Duke paraqitur planet e tij për këtë mandat qeverisës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mes tjerash ka folur edhe për modernizimin e kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka thënë se duan që nga 1 janari kufiri i Shqipërisë me Kosovën, të mos jetë më një torturë për bashkë-atdhetarët tanë nga ana tjetër e kufirit, sidomos në periudhën e pikut, por të jetë një kufi që të kalohet siç kalohet normalisht mes Gjermanisë dhe Francës. Besoj që mund ta bëjmë këtë gjë, që t’i çlirojmë më në fund njerëzit.
