Sabri Duraku: Xhevdet Musë Bala veprimtar i vendosur i çështjes së Atdheut!

Sabri Duraku: Xhevdet Musë Bala veprimtar i vendosur i çështjes së Atdheut!

     Sot me 18 Maj mbushet një  vit  që kur na la shoku ynë dhe vëllai i dy dëshmorëve të  Atdheut Xhevdet Bala. Ai u lind me  15.11.1967 ne Isniq ne një familje të  njohur për urtësi  e burrëri, por në radhë te parë per luftën e pakompromis kundër të  huajve, e sidomos kundër pushtuesve serbo-malazez. Familja Balaj, e sidomos trungu i Musë Mehmetit, ishte gjithmonë në anën  e drejtë të  historisë, ne krahun e luftës për liri e pavarësi të kombit shqiptar. Musë Bala, per kushte ekonomike u detyrua te mërgojë qysh ne vitet e 68 -ta të  shekullit të  kaluar në Gjermani, por edhe pse larg familjes u kujdes shumë që me urtinë  e tij të  njohur nga të gjithë, ti edukojë femijtë e vet në frymën e shëndoshë të  patriotizmit, ai me qëndrimin dhe shembullin e tij, pati ndikimin kryesor që fëmijtë  e tij të  percaktohen per ideologjinë e shëndoshë kombëtare, per Shqipëri e shqiptari, ne anën e luftës për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të  okupuara padrejtesisht nga Serbia e Jugosllavia. Në këte  familje të  shëndoshë, Xhevdeti ishte djali i pestë i saj.

Demonstaratat e vitit 1981 e gjetën Xhevdetin e ri, të qartë  se kush duhej perkrahur dhe ndihmuar. Edhe pse i ri ne moshë, ai shumë shpejt do te gjejë vetën ne frontin per liri e Republikë. Nuk thonë kot, se kohërat e tilla formojnë dhe kalitin njerez shumë me shpejtë, se sa që do ta bënin kohërat normale, dhe vitet e 80-ta për  ne shqiptarët e Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare,ishin vite të  Rilindjes se vërtetë kombëtare. Pas burgosjeve të  shumë veprimtareve në rrethin e Deçanit, sidomos grupit te Smajl Haradinajt, barren per veprim e organizim në bashkinë e Deçanit me rrethinë e mori familja Bala në Isniq, e sidomos të bijtë e Musë Mehmetit, nga kjo Xhevdeti perfitoi shumë, sepse pati rast të takojë  personalitete të rëndësishme të  Lëvizjes s‘onë ilegale, siç ishin Enver Topalli, Nuhi Berisha, Sali Çeku e Avdi Mujaj, Malë Morina ,të  gjithë bashkeveprimtar të vëllezërve Bala.Me këte rast lirisht mundë të themi se trualli dhe kulla e Musë Mehmetit u shëndrrua në një shkollë revolucionare,ku,shumë djem e vasha u organizuan në ilegale,dhe ishin shembull i pashoç edhe në luftën e fundit të UÇK-së,edhe sot mundë t’u kujtohen dashamirëve të ati trualli ;mikpritja,sofra e ambijenti ne atë shkollë,ku çdo gjë frymonte përmes zëdhenesit të Tadio e TV-Tiranës,sikur jan filmi,drama,koncerti,muzika e fjalimet frymëzuese atdhetare të udhëheqjës së Tiranës në ato kohë.Detyrimi i vëllait  të madh të  dalë ne ilegalitet, e me vonë edhe të mërgojë, beri qe radhët ti ngjeshin edhe me shumë vëllezërit e tij Ganiu, Rrustemi e Xhevdeti, por edhe Xhaferi fare i ri. Lirisht mund të  themi se baza e Isniqit dhe djemt e Balajve ishin njera nga qelizat me te forta dhe aktive te LRSSHJ-s që nga fillimi i shkurtit 1982. Nga kjo bazë u shperndanë të  gjitha traktet dhe gazetat ilegale Liria,Laimtari i Lirisë e më vonë Zëri i Kosovës, por edhe materialet tjera të rëndësishme ilegale. Ishin kohë të vështira, por edhe te lavdishme te Lëvizjes s‘onë  Revolucionare, Xhevdeti kishte një veti shumë të veçant, që per kohën ishte gati me kryesorja: ishte fjalë pak, dhe shumë i vendosur. Me kohën nga qershori i vitit 1986 Xhevdeti organizativisht i takonte GKK-s,  e ne vazhdim më vonë Partisë Revolucionare Shqiptare.. Fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve 90-te ishte koha kur ne permasa botërore, por edhe ate kombëtare, u benë levizje dhe ndryshime të  medha. Ne këte kohë Xhevdeti pasi ishte rrezikuar shumë nga UDBASHËT shqipfolës, u detyrua të  largohet nga Kosova në fund të vitit 1988 ku me këtkesën  e shokëve ai u vendos ne Zvicer, për ta vazhduar veprimtarine e vet patriotike, tani ne kushte krejt tjera, që ne një mënyrë ishte ndoshta edhe me e veshtirë dhe e lodhshme se sa ajo në vendlindje.Levizja jonë kombëtare u nda ne dy orientime: në ate paqësore dhe ne ate aktive e luftarake, kesaj të dytës i takoi me gjithë qenjën e tij Xhevdet Bala, sepse ai mendonte se vetem kjo filozofi, pra lufta e armatosur per çlirim, do ta garantojë popullin tonë  që te jetojnë i lirë dhe i pavarur, prandaj edhe beri çmos qe kjo Levizje te forcohej e rritej. Xhevdeti nga viti 1994 ishte antar i Kryesise se PRSH-s Dega ne Zvicer, dhe mori pjese aktive ne organizimin e sajë, në mërgim bashkveproj ngushtë me Sali Sadikun e Harun  Bekën,por kontaktet nuk i munguan edhe me Enver Hadrin.Ndërsa lidhjet  e tij me Kosovën i mbajti konstante e të   pashkeputura, dhe ishte njeri që më se miri i dinte hapat në drejtim të  organizimit dhe armatimit të  krahut të  luftës, që padyshim i takonte edhe PRSH-ja me celulat e saja. Ne këte drejtim, celula ku benin pjese vellezerit Balaj, ishte njera ndër më të  perparuarat pikerisht me kontributin e Xhevdetit dhe babës së tij Musë Mehmetit.

