Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka kërkuar që sa më parë të nisin gërmimet nëpër varrezat masive në Serbi me trupat e shqiptarëve të rrëmbyer nga ushtria e policia e Serbisë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Udhëheqësi i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Kushtrim Gara është cituar të ketë thënë se është kërkese e këtij komisioni që sa më parë të fillojnë gërmimet edhe në një sërë lokacionesh të shënjuara në territorin e Serbisë, në lokacionin në regjionin e Rashkës dhe regjionin e Novi Pazarit. Ndërkohë, kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini ka thënë se shpresat ende nuk janë humbur për të pagjeturit. Ai ka përkujtuar se nuk ka familjarë që e ka personin të pagjetur që nuk ka dhënë më së paku dhjetë intervista, dokumente dhe fakte. “Çdo varrë masiv ka mbetur në gjysmë si në Mitrovicë, Zubin Potok në Rudnicë e Batanicë. Fatkeqësisht as ndërkombëtarët nuk kanë bërë presion aq sa duhet ndaj Serbisë, për fatin e të pagjeturve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …