Sabit JAHA: JEHONË KUSHTRIMI, në shenjë të përkujtimit të 10 gushtit të vitit  1998 

Duke përkujtuar shëmbëlltyrën e tre dëshmorëve heronj të komunës së Kaçanikut: Agim Bajramin, Xheladin Kurtajn dhe Besnik Beguncën

Tashmë 26 vjet me radhë, që nga viti 1998 e deri në këtë vit 2024, në analet e historisë sonë kombëtare, në plejadën e dëshmorëve – heronjve të Kosovës, pa mëdyshje figurat emblematike: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca me bëmat e tyre heroike, si pjestarë dhe celulë e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, kushtrimi i tyre bëri jehonë jo vetëm në komunën e Kaçanikut me rrethinë po anekënd Kosovës dhe më gjerë, me shëmbëlltyrën e tyre duke rënë në altarin e lirisë ballë për ballë me forcat pushtuese serbosllave policore dhe ushtarake (militare e paramilitare) të ndihmuara edhe nga disa laro shpirtshitur a katraligë shqipfolës, ku më 10 gusht 1998, pasi që ata u hetuan, shtëpia e Miftar Mustafë Kurtajt, në Gabrricë të Kaçanikut ishte rrethuar nga forcat policore serbosllave, të cilave iu kundërvunë me armë në duar: Komandant Zefi – Agim Bajrami, komandanti i policisë ushtarake – Xheladin Kurtaj dhe komandanti i togës vëzhguese Besnik Begunca, që ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut të tyre – Kosovës, duke u përjetësuar përjetë të jetëve.

Ata tre: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, në çastet më vendimtare morën vendim të përbashkët që t’iu bënin ballë forcave të armatosura serbosllave, që këta të fundit e kishin rrethuar shtëpinë e Miftar Kurtajt. Dhe, kjo shtëpi me traditë kombëtare, tashmë po e merrte atributin e një simbolike edhe më të madhërishme, meqë Brenda saj po bënin rezistencë tre komandantë me nam të UÇK-së, të cilët unanimisht kishin tumir vendimin që t’iu kundërviheshin forcave të armatosura serbosllave, me luftimet e tyre të pakursyera në emër të UÇK-së, duke bërë jehonë kushtrimi i tyre anekënd Kosovës dhe më gjerë.

Pikërisht, nga ajo ditë e 10 gushtit 1998 e këtej, ajo shtëpi e Miftar Mustafë Kurtajt, ku ranë dëshmorë të lirisë: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, sot e asaj dite Kulla Qëndresë e Gabrricajve të Kaçanikut, gjithnjë e më shpesh dhe pareshtur mori nam me përmasa gjithëkombëtare, meqë shëmbëlltyra e Tre Dëshmorëve – tashmë Heronj të Kombit, poi a shton famën Luftës sonë të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Gabrricë, Kaçanik, Kosovë e më gjerë.

Pra, 10 gushti i vitit 1998, për çdo vit, gjithnjë e më shumë po merr karakter kombëtar, duke i përjetësuar veprat heroike të këtyre Tre Dëshmorëve – Heronjve, të cilët i sollën nam të madh jo vetëm vetës, familjeve, farefisit, vendlindjes, rrethit, komunës e më gjerë, ku emrat e tyre përmenden pareshtur, duke u zënë ngoje nga gjeneratat e njëpasnjëshme.

Tashmë, vendi i rënies së tyre në Lagjen Kurtaj në Gabrricë të Kaçanikut, për çdo vit vizitohet nga njerëz (bashkëluftëtarë, vendës, të të gjitha viseve tona nga Kosova dhe jashtë saj), ku në oborrin e Familjes Kurtaj është ngritur pllaka përkujtimore me emrat e Tre Dëshmorëve – Heronjë: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, ku përmendorja e tyre e përbashkët dëshmon për unitetin që patën para dhe gjatë luftës, ku UÇK-ja ua mundësoi që të përjetësohen edhe në ditët e sotme në liri.

Tashmë emrat e tyre, si në Kaçanik, në Stagovë e gjetiu po zihen ngoje gjeneratë pas gjenerate, duke marrë përmasa më të gjëra edhe në institucione e asociacione në Kaçanik e më gjerë. Kushtrimi i tyre bëri jehonë të madhe tek të gjithë shqiptarët, meqë ishte një akt heroic, duke ia shtuar edhe më shumë famën Kaçanikut legjendar, që kurrën e kurrës nuk u gjunjëzua para sa e sa pushtuesve nëpër shekuj.

Përvjetori I sivjetëm 2024, gjithnjë e më shumë na i përkujton edhe përvjetorët tjerë – ata që gurthemelin e kanë më 10 gusht 1998 qysh kur në Familjen Kurtaj në Gabrricë të Kaçanikut ranë Tre Dëshmorë – Heronj për të shpërthyer ajo lavë atdhetarie jehona e saj për të marrë përmasa, duke ngritur masën popullore për t’iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku bijtë e bijat e kësaj ane pa hezituar i ngjeshën armët dhe I dolën përballë armikut shekullor serbosllav, duke ia bërë me dije se atë, Kosova ishte, është e do të jetë gjithmonë, përjetë të jetëve Jona, duke e mbrojtur me çdo kusht – me jetë.

Në këtë përvjetor, të 26 – in me radhë, sa herë që përmenden këto tri figura të UÇK-së: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, pa mëdyshje na shkon mendja edhe tek 96 dëshmorët e tjerë të komunës së Kaçanikut (përkatësisht edhe të komunës së Hanit të Elezit), të cilët kush më herët e kush më vonë ranë në vijën e frontit duke u ballafaquar me armiqtë serbosllavë. Megjithatë, ata edhe pse ranë, të tjerët e vazhduan udhën e lirisë deri në fitore, duke u krenuar me shëmbëlltyrën e tyre kudo dhe kurdo që vepruan.

Kështu, për çdo vit, më 10 gusht, në Lagjen Kurtaj në Gabrricë, në këtë fortifikatë të UÇK-së vijnë dhe vizitohet përmendorja e këtyre Tre Trimave Dëshmorë – Heronj, që me shembullin e tyre bënë atë Akt Historik, duke rënë në Altarin e Lirisë për Atdhetarizmin e tyre shembullor, duke I dalë zot kësaj toke të shtrenjtë e të shenjtë që quhet Kosovë.

Me aktin e tyre historik Treshi si Një: Agimi, Xheladini dhe Besniku ishin shembulli më kuptimplotë se sa e si dukej ATDHEU, për të cilin do të duhej më shumë se shumëçka tjetër, prandaj ATA TRE morën këtë vendim dhe u nisën Rrugës së Lirisë – drejt Fitores, pa e kursyer as jetën e tyre.

Tashmë Gabrrica, përherë e më shumë, për çdo vit, më 10 gusht, bëhet vendtakimi, ku secili në mënyrën e vet sheh, flet, frymëzohet me bëmat e këtyre TRE DËSHMORËVE – HERONJ.

Lavdi për Veprat e Tyre!

Sabit JAHA

Kontrolloni gjithashtu

Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL: Kur bëhet fjalë për aferat e korrupsionit e përgjimet në vend, Albin Kurti reagon, sikur Nastradini me palljen e gomarit

Se cili ka qenë Albini i kohës  së opozitës dhe cili është tani, në pozitën …