Një ditë më parë, “Dora e Zezë”, organizatë e dorës së zgjatur, e shërbimit sekret serb, (UDB+KOS), e strukturuar për vrasje, propagandë dhe likuidime pa gjyq të gjithë atyre shqiptarëve e patriotëve që kishin rënë në llupën e tyre, dhe në tefterët e tyre, si të dyshuar për lidhjet me UÇK, apo që ishin ushtarë të UÇK-së, kishte likuduar disa veprimtarë që vepronin për çlirimin e Kosovës. Me një fjalë nuk zgjedheshin kategoritë e popullsisë, por përzgjedheshin të gjithë ata, që rekomandoheshin nga laboratori i Millosheviqit, dhe që propaganda e tyre vendosej në “qetele” të luftës shfarosëse kundër shqiptarëve! Kështu, në përpjekje për furnizime, me traktorin e tij, me gjëra ushqimore në drejtim të ZON, ishte nisur Ibrahim Beqir Shabani.
Një automjet që vinte nga Shtimja në drejtimin për Ferizaj, në fsh. LLOJZA, e shofin traktorin e Ibrahimit, i cili po ngjitej në drejtim të fshatit Dremjak, për të ardhur në Mollopolc, aty ku synonte Ibrahimi. Në këtë pasdite (29.12.1998), udbashët serb e ndalin automjetin e tyre, dhe me armë automatike, shtinë pas shpine në drejtim të Ibrahimit, i cili mbetet i vrar, por i pavdekshëm dhe i rilindur në dritën e lirisë sonë! ZON, kishte marrë njoftimin për këtë ramje të Ibrahimit. E di se Ismet Salihu, ishte drejtpërdrejt i lidhur me Ibrahimin dhe me përgjegjësitë për logjistikën në atë kohë. Ibrahimin, e kisha takuar disa her më parë në shtëpin e Shaip Salihajt, prindi i 3 ushtarëve të UÇK-së. Ibrahimi sillej me kujdesin maksimal, me fjalë pakë, me punë korrekte dhe me përgjegjësi të lartë i kryente detyrat që koha ja kishte shtruar. Kështu, Ismeti bashkë me vëllaun e tij Zenelin, e përgaditi një ekip ushtarësh në bashkëpunim me ZON. Këtij ekipi iu bashkangjita edhe unë, për tërheqjën e kufomës dhe të traktorit. Pas dite ne kemi ardhur në Petrovë dhe trupin e pa jetë të Dëshmorit e kemi vendosur në shtëpinë e Fehmi Alush Beqajt. Familja ishte njoftuar për ramjen e Ibrahimit në Altarin e Lirisë. Kështu, Shaban Shabani (gjagjai i Ibrahimit), s’bashu me familjarët e ngushtë erdhën në Petrovë, që ta marrin trupin e pa jetë të Ibrahimit, për ta varrosur në fshatin e lindjes në VOJNOVC-ZOTAJ, të Shtimes.
Kjo ishte ndarja më pikëlluese e ndarjes tonë nga DËSHMORI I KOMBIT IBAHIM SHABANI, në këtë fund vit, pikërisht në vigjilje të Vitit Ri! Për ne, shokët e tij të luftës, në Zonën tonë të Nerodimes, ky vit shënonte, kujtimin për Skenderin, kujtimin për Ibrahimin, kujtimin për Nazmiun, kujtimin për dëshmorin e parë në Zborc, Ruzhdi Salihun, për dëshmorin Emin Emini, kujtimin për 9 dëshmorët në betejën Shtatorit në Jezerc, kujtimin për 9 dëshmorët e rënë në GOROZHUP, në kufirinë që ndante shqiptarët dhe të gjithë dëshmorët tjerë që kishin rënë deri në këtë ditë! DMPAC, në Petrovë, s’bashku me ushtarët e plagosur që kuroheshin aty, më 30 dhe 31 dhjetorë i mbanë në kujtesë të pashlyeshme, momentet e fundit, të përcjelljes së trupit të IBRAHIMIT, në drejtim të VOJNOVCIT, për të pushuar në përjetësi dhe për të kujdestaruar për lirinë tonë të shtrejtë!
Ushqimi që vinte për UÇK-në, vinte përmes rënieve në altarin e lirisë, baroti dhe armët që vinin për UÇK-në, po kështu vinin përmes ramjeve në altrin e lirisë. Liria çë po vinte kishte çmim të madhë, kishte ç’do ditë përballje t’pabarabarta, flijoeshim e sakrifikoeshim, pa pyetur fare për jetët tona. LIRIA ISHTE VENDOSUR MBI JETËT TONA! Sot, kjo LIRI duhet ruajtur si drita e syrit, duke e pyetur vehtën, kush isha dje?, kush jamë sot?, kah po shkoj nesër?, si po ja kryejm shërbimin atëdheut?, a jemi në rrugën e drejtësisë dhe lirisë? A JAMË NË VIJËN E AMANETIT TË DËSHMORËVE?! A JEMI SI POPULL E KOMB NË PËRGJEGJËSINË QË SHTRON KOHA PARA NESH! LAVDI TË GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI, KOMB E ATDHE!