leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: BOTË PARADOKSALE

Jetojmë në kohën ku mungon morali, parimet, dhe njerëzorja! Ku anormalëja u bërë normale, ku pa drejtësia ka ngadhënjyer mbi drejtësinë! Ata që duhet ta ruajnë sigurinë, ata e prishin vetë! Duhet një riorganizim urgjent, një këshill i sigurimit me 9 apo 11 anëtarë të barabartë dhe vendimet me 2/3 e votave – kështu funksionon Bota! Këta që ishin të fortët e dalë nga Lufta e Dytë Botërore bënë disa rregulla dhe norma për të ruajtur paqen! E ndanë botën në dy sfera: Lindore dhe Perëndimore! I dhanë vetes të drejtën që ta sundojnë! Filluan të tërhiqen nga qëllimet grabitqare kolonializuese dhe pushtimi i shteteve me luftë! Ndaluan pushtimet dhe kolonializimet me forcë dhe dhunë luftore! Zhvilluan neokolonializmin nën maskën e zhvillimit ekonomik dhe të hapjes drejt globalizmit – kjo ndodhi nga Lufta e Dytë Botërore 1945 deri para një mujori! Deri sa erdhi nevoja për rindarjen e profiteve të kapitalit dhe egosë për gllabrim të popujve dhe shteteve! E para hoqi maskën Rusia dhe filloi pushtimin me luftë të Ukrainës, shtet i pavarur dhe sovran anëtar i OKB-së, pa i mbuluar dhe maskuar qëllimet! Me parimin: “Nuk je nën tutelen time, je armiku im!” Sa do që e kamofloj terminin e luftës, më atë të: Operacion Ushtarak mbi Ukrainën, dhe i jepte të kuptuar Evropës dhe botës së fortë se bën si t’i dojë interesit dhe qefit të tij! Amerika, bashkë me Evropën, u munduan ta mbrojnë Ukrainën – jo për humanitet, por për interes dhe frikë se po e merr Europën Rusia! Një mënyrë tjetër sakrifikuan para dhe armë për të përdorur me keq Zelensky! Kur erdhi në pushtet Trump, e pa sa e pa fuqishme ishte Evropa dhe bota për ta ndalur agresorin, edhe ky hoqi maskën, një shekullor të demokracisë amerikane dhe e gjëvësi shpatën! Unë tha e marr Gazën, Grenoblen, kanalin e Panamasë, pse jo edhe Kanadan kjo vet duhet të i bashkohet Amerikës si shtet i 51 me vullnet apo jo e marrë! Heqja e maskave dhe rikthimi i pushtimeve të shteteve si pas interesave dhe fuqitë i dhanë fund luftës së ftohtë, neokolonializmit, globalizmit dhe respektimit të ligjeve, zakoneve dhe normave të rregullimit deri tanishëm si OKB, GjND, e konventa të shumta për mbrojtjen dhe sigurinë e sovranitetit të shteteve dhe popujve! U prish rendi dhe rregulli i deri tanishëm, filloi ndryshimi! Sjelljet sipas fuqis dhe të të madhëve, pa marrë parasysh normat, konventat dhe ligjet, do të sjellin kahos dhe shkatërrim ndërkombëtar! Do të mbijetojnë vetëm ata që janë në gjendje të mbrohen, të luftojnë, dhe të jenë të gatshëm të vdesin për shtetin, sovranitetin dhe lirin e tyre! Do të krijohen miqësi dhe aleancat e ndryshme, por duhet të kuptohet si partnerë të interesave si në biznes, jo më miqësi klasike tradicionale! Sepse miqtë tanë do të miqësohen me armiqtë tanë! Prandaj duhet të jemi të përgatitur, shumë të përgatitur që të bëhemi faktorë interesash për të tjerët! S’ka më shpresa se do të na mbrojë ky ligj, kjo normë, kjo konventë, apo ky mik! Duhet të fuqizohemi dhe të mbrohemi për të mbijetuar sfidat e rënda që do të kemi përpara në të ardhmen e afërt, sepse s’na pyet njeri a jemi të fajshëm apo të pafajshëm, sepse kanë ndryshuar cilesimet dhe të drejtat, të bashkohemi e të mobilizuar që ta mbrojmë atdheun dhe lirin e popullit! Edhe Europa duhet të ketë statut dhe norma të reja ligjore funksionale, me ligje dhe vendimmarrje me shumicën e votave, dhe të bëhet BE funksionale! Tani rrethanat që po krijohen i thonë luftës përhajër, ndërsa paqës i thonë plasë! Më parë e njohin pushtimin se sa çlirimin! Dikur vijat bëheshin në hartë dhe në zyra, tani vëndet ndahen në terrene dhe shtete si që ndahet me thikë torta në tavolinë! Amerika ja bëri përher sante ato pjesë të Ukrainës, që i dogji, i shkatërroi, e i mori me luftë Rusia! Kanë mbetur pak ditë kur në Mynih mbahet konferenca e Sigurisë, ku posa Amerika, edhe Evropa do të takohet me i dorëzu Rusisë okupator 27% të territorit të Ukrainës! Ndërsa 70% të detit të zi, pasi u rrethuan deti Azo, ndarjet me norma ndërkombëtare, shkojnë si pas normave e rregullave nga bregu në breg, duke caktuar piken e mesit në dertë, pasi e mori Krimen Rusia po i afrohet krejt pak mile tokës së Ukrainës, Rumanisë dhe Bullgarisë, sa që çdo lëvizje është plotësisht nën kontrollin e Rusisë! Absurde krejt kjo bëhet në emër të njëfarë sigurie për Ukrainën! Si mund të ketë paqe dhe siguri me pjesë të okupuara, si dhe garancione që nuk e pushtojnë tërësinë e Ukrainës dhe të shteteve të tjera sipas interesave dhe apetiteve të Rusisë! A eshtë kjo Amerika që i garanton atëherë kur e bindi Ukrainën të ja japë Rusisë armë bërthamore atomike dhe nënndetëse, me një arsenal të madh të armatimit për mbrojtjen e Ukrainës! Duke i thënë se ne do të jemi garant për sovranitetin dhe lirin tuaj! Tani i thonë prapë nuk do të pranoheni në NATO, kurse sigurinë e saj do ta kenë forcat nga Evropa dhe jo Europa që do ta ruajnë paqen në Ukrainën e mbetur! Ukraina, që u sakrifikua dhe u bë digë përballë agresionit rus në mbrojtje të Evropës! Ku mbeten normat, ligjet dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë shtetet sovrane, anëtare të OKB-së, kufijtë dhe liritë e tyre, sovranitetin e garantuar?!
Krejt kjo lojë e matrapazëve të mëdhenj që po i ridizajnojnë hartat e botës në favor të të mëdhenjve!
Kjo lojë dhe këto favore Trampi i dha Putinit për të marrë Gazën, Grenlandën dhe kanalin e Panamasë!
Me marrjen e Gazës, kontrollon Mesdheun dhe kanalin e Suezit!
Kjo tregti e xhambazllakë jo vetëm është mëkat dhe turp, por edhe paradoksale!
Sikur krejt bota tjetër janë dele dhe mish për top!
Kushdo që do të guxojë të hapë gojën dhe thotë të vërtetën është i destinuar të bëhet objekt sulmi dhe shkatërrimi!
Republikat shtetërore që dikur ishin nën një ambrellë – Shtetet e Bashkimit Sovjetik – tani as me votu e as me u deklaruar nuk guxojnë!
Kinës mund t’i lënë Tajvanin si dikur Hong Kongun!
Iranit i thonë “pështy, mos bëj zë,” çka do që ndodhë në Lindjen e Afërt dhe Shtetet Arabe!
Koreja e Veriut mbahet nën mbikëqyrje nga Koreja e Jugut dhe Japonia!
Afrika shfrytëzohet nga Kina dhe Rusia!
Indinë kujdesen mos ta zgjojnë nga gjumi!
Do shtete rreth tyre shumë të këndshme, pse mos t’ia marrë Amerika!
Kanadanë, Meksikën, Brazilin dhe gjithë Amerikën Latine!
Këto Fuqi të mëdha ndalojnë vetëm kur përpiqen të përplasen ndërmjet njëra-tjetrës! Njëra nga Lindja, tjetra nga Perëndimi!
I frigojnë e i trembin popujt dhe shtetet, duke i kërcënuar me armët nukleare e atomike!
Nuk duhet të frigohemi sepse këto bëhen për t’i pushtuar pa rezistencë e pa zhurmë, dhe për ta pranuar lehtë pushtimin!
Askush mos të jetë aq i marrë të mendojë e të besojë se këta që po e shfrytëzojnë botën dhe kanë jetuar aq luksozisht, do të aktivizojnë armët atomike dhe shkatërrojnë edhe vetveten!
Kjo kurrë nuk do të ndodhë!
Rindarja e botës me egoizëm shtazarak dhe me norma e rregulla të xhunglës!
Sa do që na duket njerzimi ka ngritur shkallën e civilizimit, aq më shumë janë shtuar egoizmat dhe sjelljet shtazarake nga të fortët kundër popujve të varfër e të vegjël!
Nuk ka dhe kurrë nuk do të ketë Luftë të Tretë Atomike fatale për gjithë njerëzimin, por ka okupime, pushtime dhe rindarje të vendeve dhe pasurive në mes të mëdhenjve e të fortëve, duke i gllabëruar të vegjlit, të dobëtit, të varfrit e të pafuqishmit!
Ashtu si dhe të gjithë ata që nuk rezistojnë e nuk e mbrojnë vetveten!
Jetojmë në një kohë të keqe ku dominon padrejtësia mbi drejtësinë, antivlerat mbi vlerat, pushtimi dhe marrja e lirisë të gjithëve atyre që nuk e mbrojnë, apo nuk janë të zotë për të ruajtur integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë!
Botë Paradoksale!

12 shkurt 2025
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Behlul Jashari; KOSOVA TË DIELEN E 9 SHKURTIT 2025  NË ZGJEDHJET E NËNTA PARLEMENTARE NË LIRI

-Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 …