Sadik Halitjaha: Festa në luftë, në vend të dekorimeve, i kishim plagët dekorata!

Sadik Halitjaha: Betejat e shtatorit 1998 dhe ofensiva gjithëpërfshirëse! I

Data 22.09.1998 ditë e martë kohë me riga shiu. Tani Batalioni i -II- i br.123 ishte fuqizuar dhe kompletuar si me luftëtarë ashtu edhe me të gjitha llojet e armëve të këmbësorisë. Ishte njësi e kompletuar krahasuar me shumë të tjerat që ishin shpartalluar e shndërruar në grupe të vogla mobile. Batalioni ishte me territor të gjerë që e kontrollonte. Nga Llanishti, Grejqevci ku ishin njësia D. Vëzhguese, vazhdonte përkufizimi Papaz, Dardhisht e Epërme, Mohlan, Dardhisht e Poshtme. Të vendi i quajtur Stanet e Budakoves përreth Bukoshit, Llugagjive të shtëpia e Faikut deri në Qukë të Vraniqit  nga aty deri në Rrakopeq të Gurët e Tahirit, Guri i Kuq e Guri i Dellocit dhe në bjëshket e Mushtishtit si dhe nga Buzhala deri të lagjja e Hoxhëve në krye të Budakoves e në Llanisht. Një skuadër në Padesh dhe dy skuadra në bjeshkët mbi Mushtishtit në Grejkoc deri në Muzhlak e Kabash. Do të thotë në strukturë i kishte katër kompani e tri skuadra, plus policinë ushtarake-PU- kishte dy ambulanta mjekësore dhe spitalin ushtarak në Buzhalë. Shtabi i vendosur  të Palusht, furra kuzhinat, dy rezervar të mëdhenjë me karburante në hyrje të Budakovës të mbuluara me shumë dhe në lugun nën shtëpinë e Idriz Palushit nën rrugën kryesore. Njësia speciale operonte në ketë teren si dhe togu i rojave të objekteve të rëndësisë së veçantë i komanduar nga Reshat Halitjaha.

Me 22 shtator rreth orës 8 në mëngjes me njofton një korrier i dërguar  nga Komandanti i kompanisë së -IV- Shaban Gashi, kjo kompani shtrihej përskaj Bukoshit e para Buzhaleës te shtëpia e Faikut deri në Qukë të Vraniqit. Thotë korieri se ka ardhur dikush me u takuar me ty në komandën e kësaj kompanie në Bukosh. Mirë i thash nisem edhe një orë ashtu edhe unë kam lenë një takim ora 11 aty  duhet me ardhur kryesja e fshatit Mushtisht. Pasi i ndava shumë detyra në shtab dhe disa porosi e municion për në togun e Aqif Kadrisë dhe në piken mbi Mohlan. Nisem me dy shoqërues për në Bukosh. Kur hy në komandën e kësaj kompanie me presin disa ushtarë, rreth 20, ndërsa të tjerët ishin në pozicione, kur hy brenda shoh se kishte ardhur Kurtesh Fandaj dhe Ukë Bytyqi bashkë me dy ushtar që i kishin me veti. U përshëndetem dhe pimë kafe filloj biseda rreth gjendjes qe kemi në Batallonin e II, unë para se ti njoftoi pyeta në çfarë cilësie jeni ardhur Uka tha Kurteshin e kanë caktuar komandantë Brigade mirë thamë po ku asht tani Agim Kuqi ishte caktuar ato ditë kur dezertuan komanda e brigadës 123. Ky  Agimi u patë caktuar nga Bislim Zyrapi ish-Shef i SH.P? Po edhe Agimi ka shkuar! Po si pyeta me habi ai ishte një luftëtar trim dhe u caktuar kom. për dy brigadat 123-122. Tani filloj biseda këshilluese e Kurteshit dhe e Ukes me këshillonin të mos sulmonim këto ditë pasi ishin rrethana të disfavorshme për UÇK-në. Pasi batalioni i parë dhe i tretë kishin mbet sa çereku i batallonit të II-të. Pos disa grupeve të ushtarëve trima që nuk i kanë dorëzuar armët dhe vepronin në grupe pa pyetur për komanden dezertuese, një pjesë kishin ardhur dhe ju kishin bashkuar batalionit të -II-. Por s’ishte veç kjo sikur shumë kishin ra në pesimizëm dhe ishin të fiksuar deri në panik. Sikur prisnin diçka një fund të luftës, një dorëzim çka që shumë u indinjova. Ndërkohë erdhën kryesia e fshatit Mushtisht, Halit Demiri kryetar i fshatit, Shaqir Mala, Seat Haliti, Hajrush Behluli me duket edhe Mehmet Mustafa i cili ishte komandant i logjistikes në kompaninë e tretë në Maqitevë.

Ata kishin ardhur të me njoftonin të i tërheq luftëtaret nga bjeshkët e Mushtishtit pasi që fshati ishte me popullsi dy etnike dhe asht bërë e pa durueshme dhe e rrezikshme për Serbet e fshatit. Tani pasi ti na i ke sjellur armët në çdo lagje shqiptare ne vetëmbrohemi thanë ata. Thash jo jo vetëm luftëtaret e batalionin situatën, por duhet me u kujdes të i fuqizoni ju civilet me ushqim që mos të futen ata në fshat, unë kam ndërmend ta shtoj numrin do ta kompletoj togun. Haliti tha unë një ditë në javë ju dërgoj personalisht ushqim, pastaj të të pestit u deklaruan që një herë në javë do te dërgonin ushqim te luftëtaret. Dola dhe i përcolla në përcjellje Haliti tha ne erdhëm me e bindur komandantin me i larguar luftëtaret? Tani morëm obligime të gjithë, filluan te qeshin, për të qeshur tha Haliti e (bindem komandantin). Ndër kohë vjen një luftëtar i togut vëzhgues që e kishte dërguar komandanti i këtij togu Sevdi Kadrija. Komandant kemi informacion se po vijën shumë forca armike  drejt pozicioneve tona. Shpejt ju thash të  largoheshin, kryesisë së fshatit Mushtisht dhe hyra në komandë të kompanisë së -IV- i alarmova! Shabani thirri ushtaret rezervë dhe i dërgoj në përforcim të pozicioneve. Ndërsa Kurteshit e Ukes ju thash ejani me mua, kaluam pozicionet e Bukoshit duke i porositur ushtaret të janë në gjendje gatishmërie edhe se llogaritësha përballja do te bëhej në Dardhisht e mbi Mohlan. Shpejt arritëm të skuadra Hysen Gegës, i pash se ishin informuar ushtarët dhe ishin në pozicione. Si e kem gjendjen pyes bacen Hysen, mir tha komandant unë nga këtu shof edhe rrugën drejt Savroves dhe drejt Mushtishtit. Mirë i thash  mos i zbuloni pozicionet  para kohe, për çdo gjë me njofto jam te shtëpia e Beqir Gashit, do te jam në Dardhisht. Shkuam deri aty dhe dërgova njërin nga shoqëruesit e mijë të i njoftoj  luftëtaret në pozicione pa përhapur panik piken mbi Dardhisht mbi Mohlan e deri nën Dardhisht të Epërme të Aqif Kadrija e të Zenuni, vet ne u pozicionuam afër shtëpi të Beqir Gashit nga aty mundë të shifsha shtatëdhjetë përqind fushë betejën që do të zhvillohej. Edhe kisha një qëllim, ne ishim  pesë apo gjashtë luftëtar mundnim të i ndihmojmë dy krahët e pikave dhe mbronim rrugën gjarpërore që shkonte nga rruga kryesore që shkon për Mohlan. Kjo rrugë  ku ne e ndalonim, kalonte në drejtim të Budakovës dhe mundnin të hynin me autoblinda e pizgauera deri të Sharra e Xhafer Gashit.

Ndërkohë mora informacionin e plot se nga Prizreni ishin nisur 10 Tanksa një Prag, Katër kamion, tri autoblinda, dy pizgauer dhe një Autobus me armiq. Ishin shumë por ne ishim mirë të pozicionuar dhe me armë e municion të mjaftueshëm. Njoftova Kurteshin dhe Uken, e pashë se u tremben shumë por nuk ju ra shumë me prit filloi dalja e atyre forcave rrugës nga Suhareka mbi Reqan në drejtim të Budakoves drejt në pozicionet tona. Dulen të ara e Qerimit ishte një pozitë dhe hapësirë ku mund të pozicionoheshin. Aty pakë ishin armët  tona nga pozicionet që mund të i arrinin. Kundër ajrori -gulinovi-snajperat-Topi 75 mm dhe minahedhësit gjë që në i kishim  këto armë. Pra ishte një distancë rreth 500-600 metra në vij ajrore dhe nuk kishim nevojë të i zbulonim pozicionet tona. Ata banë disa lëvizje provokuese, por nuk gjuajtën me asnjë armë.

Pas nja 30 minuta sjellje me tanksa duke tymosur e duke treguar muskujt filluan të ktheheshin pa hapur zjarr. Kjo ishte sipas meje një tregim force një provë për të testuar gatishmërinë tonë për të u përballur me  ne, në këtë rast armiqtë  vrenjten mobilizimin dhe pozicionet tona me luftëtar shumë  dhe gjendje të gatishmërie. Kur ata filluan të tërhiqeshin  në drejtim nga kishin ardhur. Vëzhguesit tanë bien në kontakt fizik me vëzhguesit e tyre që kishin depërtuar kogja thellë. Pararoja jon hapi zjarr me tre katër rafalë të shkurta dhe nga ata një rafal i plot, mirëpo vazhduan rafalët nga tanët, gjë që saktë dalloheshin krismat tona tani kishim përvojë lufte. Krismat tona me rafalë të shkurta dhe baruti i thar krismat ma te theksuara. Ndërsa armiqtë rafalë të pa ndërprera dhe krismat e tyre me ma pak zë e si të shurdhuar krismat. kështu që saktësisht kuptova ishte në favorin ton kjo përleshje me armë. Thirra në radiolidhje grupin vëzhgues dhe i pyeta: E jona djem? Përgjigjja e jona! ju lumtë! Kurteshi, Uka e tani ishte edhe Shabani që kishte ardhur . Cka është kjo me pyeten thash shkurt luftëtaret tanë kanë vra armiq! Po përse ata nuk gjuajtën po tërhiqen? Tash kthehen qesha dhe thash jo nuk kthehen sot nesër ka mundësi. O i keni hidhëruar kanë me ju shkatërrua thotë Uka! Kurteshi tha po ne folëm te mos i sulmojmë! Ehe thash nuk erdhën për të u përshëndetur dhe sa për atë që nervozohen e bahen agresiv se kem mendjen të miqësohemi me ta. U kthyen ma vonë skuadra vëzhguese dhe treguan  që dy armiq i kishin vra!Pasi  që forcat armike u kthen në drejtim të  Suharekës,ne u mërzitem në shiun që kishte filluar të ndalet por ishim shumë të lagur. Dhashë urdhër të përgjysmohen forcat në pozicione dhe të bahen ndërrimet që të i thajnë  rrobat luftëtaret dhe logjistikes i kërkova  të gjejnë shatorë (çadra) e ti prenë për secilin ushtar që duhet të mbetet në pozicione. Ne shkuam në Oden e Haxhi Sallaukes dhe aty i thamë rrobat rreth kaftorrit të ndezur, njëkohësisht vazhdoj biseda duhej apo nuk duhej të vriteshin armiqtë. Mua nuk me bënin pershtypje isha shumë i kënaqur ndërsa Shabani u kyç në bisedë o bir! Duke ju drejtua Ukes dhe Kurteshit ju a e kuptuat se tanët i vranë, apo  mendoni se tanët janë vra?! Po po ju tregojnë nesër qa kanë me ju bë Kurreshi. Unë qesha me ironi pse a hera e par është kjo, ne tanë herët i kem kthyer me bisht nën këmbë. Nuk e kem ndërmend të krijojmë miqësi e të sillemi but,kuptuat apo jo. Rrini këtu sonte e shini ç’ndodh nesër ju thash! Jo jo duhet te shkojmë thanë! Shabani qeshi dhe beri me gjeste se po frikohen. Mirë i thash Shaban përcilli këta dhe u ndamë në rrugë para shtëpisë së Haxhi Sallaukes që na luti me zemer të na jepte darkë e ne nuk pranuam, ata nguteshin me ikur ndërsa ne e kishim darken në kuzhinë afër shtabit. Kah  mesnata mora disa shtator çadra personale me ju dërguar luftëtarëve, edhe përse shiu ishte ndalur por kishte luftëtar me rroba të lagura e duhej deri në mëngjes të bënin roje në pikë.

Me 23 Shtator ishte  e mërkure ditë me vranësira ditë mobilizuese  për gjithë batalionin dhe ishte në favorin tonë, nga gjendja klimatike dhe pozita ku do te zhvillohej beteja. Nuk kishte baltë e as pluhur kjo ishte e mira sepse shpesh nga pluhuri mitrolezet CT. si që i quanim ata me atë tepsinë mbijë bllokonin nga pluhuri,duhej ushtaret të lagnin pozicionet me ujë  që mos bllokoheshin nga pluhuri po ashtu edhe gulinovi bënte shumë pluhur e mund të bllokohej? U  mësuam që me shpejtësi ti tejkalojmë këto pengesa. Ne qëndruam tanë ditën  në nivelin e lartë të gatishmërisë  por nuk pat lëvizje të forcave armike këtë ditë. Në mbrëmje si gjithnjë ishte mbledhja në ora 19. Raportuan komandantet e kompanive e të Policisë si dhe togu vëzhgues. Nuk kishte asgjë të pa zakontë. Me gjithë atë unë kërkova që dita e nesërme të na zbardhë në pozicione sepse isha  i sigurte do të na sulmojnë. kështu u ndamë për të pushuar e në mëngjesin e hershem te jemi gati. At natë fjeta në shtëpinë e Bajram Sallaukes.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …