leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Asociacioni nuk duhet të pranohet në baza etnike!

Kosova me 3% jo shqiptarë është përkufizuar me Kushtetutë:

Kosova është Shtet multi-etnik!

Si ka mundësi të krijohet një entitet brenda Kosovës një etnik (Bashkimi i Serbëve)!

As Asociacioni me kompetenca ekzekutive apo pa kompetenca!

Do të është baras me Ndarjen e këtyre komunave të veriut, tani apo pas pak viteve!

Më e keçja, pse s ’është bërë deri tash shtruarja me seriozitet e Kosovës Lindore! Preshevë, Bujanovc e Medvegjë për dialog!

Duhet me ç’do kusht të kërkohet zgjidhja e Luginës në të njëjtën kohë në ketë marrëveshje!

Duhet të kërkohet pjesëmarrja e një përfaqësuesi nga Kosova Lindore në dialog!

Sa i përket ndërrimit të territoreve?

Në radhë të parë Kosova s’është anëtare e OKB-s dhe nuk është e barabartë me Serbinë si dy Shtete që njohin njëra tjetrën dhe mund t’i  korrigjojnë kufijtë!

Së pari duhet ta njoh Serbia Kosovën shtet të pavarur!

Pastaj për ç’do marrëveshje të mundur duhet të jetë garantë e zbatueshmërisë, SHBA-ja!

Për ndryshe në asnjë mënyrë nuk guxojmë t’i lëvizim mbrapsht gjerat!

Gjithmonë duhet të hiqet me hapat e duhur, të bëhet njohja pastaj të diskutohet për koncesione apo ndryshime!

Nuk guxojmë të lëvizim

  1. Nga Kushtetuta!
  2. Nga projekti i Ahtisarit
  3. Nga Vendimi i GJND!

Këto tri shtylla nuk guxojnë të preken!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …