leoni

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha për Anadolu se votimi në Kosovë u zhvillua më 6 dhe 7 maj

Sabri Tunç Angjili, duke folur lidhur me tensionet Kosovë-Serbi, thotë se çështja nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm me dialog

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angjili, ka folur lidhur me tensionet Kosovë-Serbi, duke thënë se “ky problem nuk ka zgjidhje ushtarake, por mund të zgjidhet me dialog”. Ambasadori Angili bëri vlerësime për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet tregtare Turqi-Kosovë dhe regjistrimin e popullsisë që pritet të bëhet në Kosovë në muajin prill 2024. Ai tha se po vazhdon punën e tij me një agjendë intensive në Kosovë, ku ka bërë afër një vjet punë. “Nuk më duket sikur jam në një vend të huaj. Ndër vendet ku kam punuar deri më tani, Kosova për mua është vendi më i afërt me Turqinë në aspektin kulturor, për sa i përket këndvështrimit të njerëzve për jetën, madje edhe në aspektin e traditës së ushqimit dhe gjeografisë”, tha ai, për Agjencinë turke të lajmeve Anadolu.  “Politika jonë është e qartë, ne po përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie të barabarta dhe të bazuara në përfitime reciproke me të gjithë në Ballkan. Kjo është e njëjta gjë për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit. Si e tillë, kjo forcon pozicionin e Turqisë si një aktor i besueshëm”, tha ai. Angili theksoi se Turqia po bën diplomaci intensive në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së shpërndarjes së energjisë elektrike që është duke vazhduar që nga viti 1999 në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …