Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Naim Tërnavën dhe për Departamentin e Gruas në Bashkësinë Islame. Derisa po i afrohemi ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që ky iftar i bëri bashkë, (pavarësisht se kush agjëroi apo jo), duke rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jonë shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës. Për këto ditë të mbetura të agjërimit, kryeministri iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm. Kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Shqipe Mehmeti -Selimi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alim Rama dhe anëtari i kryesisë, Mytaher Haskuka. Sa herë janë zgjedhjet afër, Albin Kurti me të vetët e të vetat viziton myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, ndërsa më pas, kujtohet për ta me rastin e festave, por as edhe njëherë të vetme nuk ka përfillur as i përfillë kërkesat e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës
Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …