leoni

Ruzhdi Jashari: NJËZET E GJASHTË VJETORI I RADIOS KOSOVA E LIRË! 4, JANAR,1999 – 4, JANAR, 2025!

4, JANAR,1999 –  4, JANAR, 2025!
Janari, i vitit 1999, në historine e Kosovës shënon zërin e thyerjes së territ informativ,  në kohë lufte, përherë të parë pas, rreth, një shekulli të okupimit nga Serbia!
Këtë ditë (4, Janar, 1999) nga Malet e Berishës, dy ikona, dy institucione, dy bazamente lirie, dy “satelitë”, dy “topa” të kalibrave të mdhenjë….., RadioKosova e LIRË dhe Kosovapress, të lindura nga gjaku i mijëra DËSHMORËVE dhe të veshura me uniformën e shenjët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpërthyen në eter zërin kumbues me siglën JU FLET KOSOVA E LIRË, JU FLET KOSOVA E LIRË, JU FLET KOSOVA E LIRË….!
Tashmë secili luftëtar i lirisë në frontet e luftës shpirtërisht; ngrohej, relaksohej, krenohej e trimrohej për të ecur pandalshëm drejt finales dhe triumfit të çuajtur -çlirim- dhe -liri-. Asgjë nuk kishte çmim më të madh se sa liria. Me vetdije dhe vetmohim secili prej nesh, duke ecur në kërkim të nektarit të lirisë, jetën, familjet dhe gjithçka tjetër ja kishte falur Atdheut – KOSOVËS MARTIRE!
“RAKETAT  SUPERSONIKE” të zërit të RADIOKOSOVËS SË LIRË dhe Agjensisë së lajmeve KOSOVAPRESS, po e shpërthenin qiellin. Tani ky zë, jehonën e pushkëve dhe luftëtarëve të lirisë po e dërgonte atje ku nuk arrinin krismat e pushkëve, ku nuk arrinin klithmat e fêmijëve dhe foshnjeve që coptoheshin nga brabaria e gjenocidit serb, atje ku nuk shihej tymi e flaķa dhe plaçkitja  e Kosovës shqiptare….!
Ky zë do të përcjell nē vazhdimësi, deri në çlirim, njoftimin, ….porosinë, se, nuk ka kthim mbrapa ‘ja vdekje, ja liri’.
Dhe, kjo vendosmëri ishte hetuar edhe nga misionet ndërkombëtara të akredituara në Kosovë; në takimet me ta, në një ditë të fundit të janarit u shprehën: “…po e shohim se ju me vendosmëri po shkoni drejt fitores dhe se, ju po vdisni për liri, andaj do ta fitoni një ditë lirinë….”
Më 12 Qershor 1999, pas shumë betejash e sakrificash sublime të popullit tonë me shumë sfida e përballje, me shumë të pritura e të papritura, pengesa, intriga subjektive e objektive, KOSOVA shkeli në shekullin e ri me çlirim nga inkuizicioni okupues mesjetar serb.
Tani, 26 vjet po vazhdon i njejti zë, i papërkulur, të jehoj, për të gjitha të ligat, pëŕ të gjitha huqet, defektet e të arriturat, pa kursyer askend që damkos luftën e SHENJTË të UÇK- së, që luan me gjakun e derdhur për liri, që mbushë me mbeturina frytet e lirisë…..
Vazhdoi dhe po vazhdon me krenari të jehoj pa u tundur, pa pyetur për sfidat që i ka, ky zë i krenarisë sonë KOMBËTARE, që ta mbush eterin me të VËRTETËN, me vlera, me ngjarje, me kujtime e rikujtime, me publikime, me informata e vepra….që na bëjnë të ndihemi krenar dhe kurdoher ta vëjmë vehten në shërbim të kërkesave të atdheut!
RADIOKOSOVËS SË LIRË, i UROJMË jatëgjatësi në këtë 26 vjetor dhe shëndet e jetëgjatësi, aq sa të jetoi KOSOVA jonë,  drejtuesit të sajë, TRIBUNIT prof. Ahmet Qeriqit!

Kontrolloni gjithashtu

Radio Kosova e Lirë

Shkrime, komente, vlerësime, qasje, urime të përzemërta të dashamirëve e përkrahësve të Radios-Kosova e Lirë, në 26-vjetorin e saj

Ragip Gjoshi:  Sikur sot kujtoi  4 janarin e para 26 vitesh në orët e pasditës …