leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: AJO QË NUK U REALIZUA NË VITIN 2001 NË MARRËVESHJEN PËR NDALIMIN E LUFTËS

Duhet të bëhet tani, po e them ashtu siç e thoshte dikur i Madhi Ukshin Hoti: “O bëre, o vdis!”

Fati i mbi një milion shqiptarëve nuk guxon të lihet në dorën e sllavo-maqedonasve barbarë!
Sa herë që ju vjen mundësia, ata duan t’i përsekutojnë shqiptarët duke u ndaluar gjuhën dhe të drejtat elementare të garantuara nga ligjet dhe normat ndërkombëtare!

Sllavo-maqedonasit gjithmonë bënë përsekutime e padrejtësi të shumta mbi shqiptarët në të kaluarën. Provuan edhe tani, duke tentuar të ndryshojnë Kushtetutën në dëm të shqiptarëve!
Ne, pasi që nuk dëshirojmë të përsëritet e kaluara dhe nuk duam ta rikthejmë vitin 2001, ju themi fuqishëm sllavo-maqedonasve bastardë, të tjetërsuar nga dardanët në sllavë:
“Ne, shqiptarët, nuk mund t’ju durojmë pafundësisht!”

Kërkesat legjitime që na takojnë duhet t’i publikojmë, t’i proklamojmë dhe t’i koordinojmë me përkrahjen e aleatëve anglo-amerikanë. Duke i ngritur në përpjekjet maksimale në çdo mënyrë, ato duhet të realizohen nga vendësit shqiptarë, ndërsa shteti i Shqipërisë, bashkë me shtetin e Kosovës dhe aleatët, duhet t’i ndihmojnë në të gjitha mënyrat që u duhen shqiptarëve të Iliridës në Maqedoninë e Veriut, në shtetin e përbashkët shqiptaro-maqedonas!

Ju themi që tani jemi shumë më të fuqishëm se ju, por nuk jemi si ju. Ne, me përpjekjet për lirinë tonë, nuk ua marrim lirinë të tjerëve, por ju heqim shkopin nga dora pushtuese!
Kështu ishim gjatë gjithë të kaluarës në historinë tonë, kështu jemi edhe tani. Veqse tani s’mundemi më ta durojmë pushtimin!

Këtë duhet ta dini mirë. Pikërisht për këtë e bëmë marrëveshjen e vitit 2001 në Ohër. Ju po e shkelni në çdo kohë e mënyrë, duke menduar se mundeni të na shtypni!
Ne nuk e duam luftën, por nëse na e impononi, mos thoni pastaj “lele mojko”. Nëse nuk mund ta duroni barazinë, po ndahemi. Nëse Maqedonia e Veriut nuk mund të qëndrojë në këmbë pa shqiptarët, mos mendoni se ne duhet t’ju mbajmë me paterica!

Ne nuk jemi për ta shkatërruar shtetin e Maqedonisë së Veriut!
Kuptojeni seriozisht që nuk bëhemi kurban për ju!

Dalim në referendume të ndara, i pyesim popullin shqiptar dhe maqedonas dhe, në bazë të këtij referendumi, e krijojmë Federatën Shqiptaro-Maqedonase.
I formojmë dy republika: Republikën e Shqiptarëve – Ilirida dhe atë maqedonase – Ilindeni (apo si e quani ju?).
Këto dy republika të jenë në federatën e shtetit të Maqedonisë së Veriut, bashkë me minoritetet e tjera, duke pasur të drejta të barabarta për të gjithë banorët në Maqedoni. Secila republikë të ketë institucionet dhe strukturat e veta shtetërore, nga baza deri në qendër.

Institucionet qendrore të funksionojnë me parlamentin e dy niveleve dhe me qeverisje me rotacion!
Nëse as me këtë nuk pajtoheni, atëherë po ndahemi si Çekia dhe Sllovakia!

Nëse edhe kështu nuk doni, do të thotë që përfundimisht doni të jeni pushtues mbi shqiptarët!
Mos harroni, ne jemi shtatë milionë shqiptarë dhe nuk mund të sakrifikojmë mbi një milion për shkak të hegjemonisë tuaj pushtuese!
Mos e riktheni luftën e paprovokuar, mos na provokoni, sepse më keq bëhet për ju sesa për ne!

Kuptojeni se ka vdekur përgjithmonë ideja që mund të mbani shqiptarët nën pushtim e diskriminim!
Mjaft është mjaft! Mos bëni salto mortale!

Ne jemi në vendin tonë dhe në të drejtën tonë për liri e pavarësi, pa ia cenuar askujt lirinë.
Ne nuk po provokojmë luftë, por luftën që po e riktheni ju, do ta digjni vetë në të!

Rroftë populli i lirë shqiptar, në paqe me të tjerët!

13 dhjetor 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për debat publik lidhur me rinegociimin e Marrëveshjes së Ohrit është absurd

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Gostivar, Kryetari Ali Ahmeti dënoi ashpër vendimin e Gjykatës …