leoni

Sabedin Sherifi: Lamtumirë, Profesor Ahmet Qeriqi

Një burrë i madh, që udhët e atdheut i ndoqi,
me hapa të fortë, nëpër kampe dhe kazamate.

Rrugët e tij, të mbushura me shpresa,
të përshkuara nga hallet e shumë,
në këngë e legjenda, aty ku lindi,
afër Krojeve të mira.

Një dritë në errësirë, një zë që thoshte:
“Unë jam këtu, për atdheun tim.”

Me gjithë familjen në luftë,
o i madhi profesor, shpirti ynë nuk ndalet,
ndër hije kujtimesh, ku çdo zë është luftëtar,
në zemrën tonë mbjellim shpresë.

Në valët e lirisë, një zë gjëmon,
profesori, shoqërues i mendjeve,
në ditë të rënda, ai mbante radio,
meloditë flinin si ushtarë, flakë shprese,
në çdo fjalë, në çdo mesazh.

Në luftë me heshtjen, çlirimtarët u ngritën,
zëri i tij ishte guxim, një fjalë e shkruar,
në ndihmë të UÇK-së, në rrethim.

Dhe tani, kujtojmë, ti je një hero,
në ethe të mendjes, për lirinë tonë,
Në çdo hap ndiejmë bashkimin,
Në dallgët e frikës, mendja jote na udhëheq,
si një dritë në errësirë.

Së bashku përballemi për çdo ëndërr,
duke pritur një mëngjes të ri.
Ti, profesor, ike në amshim,
si një yll që ndriçon
në errësirën e mendjes.
Mësimet e tua, si rrënjët e një peme,
na mbajnë të fortë në burime njohurie.

Çdo fjalë, një gur në ndërtimin e jetës,
në çdo zë, një pasuri për të ardhmen tonë të lirë.
Në kujtesën tonë, je një dritë,
një udhëheqës në përjetësi.

Sabedin Sherifi
Mars 2025

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Epopeja e Prekazit

(Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut …