leoni

Sadik Halitjaha: Festa në luftë, në vend të dekorimeve, i kishim plagët dekorata!

Sadik Halitjaha: Batalioni i Budakovës – Lavdi e historisë

Kompania e katërt shtrihej në Vraniq, Buzhalë, Llugagji, Bukosh deri në Reqan. Në fillim ishte komandant Rexhë Kepa, pastaj Izet Buzhala, dhe pas tij komandant Shaban Gashi deri në fund të luftës. Në fillim të gushtit 1998, u krijua një kompani në Vraniq me kërkesën dhe përgatitjen nga komandanti i batalionit. Komandant u emërua Adem Kolgeci, e më vonë komandant Zaim Muqa deri në rënien e tij dëshmor. Pas 30 shtatorit, u krijua një kompani në fshatin Grejkoc me komandant Tahir Zenelaj.

Kjo do të thotë se ky batalion kishte de fakto pesë kompani nën komandën e vetme, si dhe njësitë e veçanta të lartpërmendura. Në fund të nëntorit 1998, pasi unë, Sadik Halitjaha, komandant i këtij batalioni, u emërova zv.komandant i ZOP, komandant i këtij batalioni të II-të u emërua Fehmi Berisha deri në fund të luftës. Ky batalion ishte sa një brigadë e madhe, me 700 luftëtarë, ndërsa brigadat luftarake zakonisht janë më të vogla në kohë lufte, në miniaturë për operacionet më efektive luftarake e mobile. Por ne, nga modestia, nuk e kemi quajtur brigadë apo zonë. Siç e quajti nënzonë me dyqind e gjashtëdhjetë ushtarë Neredimja.

Luftëtarët për zonën e Neredimës për dy muaj gati i përgatitëm ne në Papaz dhe pastaj i dërguam në Mallopolc. Kjo njësi e ka fillimin në Papaz, nën ombrellën e Batalionit të Budakovës. E veçanta e këtij batalioni është se kurrë nuk u zvogëlua as nuk u shpërnda, por u rrit vazhdimisht deri në fund të luftës dhe nuk pati asnjë dezertim. Edhe atëherë kur kemi mbetur vetëm ne dhe njësia e Gurit dhe e Shukri Bujës, ruajtëm vazhdimësinë e luftës duke u përballur gjatë gjithë kohës me forcat armike, por gjithnjë me fitore.

Batalioni bëri mbi 10 beteja me fitore! Tri në Krushic, Mohlan, dy në Buzhal, një në Bukosh, dy në Luboc, në ndihmë të njësisë D.V. nën komandën e Mefailit dhe të Gurit njësia diverzanto-vëzhguese. Si dhe luftë të suksesshme bashkë me njësinë D.V. komandant Gurin, Mefail Elshanin, në luftën e Reçakut, një betejë katërditore! Dy beteja mbi Maqitev, duke iu marrë pozicionet në Rokopeq armikut, si dhe flamurin dhe municionin! Po ashtu, te Guri i Dollocit i vrarë një oficer dhe shumë ushtarë! Te Guri i Kuq rrëzuam helikopterin e milicisë armike!

Ofensiva e fundit deri në çlirimin e Kosovës zgjati plot 46 ditë e natë pa ndërprerë! Serbo-sllavët u vranë me qindra ushtarë. Vetëm në rajonin e Therandës u kemi vrarë 172 oficerë e nënoficerë, përveç ushtarëve, milicëve, mercenarëve dhe paramilitarëve! Vramë komandantin e tyre për Therandë (Suharekë) – Bobanin. Si dhe u shkatërruam shumë teknikë luftarake: helikopter, tanke, autoblinda, kamionë, pizgauer, praga e të tjerë!

Ky ishte batalioni më i lavdishëm i luftës për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian kundërshton tri projektligjet që pritet të miratohen në Kuvendin e Kosovës

BE-ja në Kosovë vëren me keqardhje se tri projektligje të planifikuara për lexim të dytë …