Ata të cilët janë kundër bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën janë edhe kundër Bashkimit Kombëtar pasi Bashkimi kombëtar do të thotë bashkim i të gjitha trojeve shqiptare, ku troje shqiptare janë edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Me bashkimin e tyre me Kosovën nuk bëhet ndarja e Kosovës por bëhet Bashkimi i Kosovës, pasi Kosova edhe sot pa Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin është e ndarë, prandaj ato duhet t’i bashkohen Kosovës ,trungut prej së cilës shovinizmi serbo-sllav i shkëputi, gjë të cilën ashtu sikurse edhe shumë ngjarje e histori të tjera po themi se nuk i dinë, por edhe , edhe bëjnë sikur nuk i dinë disa nga ata politikanë, pushtetarë, shtetarë, opinionistë, analistë e media nga Shqipëria të cilët flasin dhe shprehen kundër këtij bashkimi por që kurrë shumica e po këtyre për të mos thënë se të gjithë ata as nuk duan Bashkim Kombëtar.
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pa qenë Lugina e Preshevës e bashkuar me Kosovën do ta lë Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin përfundimisht jashtë Bashkimit Kombëtar pasi nuk do të jetë më mundësia për rishikim, korigjim apo ndryshim kufijsh që të bashkohej pastaj Lugina me shtetin shqiptar të bashkuar.
Në Shqipëri filloi të flitet për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën vetëm kur doli në skenë UÇPMB-ja, Ushtria për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Shqipëria nuk pati as në këtë rast asnjë strategji dhe asnjë përgatitje për situatën e cila si kurrë më parë ishte në favor të shqiptarëve me luftën e UÇK-së qe e ndërkombëtarizoi aq shumë Çështjen Shqiptare, si dhe shqiptarët nuk e shfrytëzuan faktin që NATO ishte dhe hyri në luftë me Serbinë për Çlirimin e Kosovës.
Nuk u shfrytëzua fakti i bërë i njohur ndërkombëtarisht, ai i dobësimit të Serbisë dhe i diskreditimit të saj si politikë dhe si shtet kriminal dhe genocidist.
Ky moment i vitit 1999 kur dhe filloi lufta në Kosovë e gjeti Shqipërinë si shtet mjeran në një krizë të paprecedentë pas atyre ngjarjeve katastrofike të rënies e të rrënimit të Shtetit të Shqipërisë me ngjarjet e viteve 1997-98.
Këtë rast, Luftën e Kosovës nuk e shfrytëzuan si duhet shqiptarët, pasi UÇK –ja në të cilën ishin inkuadruar dhe ka dëshmorë edhe shumë e shumë luftëtarë nga Lugina e Preshevës , UÇK do të duhej që ta kishte ndezur Luftën njëkohësisht edhe në Preshevë , pasi Lugina është një territor etniko- territorial integral shqiptar vazhdimësie i Kosovës që edhe ajo ishte e okupuar nga Serbia por që sot ka mbetur padrejtësisht akoma si koloni nën Serbi. Menjëherë pas hyrjes së NATO-s në Kosovë UÇK duhej ta kishte ngritur flamurin e Çlirimit për gjatë gjithë kufirit të Kosovës me Serbinë, pra edhe në Kosovën Veriore . Këtë e kam thënë dhe shkruar që në vitin 1999.
Po kështu pata porositur që Kosova nuk duhet të vonohej për shpalljen e Pavarësisë, pasi vonesa do të ishte për në favor të Serbisë e cila do të rikuperonte forcat politike, diplomatike dhe propagandistike kundër Kosovës dhe kundër pavarësisë së saj.
Me shumë vonesë Thaçi deklarohet për korigjim të kufijve, ku ai ka parasysh me të drejtë bashkimin e Luginës me Kosovën por jo këmbim territoresh pasi në Kosovë nuk ka territor serb por ka serb të cilët kanë zënë dhe okupuar troje shqiptare të sjellë aty nga ishkolonizatori, shteti serb.
Por edhe Bashkimi i Luginës me Kosovën do të realizohet jo aq lehtë por vetëm nëse këtë e mbështesin SHBA-të , aleati i shqiptarëve pasi edhe Çlirimi e Pavarësimi i Kosovës pa rolin vendimtar të SHBA-ve nuk do të ishte mundësuar.
Nuk kuptohet se përse veprohet e kundërshtohet nga politika, opinionistë, analistë dhe nga mediat shqiptare ideja reale dhe e drejta kombëtare e shqiptarëve të Luginës për tu bashkuar me Kosovën! A mos duhet ta lëmë Luginën që ajo ta pësojë ashtu sikurse e ka pësuar Çamëria prej mosinteresimit për të nga ana e Shqipërisë, shtetit amë?!
Këtë nuk duhet ta bëjë Kosova për Luginën e Preshevës.
Askujt mos t’i duket habi se përse politika ,opinionistët dhe mediat në Shqipëri, shumica e tyre nuk e duan Bashkimin e Preshevës me Kosovën si dhe pse edhe jo pak politikanë kosovarë janë kundër këtij bashkimi.
Arsyeja kryesore është kjo: se politika e Tiranës në tërësi nuk e do Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por bashkimi i shqiptarëve do të jetë i pashmnangshëm duan apo nuk duan ata shqipfolës të cilët haptazi por edhe me hipokrizi janë dhe punojnë kundër Bashkimit .
Politika e Tiranës me shumë finesë punon në mënyrë të tillë që ta provokojë, nxisë dhe ta bëjë si veten e saj edhe politikën e Prishtinës , pra që ta infektojë edhe atë me indiferencën dhe me neglizhencën ndaj Bashkimit Kombëtar.
Koha, patriotët dhe populli shqiptar si dhe aleatët e shqiptarëve, SHBA-të, nuk kanë për t’i pyetur politikën dhe politikanët shqiptarë , por vullnetin dhe të drejtën e shqiptarëve për shtetin e tyre të bashkuar.
Politika e Tiranës ne pergjithesi me djallëzinë e saj dhe me hipokrizi nuk është e vështirë për ta lexuar e kuptuar se ajo ka punuar dhe punon me qëllim që të rritet distanca dhe largësia kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke nxjerrë vonesa, pengesa dhe bllokime e “indiferenca”si p.sh. në marrëdhëniet ekonomike, në dogana ku fakt real është së fundi edhe vendosja e taksës së rrugës së Kombit si një kufi e barrierë mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe jo më shumica nga politika e Tiranës si pozitë dhe opozitë të jetë e interesuar dhe se dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e jo më Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.
Bashkimi Kombëtar do të bëhet kundër vullnetit të kësasoji politike ,pa i pyetur këta të tillët, do të bëhet për inat të tyre sepse atë do ta bëjnë shqiptarët dhe aleatët e shqiptarëve .
Politika dhe politikanët e kundër bashkimit kombëtar të Tiranës duke e ditur këtë fakt: se Bashkimi shqiptar është i pashmangshëm bëjnë tjetrën përpjekje, bëjnë atë që: në këtë Bashkim Kombëtar Kosova të jetë sa më e vogël me popullsi dhe me territore, pasi politika e Tiranës ka bërë edhe politikën e njerkës me shqiptarët në trojet e tyre jashtë shtetit shqiptar që edhe ata i ka shfrytëzuar vetëm për interesa politike e pushteti.
Politika e Tiranës si gjithmonë ka akoma edhe sot vetëm interesin e vet për pushtet dhe jo atë kombëtar, dhe politika e politikanët e Tiranës shpresojnë se Bashkimi Kombëtar me një Kosovë sa më të vogël do t’u mundësonte atyre edhe në të ardhmen dominimin dhe sundimin mbi politikën dhe pushtetin edhe pas Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë .
Prandaj politikës së Tiranës nuk u dhimbset as Çamëria dhe as Mitrovica dhe po prandaj ata nuk e duan as Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.
Politika e Tiranës e shikon dhe i trajton pushtetin, politikën dhe shtetin si prona dhe çifliqe të tyre dhe prandaj Tiranës nuk i ka interesuar kurrë Bashkimi Kombëtar pasi një Bashkim Kombëtar i shfronëson ata nga të qënurit pronar e çifligar të shtetit e të pushtetit dhe të bërit prej tyre çfarë ata duan me to si dhe me pronat ,pasuritë, me pushtetin dhe me drejtësinë e shtetin .
Po për interesa të tilla politike, pushteti e pasurimi, korrupsioni e hajnije ka edhe në Kosovë politikanë dhe pushtetarë po të tillë të cilëve nuk u intereson as atyre Bashkimi Kombëtar .
Këtë politikë antikombëtare të Tiranës e konstatuan edhe ndërkombëtarët dhe sidomos SHBA, të cilët e detyruan dhe e mposhtën atë dhe politikanët e Tiranës duke i detyruar ata me presion që të miratojnë ligjin e VETTING-ut , ligj i cili do ta pastrojë politikën shqiptare edhe prej individëve jo vetëm të korruptuar e të kriminalizuar por edhe prej atyre antikombëtarë dhe antiamerikanë.
Dhe me këtë politikë të tillë për vetëm interes e pushtet personal Tirana deri diku ka infektuar edhe politikën dhe politikanët e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni.
Bashkimi kombëtar është sfidë dhe ndëshkim për politikën dhe politikanët shqiptarë dritëshkurtër dhe pa vizion si të Shqipërisë dhe të Kosovës; Bashkimi do të realizohet si sfidë kundër politikës së interesit personal, korruptiv dhe kunder asaj të pa interesuar për interesin publik dhe kombëtar.