Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Qeveria Kurti ishte rrëzuar nga një komplot Grenel-Plan dhe përfituesi kryesor ishte Vuqiqi

Ju kujtohet, kur Kryeministri KURTI, u shkarkua dhe la karrikën dhe fuqishëm u kthy me ndihmën e popullit, sepse nuk i tradhtoi idealet. Qeveria Kurti ishte rrëzuar nga një komplot Grenel-Plan. Përfituesi kryesor ishte Vuqiqi, loja zhvillohej, prapa perdës, në emër të popullit, edhe në emër të AMERIKËS (amelika, amelika). Kosova ishte humbësja më e madhe. Orkestrës së përgaditur për këngën në vazhdim i duhej largimi i Kurtit, nga skena. Vëzhguesi ishte qytetari i të gjitha shtresave, emocionet pritëse ishin acaruese dhe revoltuese, që klasa politike vazaliste punonte, kundër interesit qytetarë të Kosovës, dhe vazhdimisht shikohej interesi i huaj. Por, protagonisti kryesor, z.Kurti, zbriti nga froni, e la karrikën, dhe qeveria shkoi në zgjedhje! Ndodhi edhe kjo, që në kohën e ushtrimit të detyrës së kryeministrit, si kryeministër në detyrë, z.Kurti, i vetmi kryetar partie, në rajon, që ishte i veshur akoma me pozitën institucionale, të thrras në mbështetje opinionin shqiptarë në Amerikë që ta voton z.Biden për kryetar të ShBA-ve. Kjo u kritikua ashpër nga opozita dhe shtypi shkurtpamës në Kosovë. Ky ishte një veprim sfidues për z.Kurti, por largpamës, në rreshtimet tona si kombë e Kosovë. Administrata Trump, humbi. Humbi edhe Greneli. Fitoi koncepti politik i z.Kurti. Tashmë z.KURTI është Kryeministër i Kosovë. Kosova është në rrugën e forcimit të saj, politik-diplomatik, ekonomik, të sigurisë dhe të ecjes ngadal me këmbë të veta, ku pa ndërprerë duhet të komunikon me miqët e vërtet dhe pa kompromis, ta godas krimin e korrupcionin! Ndonëse është kërkesë e shpejt që të kemi ligjin mbi lutracionin, por, vlerat e mirëfillta të bagazhit, kombëtar, profesional e shkencorë, të sistemuara mirë nëpër dikasterët e shtetit, me llogaridhëne, do e kthejnë besimin në klasën udhëheqëse në Kosovë. Ndërsa, Serbia e ka të qartë se administrata Biden i ka lënë vetëm dy rrugë, njohjen e Kosovës, ose izolimin nga ShBA.

Radhën e largimit nga karrika tash e ka Vuqiqi i Serbisë. Dorheqja, zgjedhjet ose dhuna e kaosi janë alternativat që e presin Vuqiqin, para stuhisë së vendosur diplomatike Baiden – Kurti! Duke qenë se Kosova, duhet të jetë dhe do të jet piemonti dhe flamurtarja e proceseve shtetëndërtuese, se si qeveriset me duar të pastra, në Gadishillin Ilirik, atëher, edhe rreziku në aspektin e sigurisë dhe cenimi i integritetit të vendit tonë do të evitohën në maksimum! NDËRSA Kosova në tryezën e bisedimeve me Serbinë, duhet të sillet e barabart, si Shteti me Shtet, dhe Strategjitë ruso- serbe, do të mbesin si peshku në zallë!

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …