solli deri në njëmijë të smurë brenda ditës e dhjetëra të vdekur, përcjellur edhe me skandale, me respiratorët dhe oksigjenin për të smurët.
Qytetarët tanë, asnjëher, nuk do ta harrojnë organizimin e puçit diverziv, mbi demokracin dhe fituesin e zgjedhjeve, mbi “koalicionin e shpresës”, kundër Qeveris Kurti.
Ky ishte një skandal i paparë, në nivel ndërkombëtar, në kohë pandemie, po braktisej qytetari dhe po spreheshin shpatat, për kolltuqe dhe qefe të Grenellit, Serbisë dhe Rusisë. Ishte botërisht e ditur, se ndarja e Kosovës, ishte e vdekur publikisht, por akterët nuk kishin hequr dorë nga këto kauza, ata prisnin momentin e realizimit të tyre!….
Qershori i 2020, i dha ngjyrë të zezë, Kosovës, formimi i kësaj Qeverie-Hoti, kuisilinge për interesa krejtësisht të huaja, me disa orë vonesë e priste listën Serbe që të vinte nga Beogradi, vota e tyre dhe e deputetit, Arifi, me denim të veprës penale, të formës së prerë, popullit tonë, të shumëvuajtur e të sakrifikuar ndër shekuj, i dha një qeveri kundër votës së tyre, dhe kundër ligjore (tani e sankcionuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës).
Nëntori na solli rritje të pandemisë, dhe arrestimet e reja të krerëve institucional, ish ushtarë të UÇK-së.
Me 7 muaj vonesë, tani e kemi Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shpallje jo të ligjëshme, Qeverinë Hoti, dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohëshme.
Këto lojra, tejet anti-qytetare, qytetarët tanë, përmes votës së tyre, e kanë mundësinë e menjanimit dhe largimit, të këtij mashtrimi, të këtij abuzimi të skajshëm, që nuk e patën hallin tonë, e të shtetndërtimit, të drejtësisë e sundimit të ligjit, por të zhvatjes dhe hajnisë, ku na e venitën shpresën e besimin në institucione të shtetit, …..tu themi jo fuqishëm me votën tonë, më 14 Shkurt 2021!
Koha e ndryshimit të madhë, për shtet të së drejtës, dhe kthimin e besimit në institucionet tona, tashmë rëndon mbi Z. Kurti, Liderin e Lëvizjes VETVENDOSJE!
Kurti me konsistencën e tij të vazhdueshme, braktisi shumë oferta, kolltuqe e pasurim, hoqi benificione e paga të majme nga Qeveria e oborri qeveritar, i tha jo mashtrimit të madhë që po përgaditej për të keqën e vendit tonë. Nuk e dogji Kosovën (edhepse po vidhej pa të drejt pushteti), për kolltukën e kryeministrit.
Me vellon e ushtarit të UÇK-së, nga zyra përfaqësuese e UÇK-së, në Prishtinë, 98-99, me qëndresën e pamposhtur në burgjet serbe, me heroizmin prej liderit në demostratat studentore të paraluftës, kundër qizmes serbe, me luftën konsistennte kundër korrupcionit, e panë qytetarët tanë, e pa bota demokratike, Europë e Amerikë,  dhe është shpresa e ndryshimit që po vjen!
Ky ndryshim do të ndodhë, më i lehtë, kur ne e fuqizojmë këtë lëvizje, me votim, që t’i heqim nevojën për koalicione detyruese me, Listën Serbe dhe partitë tejet stigmatizuese, që sollën shumë të kqija për vendin!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …