Vepra te ketilla sulmi, te infrastrukturës kritike kemi parë mbi Ukrainen nga ana e Rusise para dy viteve kur u sulmua nje pend akumuluese dhe u vershuan vendbanime dhe qytete te tera, pastaj sulmet e vazhdueshme të Rusise mbi infrastrukturën elektroenergjetike, ku për qëllim kan pasojat mbi jetën e qytetarëve, pasigurine kolektive dhe nënshtrimin duke sjellur në pikpyetje ekzistencën e nje populli!
Keshtu po vepron Serbia ndaj Kosovës, duke përdorur e përgaditur terrorist në territorin serb, duke i trajnuar, armatosur dhe me logjistikë duke qëndruar prapa tyre. Madje, me logjistike politike të vajtimit me lot krokodilli, ministri i informatave të Millosheviqiqit, Vuqiq, tani Kryetar i Serbisë, vajton për serbët e KOSOVËS, i cili për karrikën e tij në Beograd dhe për hatër të Putinit, që aq shum po ja furnizon ushtrinë dhe instrukton shërbimin e fsheht, për destruktivitet në luftën globale kundër vlerave të lirise dhe demokracise-kundër PERENDIMIT, popullin e mjer serb në Kosovë po e perdorin si mish për top.
Po a qëndron Vuqiqi pas sulmeve ne infrastrukturen kritike te sigurise kombetare ne Kosove?, pa pik dyshimi se po. Kete e dine edhe femijet e djepit e lere me strukturat shteterore ne Kosove dhe ato të Fuqive te Medha. Me 13 tetor te ketij viti, Vuqiq ne Vranje dhe qytetet Jugore te Serbise, ne kufije te Kosoves, kerkoi nga gjandarmeria serbe “qe te pergaditen fort’ dhe pokeshtu ne deklarimet e tij ne rastin e Banjskes, kembnguli se “kurr nuk do ta njohim Kosoven” duke vazhduar se ne do te “gjejm menyra per tiu pergjigjur Kosovës dhe Kurtit”!
Dhe, tani shihen metodat e tij se cilat metoda dhe menyra perdor terroristi i Serbisë, i cili si Minister i Informatave te Millosheviqit, duhet të përgjigjet per ekzekutimet e qytetareve te pafajshem, te femijeve dhe moshave tjera te ekzekutuar neper Serbi!
Bota demokratike, ne emer te “qetsise relative”, po e toleron nje Vuqiq, që ta ndez një luftë rajonale, në vend se t’ia tregon vendin në bankën e akuzës, në HAG, po e ndez shtëpin e vet, po e rrezikon Kosovën dhe mbarë Rajonin.
Gjarperi asgjesohet në kokë e jo në bishtë. Serbia sa e sa her tregoi dhe po tregon se është përkrah Rusisë putiniste!
Shqiptarët në rajon dhe mbare boten duhet te menjanojne ndasite e smuara te epsheve karrjeriste, ta denojne kete agresion dhe te ulen per ndertimin e strategjise se vet mbrojtese, ne perputhje me vlerat e sigurise KOLEKTIVE-NATO-s