Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala ka vazhduar fushatën elektorale në lagjen 7 Shtatori, ku ka theksuar se pas 22 tetorit do të bashkëqeverisin me qytetarët, pasi është formula e vetme për ta kthyer Komunën në shërbim të qytetarit. “Me energji e vullnet dhe e vendosur për të ndryshuar çdo lagje e çdo cep të Pejës. Nuk mund të ndodh ndryshe kur të ofrohet kjo mbështetje e sinqertë nga secili. Kështu siç u pritëm edhe sot nga banorët e lagjes 7 Shtatori. Kështu do jemi edhe mbas 22 tetorit. Do të bashkëqeverisë me qytetarët. Kjo është formula e vetme për të kthyer Komunën në shërbim të qytetarit e për të shpenzuar paranë publike në interes të tyre. Ky nuk është premtim, është zotim! Bashkë për #ForcëneNdryshimit #PDK94”
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …