Luftëtari Lirisë njëheri edhe profesori i gjuhës shqipe Sabahajdin Cena ka falenedruar kryetarin e komunës së Rahavecit z, Smajl Latifi, lidhur me emërimin në pozitën e Zyrtar Administrativ në kabinetin e kryetarit Smajl Latifi dhe Këshilltar për Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së. Me këtë rast në falënderimin e tij publik profesor Sabahjdini ka shkruar:
KRYETAR, SHUMË FALEMINDERIT!
Duke i uruar fat e mbarësi Kryetarit të Komunës së Rahovecit, zotëri Smajl Latifit, që në takimin e realizuar në orët e paradrekes më përzgjodhi Zyrtar Administrativ në kabinetin e tij dhe Këshilltar për Kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falënderoj tërë Kabinetin krahas Kryesisë së Organizatës së Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë që kaq mirë mu dha në ditët kur ende gjendesha në shtratin e sëmundjes sepse kështu u lehtësova por edhe u nderova pa masë.
Së këndejmi, zotëri Kryetar, faleminderit për botimin e “Kronikës…”, faleminderit për ndihmën gjatë periudhës së përpjekjes për shërimin tim dhe u jam mirënjohës për të gjitha duke Ju konsideruar shok, bashkëluftëtar dhe mbrojtës i shenjave të “Kujtesës historike” në “Majën e Shkodranit”, në “Qafën e Gardhishtit”, në “Shtegun e Lirisë” në “Kullën e Rezistencës” dhe në të gjitha vendet ku gjenden edhe thërmiat më të vogla që ta kujtojnë luftën e lavdishme të shokëve të idealit.
Atyre lavdi, të gjithë çlirimtarëve liri sa më të shpejtë, dhe veç përpara drejt fitoreve më të reja, ka përfunduar falënderimin e tij profesor Sabahajdin Cena.