Është parë e dëshmuar se; bashkëpunimi serbo-rus, për kthimin e rrotës historike prapa në kohë; nuk ka rreshtur që nga koha e luftës ’98/’99. Gjatë vitit 1999 janë të njohura marrëveshjet për unionin Serbi-Rusi-Bjellorusi…! Janë të njohura marrëveshjet e patriarkanës serbe dhe asaj ruse! Pas luftës me kapitullimin e Serbisë janë bërë shumë marrëveshje publike e jopublike në mes Ssrbisë e Rusisë; si ajo e tregut të përbashkët Aziatik, pastaj marrëveshja për furnizimin e Serbisë me armatime deri te ato të raketave dhe avionëve luftarak, marrveshja diplomatike në mes Serbisë e Rusisë (s’voni), që kryekëputët kanë qasje të bllokimit dhe ngulfatjes së zhvillimit të shtetit të Kosovës…..!
Veprimet fallco të Vuqiqit që kryhen në stilin e një aktori të regjur të holivudit, gjoja për përcaktimin e tij ndaj perendimit, por asnjë çast pa ju shmangur msuesit rus të qujtur Putin, po arrinë deri në atë shkallë sa të luaj me vlerat e demokracisë perendimore!
Kësaj qasje me këto koncepte të Vuqiqit po i vjen në ndihmë, politika mashtruese e doktrinës akademike dhe babait të Akademise Sebe të Shkencës Dobrica Qosiqi-t, se “rrena dhe mashtrimi” është themel i shtetit serbë! Kështu ai po ja arrinë, përmes gënjeshtrave, përmes vetviktimizimit, përmes mashtrimeve të vënë në lajthitje diplomacinë ndërkombëtare!
Po i lejohet që edhe mëtej të vazhdoj avazin e tij të uljes në dy karrika! Të shty të gjitha afatet, nuk ka afat për te të kryerje se obligimeve karshi Kosovës! Kjo i tolerohet nga treshje Lajqak, Eskoba, Borrel! Diblomatët e çorruar nuk e shhofin se këto shtyreje i kërkon Putini dhe Rusia, përderisa të jet në gjendje të favorshme që direkt t’i vjen në ndihmë Serbisë!
Po, si ka mundësi të ket marrëveshje të pa nënshkruar, po si ka dakordime pa afate, po si ka mundësi ti besohet rrenës publike të Vuqiqit që “publikisht” pajtohet por deklaron pokështu “publikisht” se kurrë nuk do ta nënshkruaj këtë marrëveshje me Kosovën.
VUQIQ, ky është projekcioni më i keq në Ballkan, është kriminel lufte, investuese i milona eurove për mashtrimin e opinionit publik serb e ndërkombëtar, përmes punimit të filmave dokumentar, shkrimit të librave e materialeve propogandistike, për mohimin e krimeve serbe dhe masakrave në Kosovë!
Madje përshtati po i shkonë edhe mosefikasiteti i drejtësisë ndërkomnëtare, dhe kapja e drejtësisë serbe nga vet makanizmi politik i Vuqiqit! Dëshmohët praktikisht, edhe vrasjet e bëra mbi serbët e rij në Pejë, ishte dora e shtetit serb dhe mohimi në ’99 i këtij krimi pikërisht nga aparati i propogandës që udhëhiqej nga Vuqiqi, i cili 20 vite më vonë deklaron; se: ky ishte krim i kryer nga policia e Serbisë!
Në vend se ky njeri automatikisht të gjindej në bankën e akuzës, ky po luan me vlerat e lirisë e të drejtësisë! Madje është shumë mizore kur në një tavolinë, gjenden krimineli (Vuqiq) , viktima Kosova (Kurti) dhe vlerat e drejtësisë BE dhe Amerika (Borrel + Lajçak + Eskoba) dhe tolerohet e shpërblehet politika kriminale serbe; atëher, një agresor i rij (me gjasë prap Serbia) tashmë me lehtësi do ta fuste Ballkanin në spiralën e re të luftërave akoma më të rënda se ato që pamë në vitet nëntdhjeta, sepse “krimi” po u shpërblejka!? e i dhunuari po u “ndëshkojka”!?
N’i thënshin kësaj marrëveshje, ku nuk merren të firmosura obligimet në mes t’palëve!
Gjihëçka po, por pa karrotë e kërbaq nuk mund të ket marrëveshje me Serbinë!