Sabri Tunç Angili: Dronët “Bayraktar TB-2 nuk kanë qenë donacion por kanë ardhur si rezultat i një marrëveshjeje

Sabri Tunç Angili: Dërgimi i dronëve “Bayraktar TB-2” në Kosovë, ishte rezultat i një marrëveshjeje dhe jo një donacion

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, tha se  dronët “Bayraktar TB-2” në Kosovë, janë rezultat i një marrëveshjeje dhe jo i një donacioni. Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth ardhjes së dronëve në Kosovë por shprehu pakënaqësitë e imazhit të Turqisë pas ardhjes së dronëve. Një marrëveshje, nuk është një donacion. Turqia është partnere strategjike e Kosovës. Përveç në fushën e mbrojtjes, me Kosovën ka bashkëpunim edhe në sferën ekonomike. Për të qenë një partner strategjik do të thotë të zhvilloni të gjitha fushat, edhe atë të mbrojtjes. Por në Kosovë ne e kemi të zhvilluar, të rëndësishëm edhe bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi investime në sektorë të ndryshëm, në banka, në aeroport, në distribucionin e rrymës, në prodhim dhe kompanitë turke edhe rrisim punën  në Kosovë. Investimet në Kosovë janë 10 për qind e investimeve tona në Ballkan. Vitin e kaluar Turqia është bërë partneri numër 1 i Kosovës dhe ne dëshirojmë të kemi bashkëpunim ekonomik e tregtar, kjo është e rëndësishme për ne, tha mes tjerash ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Kontrolloni gjithashtu

Radha e re e takimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi planifikohet të mbahet më 24 tetor, në Bruksel

Javën e ardhshme, më 24 tetor, pritet të zhvillohet takimi, në kuadër të dialogut për …