Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Sa vota kishin marrë kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e parafundit dhe sa kanë marrë aktualisht, më 9 shkurt

Rreth 120 mijë vota më pak sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti, ka marrë lideri i saj, Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur janë numëruar rreth 80% e votave. Ai  deri tani ka marrë 222 mijë e 382 vota, ndërsa partia e tij  ka 341 mijë 672 vota; Diferenca: 119 mijë e  290 vota. Ai ka dështuar ta arrijë numrin e votave që Vjosa Osmani i kishte marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Ajo ishte personi më i votuar nga Vetëvendosja me 300 mijë e 756 vota, mbi 78 mijë më shumë se Albin Kurti aktualisht. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka deri tani ka 135 mijë e 667 vota. Ai ka marrë afër 49 mijë vota më pak sesa partia, që sipas përditësimit të fundit ka 184 mijë e 499 vota. Lumir Abdixhiku, ka marrë 94 mijë e 778 vota, rreth 53 mijë më pak. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka aktualisht 77 mijë e 341 vota. Në zgjedhjet e vitit 2021 ai kishte marrë 15 mijë e 912 vota. Diferenca: rreth 62 mijë vota më shumë tash. Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë deri tani 34 mijë e 240 vota. Në zgjedhjet paraprake kishte marrë 41 mijë e 371 vota, mbi 7 mijë më shumë se aktualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

Peter Lumaj: Yuri Kim vijon detyrën në DASH, nuk është nën hetim

Avokati shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka hedhur poshtë spekulimet që ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, …