A duhet harruar së kërkuari vizat. Mendoj se duhet pushuar së kërkuari vizat.
1 Sa ma shumë që ne po përpiqemi për t’i bindur evropianet ata tallen më shumë e na konsiderojnë të pa dinjitetshëm.
2 Në zakonin tonë ka qenë dhe është me hapur derën mikut me i thanë urdhëro si në shtëpinë tënde.
3 Kurrë se kem pas zakon ta lusim tjetrin të na pranoi në shtëpinë e tij me vije keq këta qeveritaret nxihen ngushtë para tyre dhe para popullit pse nuk bahen vizat?! Po ju nuk e keni ketë punë në dorë. Sa ma par që hiqni dorë nga lutjet kthehuni e i bëni mirë punët e shtëpisë do te jeni ma të respektuar nga të huajt.
4 Ne nuk ishim as nuk jem në luftë me Evropën, si kem asgjë borxh përkundrazi Evropa na ndau e na mohoi e përbuzi gjatë tanë historisë.
A nuk e di këtë Evropa të gjitha vendimet në dëm të shqiptareve janë marr nga kjo Evropë nga baballarët dhe gjyshërit e këtyre te sotmëve. Edhe se ne lehtë mashtrohemi se tani ashtë tjetër kohë, dhe kanë ndryshuar gjërat kot e kemi edhe pse dëshirojmë nuk mundemi ta shtyjmë të ndryshoi qëndrimet Evropa karshi nesh me gjithsej me të drejt kem menduar se u tepruar ndaj neve shqiptareve dhe do të korrigjojnë veprimet historike karshi nesh se vërtetë e pa shembullt për njerëzimin si janë zhvilluar nga apo me pëlqimin e Evropës politikat anti-shqiptare?! Mohim i gjuhës mohim i kombit mohim i territoreve dhe ndarja e tyre. Ne shqiptarët ta kuptojmë njëherë e mirë të fuqizojmë vetveten,ta duamë vetveten të bëhemi faktor me peshë për paqen dhe luftën. Të jem të rëndësishëm në ekonomi diplomaci.
Të kem udhëheqje të mirë të jem të dinjitetshëm. Jemi të rreshtuar mirë në kolonën me Amerikën fuqi kryesore e botes. Të hymë në NATO dhe të na kuptoi bota se jemi të zotë për vete dhe për të tjerët edhe mundemi me prish shumë por edhe me ndreq shumë. Kjo detyron jo vetëm Evropën por edhe armiqtë Serbinë, Rusinë të mendoj mirë kur është fjala për Kosovën. Pastaj po ja heqim dushkun pse të harxhojmë energji për viza edhe ashtu shkuan krejt të rinjtë qeveritaret parlamentaret pushtetarët s’po e kanë problem për vizat. Tani ka filluar nevoja të na kthehen nga jashtë ne këtu në Suharekë 60% i kem jashtë vendit! Një merak po më jetë me ja mush mendjen Kryeministrit Ramush Haradinajt të vendos masën e reciprocitetit me Evropën mos të vinë e shkojnë sa herë donë i shëtitin pantollanat nëpër trojet tona. Jo për tjetër po t’ju kishim marr parë për viza si që na marrin neve. Dhe janë shumë të tillë që kullosin pa lejen e askujt në livadhet tona. Shumë ma shumë do te kemi konsiderata të ju tregojmë se këtu ka zot shtëpie.
Turp, nuk mundemi ti dëgjojmë ma hipokrizitë e tyre se si plotësoj kemi kushtet se s’jemi bashkë të përshtatshëm e s’jemi bash të disiplinuar e po ua prishkemi rehahatin e Evropjanve?! Këta si duket ne mbajnë inatet e Ilirisë kurë të paret tanë ndërtonin boten e civilizuar të parët e këtyre haninë rrënje këta u pasuruan me pushtime barbare e koloni të shumta dhe tani na shesin mëndë si kultura oksidentale qenka mbi të gjitha. Për ne as Oksidentalistet as orientalistet. Ne kemi kulturën ton autoktone Iliro Pellazge. Të jemi vetvetja te jem me dinjitete të jemi me peshë e të fort do të na lusin për miqësi.