Sadik Halitjaha: Ajo që ndodhi në Shqipëri nuk është protestë, as demonstratë

Ajo që  ndodhi në Shqipëri nuk është protestë, as demonstratë! Prandaj, kufizimi i urdhërave për policinë e Shtetit është gabim dhe përgjegjësi ndaj tyre dhe sigurisë, si dhe është kundër kushtetutës për mundësitë e mbrojtjes së Atdheut! Mbrojtja e shtetit, institucioneve, pronave dhe njerëzve është detyrë e strukturave të shtetit dhe çdo qytetari shqiptar! Kur palët e uliganëve thërrasin për mosbindje, që do të thotë shkelje e ligjeve, ata veprojnë për anarki, për të djegur Shqipërinë vetëm për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme! Si mund të lejohet protesta për ata që nuk respektojnë asnjë normë ligjore dhe rregullash të protestave, ata që thirrin për shkatërrimin e shtetit! Në këtë rast, është rrezikuar siguria e shtetit, pronat dhe siguria e rendit dhe e qytetarëve! Sa masa janë marrë nga strukturat e sigurisë së shtetit, sa mbrohet jeta dhe shëndeti i policisë dhe i popullatës së pa fajshme! Saloja ka për të mbrojtur që të mos burgoset! Po, çfarë kanë këta huliganë që e urrejnë Shqipërinë aq shumë sa duan ta shkatërrojnë! Nëse duan pushtet, duhet të fitohen në votime; me atë që bëjnë këta, ata i largojnë qytetarët e ndershmërisë dhe të paanshmërisë, ata vënë në rrezik shumë! Është e qartë se ata duan të kthejnë gjendjen e vitit 1997, kur Shqipëria humbi mundësinë për të ruajtur sovranitetin! Kur Italia, me misionin e saj Pelikani, siguroi ruajtjen dhe funksionimin e shtetit shqiptar! Ata që nuk mund ta marrin pushtetin me meritë dhe vota mbështetëse, kanë më pak shans ta marrin pushtetin në mënyrë të paligjshme në Shqipërinë e kallur!”

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …