SABIT GASHI: HULUMTIMI I NGROHJES GLOBALE VAZHDON TA VËRTETOJË DOKUMENTIN BAZË TË KB-së MBI NDRYSHIMET KLIMATIKE (UNFCCC)

Kuptimi i ngrohjes globale pasurohet më tej më dëshmi të reja dhe gjithnjë është në rritje numri i dokumenteve që për këto shqetësime globale ka koncenzus. 
Në nivel botëror Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC) është trup i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Ambientin (UNEP). IPCC-ja është trupi më i ri dhe më autoritativ si provajdues i këshillave shkencore për nevojat e hartuesëve të politikave. IPCC-ja takohet në session të plotë që nga viti 1990 dhe në vazhdime më 1995, 2001 dhe së fundi ka filluar më 2 shkurt 2007 në Paris e vazhdoi në Bruksel më 6 prill me grupin e dytë punues me vazhdimin “Ndikimet, Përshtatja dhe Ndieshmëria“ (Impacts, Adaptation and Vulnerability) me c’rast editohet vëllimi i dytë i vlerësimeve. Me zgjidhjen e statusit të Kosovës,- mbetet të sfidohemi me këto dokumente të cilat për BE-në janë tashmë kushte të cilat cdo vend duhet t’i plotësojë për kyqje në mekanizmat e saj. Implementimi i këtyre dokumenteve nuk është i lehtë kur të merren parasysh konsekuencat ekonomike,- arsye themelore për cdo shtet për moshartimin e politikave preventive për konsekuencave eventuale të ndryshimeve të klimës. 
Klima eshte duke ndryshuar me shpejt se sa ne dhjetëmijë vitet e fundit. Këto vlerësime kaq të guximshme, më parë shpreheshin përmes letërsisë së fiksioneve, e formave tjera prezenuese, ndërsa sot ato janë dokument ndërkombëtar me koncenzus të institucioneve shkencore ndërkombëtare. Njeriu është bërë faktor i destabilizimit të ambientit të vet. Ky aktivitet i dëmshem i njeriut tani e tutje është përrfshirë edhe në nenin 1 të Konventës Korrnizë të KB-së mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). 
Sa shpejt mund te ndryshoje klima e Tokës? Nga perditshmria, ky ndryshim është shumë i ngadalshëm për t’u vërejtur dhe kualifikuar këto ndryshime. Si t’i definojme ndryshimet klimatike si te rrezikshme kur këto ndryshime janë vetëm graduale. Etimologjia për fjalën ndryshim ka rrënjë nga fjala greke “tropo“ që do të thotë “dicka që ndryshon”. Deri vonë cdo ndryshim është shikuar si ndryshim lokal dhe variacion normal klimatik, por në vitet e 50-ta u vërejtë se ky ndryshim mund të jetë edhe ndryshim global. 
Vetëm vleresimin e ndryshimeve klimatike të këtij viti 4AR nga IPCC e përgaditën 2500 shkencëtarë rishikues, 800 autorë kontribues,450 autorë udhëheqës nga 130 vende, për 6 vjet punë. 
Përmenden edhe shumë dëshmi se ndryshime klimatike kishte pasur edhe para këtyre ndryshimeve të sotit dhe parashikuan se ato mund të ndodhin edhe në dekadat vijuese dhe se brenda shekullit mund të presim ndryshime tjera dhe u përforcua mendimi edhe më fort se kjo është si rezultat i aktivitetit të njeriut nëse vazhdon ky lloj trendi industrial me shfrytëzimin e karburanteve fosile. Akadema Amerikane e ka konsideruar këtë zhvillim të kësaj discipline shkencore si një riorientim në të menduarit të shkencëtarëve. Hulumtimet shkencore janë shpejtuar poashtu edhe nga ndikimet tjera, si nga shkenca e popullarizuar, fiksionet, fondet qeveritare e joqeveritare, nga lobi i gjelbërt, – por për të arritur deri te koncenzusi shkencor, nevojitet angazhimi multidiciplinar, pos klimatologeve, astronomëve, modeluesëve të modeleve kompjuterike, mandej industrialistëve, politikajve, shtypit, por edhe e qytetarëve të thjeshtë. 

Rruga për ta luftuar ngrohjen globale ka mungesa të politikave të përbashkëta. Një përpjekje është hyrja në fuqi e protokolit të Kyotos. Ndonëse në mes shkencëtarëve e institucioneve shkencore ka koncenzus sa i përket shkaqeve fizike që shkaktojnë këtë fenomen,- prap mungon koncenzusi për konsekuencat e ngrohjes. Para se të vdiste, babai i ngrojhes globale Kelling, kishte një takim me kryetarin Bush. Ishte një takim i dy liderëve që patën ndikimin në këtë cështje. I pari kishte zbuluar këtë dukuri, kurse i dyti ishte tërhjekur nga Protokoli i Kyotos per dallim nga Klinton e zëvendësi e tij Al Gore. Më vonë në takimin e Bushit me sekretarin e ri të OKB-së, e edhe me kryesuesen e re evropiane Merkel, -kryetari amerikan kishte shprehur mendimin se përderisa të ekzistojë Protokoli i Kyotos,- do të fitojnë shumë ata që e kanë krijuar dhe do të fitojnë pëderisa ai është në fuqi. Këtu konsekuencat ekonomike do të ishin shumë të mëdha. Në anën tjetër amerikanet jane kontribuesit më të mëdhënj të studimit te ngrohjes globale, e njëkohësisht edhe ndotësit më të mëdhenj të atmosferës me gazra të serës. 
Sot njerezit, mediat, shkencetarët etj, shqetësohen se me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga veprimi i njeriut që perdorë karburante fosile (naftë, thëngjill, gaz natyror e produkte të tyre) – sjellën deri te ajo se a thua është vënë në dyshim harmonia konvenciale e njeriut në Tokë. Kjo cështje tashmë është edhe pjesë e dokumenteve ndërkombëtare,- pra UNFCC dhe e IPCC-së. 

Kjo temperaturë mesatare është si ballancim në mes rrezatimit që vie nga Dielli si rrezatim dominant vizuel i cili e nxenë Tokën, dhe të rrezatimit që lëshon Toka nga siperfaqja e saj si rrezatim infrakuq i cili tenton që ta ftohë planetin tonë me ikjen jashtë atmosferës. Nëse ndryshon njëri nga këto rrezatime me kohën, atëherë ndryshon edhe temperatura globale, e më këtë ndryshon edhe klima, por kjo më ngadalë sepse klima e Tokës tregon inercion për shkak të diversitetit të përbërësëve të saj,- pasiqë oqeanet dhe shtresat e ngurta kanë kapacitete të ndryshme termike. Gjatë ikjes së rrezatimit infrakuq nga toka, një pjesë apsorbohet nga gazrat e serës së atmospheres dhe prap emitohet si rrezatim infrakuq me c’rast shkaktohet efekti serë natyral. Me rritjen e këtyre gazrave nga aktiviteti i pakontrolluar i njeriut, rritet edhe efekti serë shtesë e me këtë kemi ngrohjen globale. 
Sot te gjitha modelet kompjuterike te qendrave më te permendura botërore parashikojnë rritje të temperatures në vlerat nga 1.8 deri ne 5,8 gradë, ose deri ne 5 grade nëse vazhdojnë skenarët e shqyrtuar më 2001 dhe 2007. Skenarët se cfarë konsekuencash globale do të kemi kah fundi i shekullit bëhen me supozimin se sa sasi e gazrave të serës do të emitohen në dekadat e caktuara deri në mbarim te shekullit. Se sa gazra do të emitohen kjo del nga projektet ekonomike te vendeve vec e vec. Qe nga viti 1861 matjet tregojnë anomali rritëse të temperaturës globale prej afer 0,9 gradë mbi mesataren standarde tridhjetevjecare. Cka do të thote kjo? Sipas vleresimit te fundit te 2 shkurtit 2007,- në vitin 1910 temperatura ishte 13,8 grade ndersa ne fund te 2006 ishte afer 14,7 që do të thotë se diferenca është 0.9 gradë më shumë se para afër 100 vjetesh. Që nga fillimi i revolucionit industrial e deri në vitin 2000 dioksidi i karbonit është rritur në 31% ( në përqindje në ajër orej 0.028 në 0.038), ndërsa metani për 151% . 

Që nga viti 1861 bëhen matje të temperaturave të ajrit në të gjitha stacionet meteorologjike botërore dhe atë për cdo orë. Numri i stacioneve vazhdimisht rritej, e me këtë edhe saktësia e mesatares së temperaturës globale të ajrit. Por, platformat nga të cilat merren të dhënat për temperature në tërë globin janë zgjëruar shumë sot. Kështu si për shembël, temperaturat e të dheënat tjera i marrim nga anijet, sondat automatike notuese, ballonet, satelitët, aeroplanët etj. Sipas matjeve temperatura globale per vitin 2006 është rreth 14,7 gradë. Cdo cvendosje nga kjo temperature paraqet anomalinë e cila sot merret si masë e ngrohjes së planetit tonë, ngrohjes globale. Me avansimin e matjeve dhe rritjen e numrit të stacioneve meteorologjike nëpër botë u rrit edhe saktësia e kësaj llogaritje të anomalisë së temperaturës mesatare. U caktua edhe një standard, periudha 1961-1990 si referente për mesataren e temperaturës globale. Cdo cvendosje nga kjo mesatare 30 vjecare quhet anomali nga mesatarja. Duke krahasuar matjet nga viti 1850 deri sot del se në këtë periudhë 150 vjecare ka pasur ftohje dhe ngrohje globale periodikisht. Prej vitit 1861 deri në vitin 1910 ka pasur ftohje e ngrohje globale periodikisht, prej vitit 1910-1945 ngrohje globale, prej vitit 1945-1976 relativisht temperatura të qëndrueshme,- pra nuk vërehet ndonjë ngrohje apo ftohje e rëndësishme që do të mund të kualifikohej si ngrohje apo ftohje globale. Ndërsa prej vitit 1980 e deri më sot grafiku tregon ngrohje globale të theksuar. Është shumë e besueshme se viti 1998 ishte viti më i nxehtë që nga matjet zyrtare instrumentale. 

Një mesatare tridhjetëvjecare është caktuar konvencionalisht nga WMO-ja për krahasimin e ngrohjes globale në të ardhmen me këtë mesatare, prandaj u quajt standard. Për nevojat tjera klimatologjike përdoren edhe standarde tjera tridhjetëvjecare, por edhe dhjetëvjecare. Vendet që kanë rrjet të paorganizuar hidrometeorologjik, kanë vështërësi ta rikonstruktojnë klimën e tyre 30 vjecare, prandaj operimi me një mesatare 10 vjecare, plotëson shumë zbraztësi dhe mund të konsiderohet relativisht referent në projekte të gjëra. Aeroporti i Prishtinës disponon me një publikim 10 vjecar 1982-1991 mjaft të dendur. Sipas fjalëve të professor Ramiz Latifit, – meteorology i cili punon për rekonstruktim të klimën në Aeroport, duhet bërë rikonstruktimi i klimës për periudhat e mundshme 5, 10 e 15 vjecare për këtë pikë referente. Sipas prosesor Ramizit temperatura mesatare vjetore për këtë pike referente për dhjetëvjecarin e përmendur është 9.4 gradë dhe per vitet 2003, 10.3, për 2004 10.2, për 2005 10.06 dhe për 2006 është10.32 gradë. Ndonëse ky është një trend i ngrohjes,- për të konkluduar për një ngrohje globale sipas standardeve, duhet bërë një analizë më e gjërë në regjionin tonë, -thotë profesor Ramizi. 

Koncenzusi shkencor bazohet në dokumentet e IPCC-së. Qëllimi i IPCC-së është të vleresojë gjendjen e shkencës së ndryshimeve klimatike si bazë informative sugjeruese për ndërrmarjen e politikave aktive, duke u bazuar në literaturën ekzistuese dhe studimet e gjithmbarshme ekzistuese shkencore nga institucionete hulumtuese dhe të gjitha burimet tjera që konsiderohen relevante të shkences së klimatologjisë dhe shkencave që lidhen me të. Në asesmentin e vitit 2001 dhe në të fundit të vitit 2007 pa ekuivoke thuhet e përseritet se është koncenzus i opinionit shkencor se klima e planetit tonë është e afektuar nga aktiviteti i njeriut, pra: “Aktiviteti i njeriut…po e modifikon koncentrimin e përbërësve të atmospherës…i cili e apsorbon ose e shperhapë energjine radiante…” etj. IPCC- ja nuk është zëri i vetëm për këtë cështje. Kështu edhepse qeveria amerikane është tërhjekur nga disa angazhime të mëparshme si Protokoli i Kyotos etj, prapë të gjitha trupat relevante në SHBA kanë nxjerrë qëndrime të ngjashme sikur ato të IPCC-së. Për shembël, The National Academy of Sciences ne raportin e vet, thote: “Gazrat e serës jane akumuluar ne atmosferen e Tokes si rezultat i aktivitetit te njeriut, duke shkaktuar rritjen e temperatures se ajrit siperfaqesor dhe te temperatures se subsiperfaqes se oqeanit qe te rritet” dhe në vazhdim “Konkluzioni i IPCC-së se shumica e ngrohjes se vrojtuar ne 50 vitet e fundit duket se eshte per shkak te rritjes se koncentrimit te gazrave te seres,- saktesisht reflekton mendimin e tashem te komunitetit te shkences mbi kete ceshtje”. Poashtu me IPCC-në pajtohen edhe The American Meteorological Society, The American Geophysical Union, si dhe American Association for the Advancement of Science. Të gjitha këto institucione shkencore kanë lëshuar qëndrimin e vet në vitet e fundit duke konkluduar se që njeriu është shkaktar i modifikimit te klimes në shkallë globale. 
Met Office Hadley Centar nga Exeteri i Anglisë perdori modelin kompjuterik për shumë skenare me kërkesën e IPCC-së. Këto janë ato skenare se si do te sillet klima kur për shembël kemi arritur një marrëveshtje ndërkombëtare për stabilizimin e emitimit të gazrave diku kah viti 2100. Skenari i parë A1F1 me emitim të lartë merr parasysh rritje rrapide të dioksidit të karbonit gjatë shekullit të 21-të në një nivel 1100 ppm që është katër herë më shumë se para revolucionit industrial (280 ppm); skenari i dytë me emitim të ulët (skenari B1),- pra me emitim që rritet e mandej zvogëlohet me një sasi afër 550 ppm. Në të dy rastet marrin pjesë edhe gazrat tjerë të serës dhe aerosolet. Sipas simulimit kompjuterik të këtij modeli, shihet një inercion i sistemit klimatik. Për skenarin më emitim të ulët të kërkuar nga IPCC-ja, del se temperatura do të ngritet per 1.8 gradë kah fundi i këtij shekulli, por edhe nëse stabilizohet emitimi, prap do të ketë ngrohje globale, por më të ulët, – për shembell 0,5 gradë pas vitit 2100 deri 2200. Në rastin e emitimit të lartë të gazrave, do të kemi rritje të temperatures për 4,5 gradë, ndërsa me stabilizimin e këtij emitimi prap do të ketë rritje për 1,5 gradë pas vitit 2100 deri në vitin 2200. 
IPCC, WMO, UNPA, USEP, GWIC, e shumë organizata ndërkombetare qeveritare e joqeveritare bëjne casje interdiciplinare për evaluimin e impakteve klimatike në shumë fusha si : – në ekonomikën e zbutjes së ngrohjes globale, në emisionin e gazit te serës dhe kontaminimt të ajrit, në ligjet ndërkombetare ndaj ngrohjes globale, në indeksin ekstrem të ndodhive, në shëndetin e njeriut përballë ngrohjes globale, në përmiresimet në eficiencën energjetike, në eficiencën e transportit, në eficiencën e kalimeve kufitare dhe të sigurisë, në menagjimi i resurseve të ujit, në ardhmerinë e agrokulturës dhe resurseve pyjore, të ekosistemet dhe biodiversitetit etj. 
Ndryshimi i klimës do të jetë për fat të keq me inercion sepse këto gazra pas emitimit janë të qëndrueshme në atmosferë me dekada e shekuj. Dioksidi i karbonit ka jetën rrezidente në atmosferë 50 deri 200 vjet, metani 12 vjet, komponimet CFCs 50 deri 300 vjet. Kështu edhe pas ndalimit të emitimit të tyre, klima prap do të ndryshojë, në drejtim të ngrohjes por jo aq shumë pas stabilizimit të emitimit. Edhe mbulesat e akullit do të reagojne në ngrohje, – do të shkrihen e niveli i detit do të rritet në shekujt e ardhshëm edhe pas stabilizimit të klimës. Sipas vleresimeve duket Toka ka hyrë në një process deridiku të pakthyeshëm termodinamik dhe tregon inercion. Sugjerimi ekstrem i IPCC-së ka edhe skenarë më të pakëndeshëm, prandaj për këtë IPCC-ja lë mundësi për variante të ndryshme të politikave për t’u hartuar. Kështu SHBA dhe BE-ja kanë politika të ndryshme. Por për BE-në mbetet Protokoli i Kyotos. Politikat e reja në SHBA u vërejtën në prag të vlerësimit të ri të Parisit. SHBA-ja tregoi iniciativat e veta origjinale të cilat do të aplikohen pa e dëmtuar ekonomine e këtij shteti, – prodhuesit më të madh të dioksidit të karbonit në botë. Vleresimi i ri i 2 shkurtit 2007 ndërtohet mbi ndërtimin e vjetër të vitit 2001 me futjen e dëshmive të reja për 6 vitet vijuese dhe me futjen e të kuptuarit më të mirë të proceseve fizike të ngrohjes globale. Preokupim i ri dhe debat i përtërirë në SHBA dhe ecje përpara në ndërrmarjen e masave preventrive, u vërejt parallel me konferences së Parisit që vie mu në mes të debatit të IPCC-së. Presidenti Bush bëri thirrje për një teknologji “më miqësore environmentale për t’u konfrontuar me sfidën serioze të ngrohjes globale “, – që ishte hera e parë me një adresim të tillë. Propozimi i Bushit do të mundësojë ndalimin e rritjes së karbon dioksidit të emituar nga makinat brenda 10 vjetëve. 
Si përfundim mund të thuhet se dosja e ardhmerisë po hapet para nesh. Latino amerikanet, e aziatet e juglindjes e përceptojnë me rritjen e uraganeve, rrëshqitjes se dheut, me vërrshimet e ujit. Europianet me zbehjen e alpeve nga bora e shkrirë, popujt e mesdheut me rritjen e thatësirave dhe me teket e stuhive. Por, sa i përket shtrirjeve regjionale ka shumë paqartësi për këto fenomene. 

Trendet e ngrohjes globale nuk janë pasojë e urbanizimit, faktorët natyrorë nuk mund ta spjegojnë ngrohjen e dekadave të fundit, ngrohja e dekadave te fundit mund te simulohet vetëm nëse marrim parasysh në modelet kompjuterike faktorët e krijuar nga aktiviteti i njeriut, pra nga gazrat e emituara, nxehtësia e oqeanit mund të simulohet vetëm nëse marrim parasysh aktivitetin e njeriut. 
“Unë jam fizikan. Unë nuk kam asnjë asociacion me ndonjë korporatë të madhe apo me ndonjë rrjet rrëmujash. Lojaliteti im është e vërteta, të dhënat, hulumtimi i saktë, dhe logjika e pastërt…, Si në shpirtin e shkencëtarit të vërtetë, kur unë e hulumtoj subjektin, unë vërtetë nuk kam ndonjë interes të vecantë se si dalin rezultatet përvec që ato të jenë të sakta…“ thote një fizikan në një web faqe për ngrohjen globale. Kështu në brendi duket tërë angazhimi i IPCCC-së së UNFCCC të Kombeve të Bashkuara. 
Konferencat e njepasnjeshme të IPCC-së gjithnjë po e pasurojnë dokumentin e KB-së mbi Ndryshimet Klimatike dhe Ndryshimet Klimatike të shkaktuara nga aktiviteti i pakontrolluar i njeriut. Se në cfarë mase shoqëria njerëzore do t’i përgjigjej kësaj sfide moderne, – në atë masë do të rritet shansa e njerëzimit si qenje teknologjike që t’i përgjigjet konsekuencave,- janë sugjerimet e vazhdueshme të shkencëtarëve të IPCC-së. 
Kur shkencëtarët dështojnë të shpjegojnë se kur, cka, saktë esa sigurtë do të ndodhin këto që u cekën, – politikajtë që hartojnë politikat preventive,- sipas një klisheje të njohur, – iu sugjerojnë shkencëtarëve të shkojnë e të hulumtojnë më tepër. Por casjet me skepticizëm dhe zhagitje kanë dëshmuar një rregull se në rastin e paralajmërimeve klimatike, – pritja për një përgjegje të sigurtë do të thotë pritje përgjithmonë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …