Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Bisedat e proklamuara nga i dërguari i special i presidentit Trump për siguri

I dërguari Special për siguri në bisedën me Medvedeun rus ka kërkuar ndarjen e Ukrainës sikur dikur të Gjermanisë!
E kemi ditur se Gjermania u nda në Luftën e Dytë Botërore, me akuzën se fashizmi ishte fajtor për luftën dhe dëmet e shkaktuara!
Tani me ç’të drejtë ndahet Ukraina sipas përfaqësuesit special të Presidentit Trump!
Në këtë rast, ja ka huqur keq Trumpi!
Sa për të i kujtuar opinionit këtu, nuk është fajtore Ukraina për luftën që e sulmoi Rusia agresore!
Këtu fajtorë është Rusia, të cilës po duan t’ia japin gjysmën e Ukrainës!
Kjo nuk ka kuptim, përveç nëse shpërblehet Rusia për forcën që ka, si dhe ndëshkohet Ukraina për shkak se nuk ka fuqi ta nxjerrë pushtuesin nga vendi i saj!
Ose ka ndonjë pazar me Rusinë për ndonjë vend tjetër ku Rusia ia ka premtuar Trumpit!
Hipokrizia, poshtërsia kundër të pafajshmëve, nga të fuqishmit s’ka kufi!
Sa kuptohet, do të ketë lufta në vazhdim dhe pushtime e ndryshime të kufijve, dhe harta të reja!
Ne shqiptarët nuk duhet të flejmë as të presim, por të mobilizohemi, të organizohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët ku do që jemi, për t’u fuqizuar dhe mbrojtur me sukses, tokat dhe popullin tonë shqiptarë!
Ta ribashkojmë Shqipërinë!
17 prill 2025
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Bislimi: HESHTJA E "DETYRUAR" E SHQIPTARËVE!

Xhevat Gjini: Parti politike apo parti bosësh e mafiozësh

Shqipëria këndej Drinit (sidomos Republika e Kosovës), populli dhe demokracia e saj po dhunohen si …