Ishin tre kolosët e mëdhenj!
Ata morën udhëheqjen e organizatës së fshehur atdhetare Fadil Vata Afrim Zhitia Fari Fazliu.
Më 10-11 qershor 1988 në Prishtinë Mirë është t’i përmendemi edhe disa hero që i kemi të gjallë se kjo veti negative e popullit tonë të shumë vuajtur nën pushtim, që nuk kemi guxuar të ju shpalosim vlerat e të gjallëve nga pasojat e pushtuesit si dhe nga një dyshim i bazuar se sa janë gjallë mund të tradhtojnë?!
Por edhe nëse do të ndodhë si që ndodhë ndonjëherë i shkel vlerat e veta edhe ato duhet than sa është në jetë. Apeloi pasi që jemi në liri të i aplikojmë këto standarde qe i ka bota. Jo vetëm pas vdekjes të ju njohim meritat njerëzve. E humbim motivin të brezat e ardhshëm, që njerëzit të shpërfaqin heroizmin e tyre në jetë sepse ua mohojmë pa të drejtë. Këta tre kolosët e mëdhenj e riorganizuan Komitetin e OML-së në nivel të Kosovës dhe viseve shqiptare nën okupim.
Ky riorganizim erdhi si rezultat i ndërhyrjes nga organet e atëhershme të Shqipërisë mëmë,dhe ndërlidhja nga jashtë-vendit e degës së organizatës. Nga Shaban Muja ju bahet lidhja mes Fadil Vates, Afrim Zhitisë, Fari Fazliut, Ahmet Haxhiut, Bardhyl Mahmutit, Ramadan Avdiut e të tjerëve, të cilët mbollën farën e lirisë dhe trasuan rrugën revolucionare e çlirimtare.
Prandaj nuk mjafton vetëm t’ i kujtojmë por duhet t’ i respektojmë, vlerësojmë dhe duhet që t’i kultivojmë vlerat e atdhetarizmit e shembullit të rezistencës e të sakrificës personale për atë të përgjithshmen për lirinë e popullit e të atdheut.
Ky shkrim u hartua me rastin e përvjetorit të Heroit, Fadil Vata.