Fillimin e aksioneve te UÇK-s, si shumë të  tjerë edhe Xhevdeti e priti si sihariqin me të  mirë, aq me parë kur e dinte që ne radhët e tyre ishin rreshtuar edhe vellezerit e tij, nder të  cilët Ganiu,Rrustemi e Xhaferi ku,dalloheshin dhe ishin të parët  me aktivet në  Isniq e rrethinë dhe ishin shtylla te forta te Shtabit të  Dukagjinit të  vendosur në Gllogjan.Për këte në fillim të vitit 1998 Daut Haradinaj thot;erdha në kullën tuaj të formojë celulat e UÇK-së,dhe ato celula i gjeta të formuara.

Data e 13 qershorit e  vitit 1998 do të  mbetet si ditë e shënuar  dhe e paharruar per familjen Bala, per shokët dhe bashkeluftarët e tyre, sepse në këte ditë ranë për të rilindur përseri dy vëllezërit e Xhevdetit; Gani dhe Xhafer Bala, dy luftar më të parët në këte fshat,ushtarë dhe themelues të parë të celulave të UÇK-s,pertej bistrice,por kjo humbje e madhe në mënyrë te veçantë  e goditi Xhevdetin, i cili ishte shumë  i lidhur me te dytë,me Ganiun që  e kishte si prind e mësues  ne veprimtarinë e tij, e Xhaferin që e pati si nxënës dhe e kishte ledhatuar si vëllain e vogël, prandaj edhe emrin e Xhfës së vogël  e mbajti gjithë kohën si emer të vetin në rrjetet sociale. Ky ishte Xhevdeti, i urtë por edhe shperthyes kur e kërkonte nevoja e vendi. Iku në moshën metë  mirë, ai do t‘ju mungojë të  gjithë atyre qe e njohën, natyrisht familjes dhe Çlirimtarit, djalit te tij, me se shumti, por do t‘na mungojë  edhe ne shokëve të  punës dhe veprimtarisë atdhetare që patem fatin ta njohim.Jam krenarë dhe i lumtur që pata fatin të jem afër e shumë afër  vëllezërve Bala në bashkimin e mendjës,ideve,dhe akteve modeste në kuadër të çlirimit dhe bashkimit të trojeve tona!

Rroftë sot e mot kujtimi për jetën dhe veprën e Xhevdet Balaj

Nder dhe lavdi dëshmorëve të Atdheut!

 

Mergim 18.05.2022.

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …