Sabina Elmazaj: Një tufë poezish

Sabina Elmazaj: Një tufë poezish

Çamërisë

 

Nëpër vite tutje larg,

Të mendoj dhe kurrë nuk ngopem,

Çamëri djep bukurie,

Je tek unë edhe kur zgjohem.

S”të kam parë veç nga kujtimet

Je tek unë dimër behar,

Në cdo stin si manxuranë,

Më ke bij e të kam Nanë .

Sa lot kamë pare,

Kur nëna tregonte për ty,

Historitë që ke kaluar,

Të kan bërë si stoli.

Amanetin tëndë ,

Nuk ma ftoh asnjë furtunë,

Bukurin tënde të rrallë,

Më bënë të ulem në gjunjë.

Kam merak të t”shoh njëherë,

Të puth ballin e dlirë,

Sa më shumë vitet ikin,

Aq më shumë ti Vetëtinë.

 

Larg teje

 

Sa dëshir kam të të shoh,

Të të prek të ledhatoj,

Të të marrë erë ,të të mbroj,

Të të tregoi të thëna ,e të pa thëna,

Të mos fsheh asgjë,

Si më ka bërë nëna.

Të them sekrete ,

Që askujt nuk ja them,

Ty atdheu im,

Botën në buz ma sjell…..

 

Dashurisë

 

Dashuri të rëntë zjarri,

Të përvëlon me “ftohtësi” ,

Flaka jote vullkan shpuz

Ndjen në shpirt, kur puth në buzë.

Futesh në vena, si gjëlpër në gjak’

djeg shpirt e zemër dhe s’pyet aspak.

Të çon në qiell dhe të përplas

herë buzplasur, her plot gaz…

Ah, dashuri ëmbëlsir më e mirë !

Sa herë më jep dritë në errrësirë

Dimrit më mbulon me jorgan ngrohtësie

Verës me ajër dhe dritë freskie…!

 

Harresë

 

E harrova atë ditë kur më tradhtove,

E harrova se s”doja ta të bëja rrëmuj

E harrova se duhej harruar

Për ti ven zemrës një gur.

E harrova jo se se mbaj mend,

E mbaj mend që ç”ke me të,

Por do doja të ikja largë asaj dit,

Dhe vetes t”ja thosha nën zë.

E harrova atë dit që më tradhtove,

Jo se s”di të mar hak,

Por zbulove veten se kush ishe,

Dhe mendoje se do të kthehesha prapë.

E harrova atë ditë,e harrova,

Me bindje e flaka përgjithmonë,

Se veten e gjeta tek vetjvetja,

Dashuria jote mu duk hon.

do ta injorosh njeriun?Harroje!

Ky është veprimi më vrastar,

Për atë që tradheton dashurin,

Harresa ështe kapak mbi varr..

 

Rrugët e fatit tim

 

Fati ,është fat

Nuk thonë kot fallxhoret,

të të shoh pak fatin?

Në rrugë ,në punë,

Në udhët e gjata të jetës,

Në majë mali , a në det,

Aty në qiell, fluturon mbi re,

Në mes detit me anije,

Me varkë a vapor ,

fatit nuk i dihet,

Nuk e ke në dorë.

Fatiii…!!!

Cfarë është fati?

Ajo është rrjedhja e jetës,

Që të merë së prapthi ,

Herë të dënon rëndë,

Herë të ngre në qiell,

Ditën ta bënë natë ,

Dhe natën ta bën diell.

Të vesh me argjend,

Të lakuriq.

Atë të bën fati,

Nuk ta bën inati

s”ta bën qeveria,

As lutjet,as takati.

Eshtë veç, një çast

Por emrin e ka fat.

Pa fat, je pah krahê….

 

(Zgjodhi dhe dërgoi  për botim shkrimtari, Albert Zholi)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …