Në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovcit, heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci si dhe bashkëluftëtarëve tjerë qe ranë heroikisht në vijën e frontit, Shefqet Zeka, Fatime Hetemi, Milaim e Behgjet Karaxha dhe Hamit Lladrovcit me 22.09.1998
Dita ishte e marte data 22 shtator 1998, forca të mëdha serbe që ishin të pozicionuara në gjigantin metalurgjik ne ‘’ Feronikel’’ si dhe ardhja e shumë forcave tjera për të përforcuar pozicionet e veta do të sulmojnë pozicionet e komandant Fehmiut i vendosur ne shkëmbin e Gradinës ku ishin Fehmiu, Xheva, Fatimja e shumë luftëtarë tjerë.
Kjo ditë nuk ngjante me ditët tjera, karakterizohej me një qëndresë mbi njerëzore dhe mobilizim të paparë të UÇK-së. Të cilët kishin ngjeshur armët dhe ishin pozicionuar për të luftuar gjoks për gjoksi me shkelësin, i cili kishte më shumë se një shekull, që kishte pushtuar trojet e tyre, kjo është toka e të parëve tanë den baba den, dhe kemi arsye të luftojmë, madje edhe të vdesim kështu thoshte komandant Fehmiu dhe ju jep zëmër e vullnet ushtarëve, ky motivim i ushtarëve ndikoi që ata të ishin të vendosur në vijën e frontit dhe me pa durim prisnin përballjen me forcat e mëdha të pushtuesit,i cili tashmë kishte nisur të afrohej në drejtim të pikës së shkëmbit të Gradinës. Me të kërcitur pushkët e para nga Xhevë e Fehmi Lladrovci nisi përballja e drejtpërdrejtë me ushtrinë serbe, predhat e armëve të rënda kishin shpërthyer kudo,sa qe ishte krijuar përshtypja se çdo gjë po digjej. Kishte filluar beteja e përgjakshme për çdo pëllëmbë toke, madje në distancë fare te vogla, shumë nga tanket serbe merrnin flakë, kurse për shkak të afërsisë së luftimeve janë dëgjuar edhe urdhrat e eprorëve serbë për tërheqje kur hasnin në kundër goditje të ushtarëve të UÇK-së. Të cilët më as një çmim nuk lejonin depërtimin e mëtejmë të armikut, prej armëve e mitralozave të rëndë të UÇK-së. Villej zjarri pa ndërpre kurse para plumbave të tyre binin ushtarët serbë të cilët në ato qaste kritike thërrisnin nënat e tyre për ndihmë por tashmë ishte tepër vonë ata kishin hyrë në tokën e huaj, në trojet e familjeve shqiptare, duke djegur e shkatërruar.
I zënë ngushtë armiku disa herë u përpoq të depërtojë por ajo pikë komandohej nga komandanti Fehmi Lladrovci,i cili jo vetëm që nuk lejonte depërtimin e ushtrisë serbe në pozicionet e veta por me snajperin e tij të kalibrit 12.5 mm,bënte mrekulli dhe tmerronte eprorët dhe ushtarët serbë. Të cilët disa herë i detyrojë të tërhiqeshin. Më këtë datë ushtarët e komandant Fehmiut hynë në betejën me të përgjakshme të luftës sonë. Armiku i mësyni pozicionet tona për të shkatërruar çdo gjë. Këtu nga flaka e zjarri edhe tokës e qiellit përkohësisht i ndërrohej forma. Nga se rënia e komandantit Fehmi Lladrovcit, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës, Milaim e Behxhet Karaxhesë, si dhe plakut te urtë që nuk e lëshojë pragun e shtëpisë dhe rezistoj me një pushkë gjuetie e më nja 3 apo 4 granata dore Hamit Lladrovci. Ishte një humbje e pa kompenzushme për ne si dhe për UÇK-së.
Ishin këta bijtë dhe bijat e kombit tonë, që ujiten ketë tokë shqiptare me gjakun e tyre te njomë, vetëm e vetëm për të jetuar ne që mbetem pas tyre të lirë. Prandaj jeta dhe puna e jonë në liri , e ka kuptimin e plotë dhe arsyen, vetëm atëherë kur nderojmë dhe përkulemi para atyre, që sakrifikuan për lirinë tonë. Jo vetëm këta dëshmorë që sot po i përkujtojmë,por në çdo vend të Kosovës, pati dëshmorë ata ishin të shumtë që flijuan jetën. Çdo përvjetorë, ku do të përkujtohen dëshmorët e kombit për liri, do të jetë krenaria e jonë kombëtare dhe shprehja e respektit me të thellë që i bëhet pjesës me të respektueshme të kombit.
Lavdi komandantit të UÇK-së. Fehmi Lladrovcit.
Lavdi për jetë e mot të gjithë dëshmorëve dhe martirëve për liri.