Kush punoi dhe kush dëshiron t’ i shohë të gjithë komandantet në burg?. Kush i do vetëm komandant dhe luftëtaret e vdekur?. Të gjithë jemi koshient se kulmi i një politike është lufta. Shumica e udhëheqësve të luftës, shumë gjatë para lufte ishin marrë me politikë aktive, bile shumë aktive dhe me shumë rreziqe sa edhe u mbyllen nëpër burgjet jugosllave u maltertuan dhe u mbyten nga torturat shumë nga ta.
Këta në kohen e luftës së ftoftë mes dy blloqeve të mëdha botërore ESSER dhe NATO ditën të rreshtohen drejt, këta politikan ditën mirë të analizonin dhe mbanin qëndrim të drejt në rreshtimin pas demokracisë perëndimore pas Amerikës duke e pasur përherë synim zgjidhjen kombëtare dhe çlirimin e vendit. Ani se nofkat e etiketat Jugosllavet ju a venin të ndryshme: Secionistë, Separatist, Nacionalist, Informbyroist e Marksist etj…
Të gjithë këta aktivist e grupe politike të fshehura atdhetare kishin qëllim dhe me programet e tyre për çlirim e bashkim kombëtarë. Disa nga këta të këtij komuniteti dinin aq mirë të organizoheshin dhe nxjerrin konkluzione edhe analiza për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Evropës e ma gjerë.
Këta politikan ditën me organizuar dhe bërë luftën për liri. Shumica e këtyre ishin me tradita të gjata kombëtare dhe kontribut dhënës për atdheun, të paret e tyre kishin luftuar dhe kishin mbrojtur tokat tona atdheun e dashur kishin edhe të ramë në luftërat e mëparshme. Tani këta udhëheqin luftën, i bëri komandant trimëria e tyre aftësitë menaxhuese drejtuese e komanduese në luftën për liri.
Këta numerikisht ishin shumë komandantë. 1. Komandanti i përgjithshëm. 9 Drejtoritë të Shtabit të Përgjithshëm 7 Komandant zonash nga 6 Drejtori të Zonave. 28 Komanda Brigadash. Një Brigadë 3-4 komandantë batalionesh një batalion 3 komandant Kompanish, një kompani 3 komandant togu, një tog 3 komandat skuadre dhe nisi të veçanta speciale njësi policore njësi plotësuese e të logjistikes e transporteve e të mjekësisë.
Diku rreth 2500 komandant shumë natyrshëm dhe normalisht për ç’do njësi luftarake. E tani nocioni komandant ashtë tallje, nocioni ma përbuzës në zhargonin e shprehjeve fyese e përbuzëse. Kujt i intereson kjo përbuzje? Armiqve të jashtëm e të brendshëm zuzarëve që s;ja u ka mbajt të luftojnë por ikën me të katërtat. Përse e bëjnë këtë sepse donë ta përbaltnin e ta përbuznin UÇK –në, dhe luftën për liri. Ani se bëjnë maskime e kamuflime ato janë të tejdukshme, gjeja sikur UÇK –ja, ishte e mirë lufta po ashtu por komandantet ishin kriminel ekstrem vrasës hajdut e profiter?!
Bile edhe kishin vrarë armiq!!! Turp e faqja e zezë! Arsyeja pse e bëjnë ketë luftë të pa shembull duke e fëlliqur e bërë pisë krejt atdheun e duke përlyer ç’do kënd dhe për ç’do gjë duke mjegulluar të ardhmen për ti lëshuar teren të huajve edhe atyre që mezi u çliruam nga ata. Vetëm për ti rikthyer privilegjet e baballarëve të tyre UDB-sh e titist. Këto veprime i përkrahin edhe aleatet e miqtë tanë që na ndihmuan e bashkë e çliruam Kosovën. Po pse e bëjnë ketë sepse më shërbëtor janë spiunet e dikurshëm të UDB tani të konvertuar në poli agjent, se sa komandantet apo luftëtaret. Luftë e turpshme dhe e pa shembull për ti njollosur burgosur e hequr qafet nga politika komandantet. Duke shpifur prishur imazhin e tyre që edhe populli mos të i dojë!!!Duke i përdorur një grusht nga të korruptuarit 10 apo 15 të tillë dhe duke i përbaltë të gjithë. Çka ka të përbashkët komandanti luftëtar komandanti çlirimtar.
Me atë të korruptuarin e pas luftës me hajdutin dhe keqbërësin në paqe, që aspak nuk duhet ta arsyetojmë por as ta lidhim me luftën! Këta mundë te jen të pa dëshirueshëm por jo pse ishin komandant por pse janë të korruptuar e hajna! Por të tillë ka shumë fish ma shumë hajna ka që s kanë qenë fare në luftë shumë ma shumë të korruptuar e shitës të interesave të atdheut. Por jo këta paskan të drejt të merren me politikë bile edhe të kenë përfituar miliona e qindra miliona në kurriz të këtij populli deri sa populli ishte në robëri edhe në luftë por edhe tani pas lufte!
Jo ketë lloj se merr kush me e përfolur këta banë të janë hajna me qindra, banë të jenë të korruptuar banë të janë pasuruar pa ligjshëm banë të janë kolobracionist e kuisling dhe spiunë të përhershëm anti kombëtarë, dhe këta duhet të merren me politik dhe me fatet e atdheut e të popullit. Cili qenka kriteri matës për të u marrë me politik? Cila shkollë politike po i vlersojka dhe legjitimoja se kush bënë e kush jo me u marr me politikë. Kështu menduakan se pushtueset javë paskan lanë trashëgim apo amanet që titistet dhe farefisi i tyre të kanë ekskluzivitetin politik mbi atdheun tonë.
Ndërsa ata që përmbysen shovinizmin hegjemonizmin dhe regjimin kriminal serbosllav e Millosheviqjan, ata e paskan humbur të drejtën me u marrë me politik se paskan qenë komandat qoftë veç një vit edhe se katër dhjet vite para janp marrë me politikë!!! Të gjithë kuislingët kolobracionistet spiunet dhe ata që ishin kundër luftës edhe sot kundër luftëtarëve veçmas kundër komandantëve. Shpifen dhe mblodhën e fabrikuan fakte gjatë luftës edhe pas lufte për ta përmbushur misionin e paracaktuar nga patronët e tyre të vjetër apo të ri.
Këta deponuan të dhëna të konstruktuara e të fabrikuara mbi shpifjet e sajuara dhe ja dërguan Serbisë si dosje për padi kundër luftëtarëve që javë prishen bashkim vëllazërimin. Këta farë e keqe donë me ç’do kusht të i fajësojnë të i njollosin e të i burgosin komandantet që organizuan udhëhiqen dhe e fituan luftën, sollën lirin. Nuk u ndalen kurrë dërguan shpifje e dosje në UNMIK e në EULEX dhe në Hagë e në Gjykatë Speciale me qellim ti heqin qafet dhe të i heqin nga Kosova dhe kështu kur luanët mungojnë majmunët të bahen mbretër. Këta zuzar as që qajnë kokën pse ri kolinalizohet Kosova.
Po i bien me mijera serbë që kurrë s’kanë jetuar në Kosovë po promovohen fshatra të tëra si “Lugina e Diellit” po bahen kisha dhe po veshën me territore e tokat tona, Frekuencat Radio difuzeve ju janë marr Kosovës nga Serbia në Gjenevë. Do ti merret edhe IPKO dhe Bashkësia serbe në Veri dhe në jugë 11 komuna, të gjithë zbatojnë direktivat e Beogradit. Kur qeveria e Kosovës vendos arsimi të filloj me 14 shtator, serbet e Kosovës që e quajnë veten të Kosmetit respektojnë vendimin e qeverisë së Beogradit fillojnë mësimin brenda Kosovës me një shtator ani se virusi i shumëzuar nga ta vret shqiptar si që ndodhi me Veriun. Këta qe merren me luftën kundër komandantëve, ju gëzohen rikthimit kolonial nga ish kolonizatori serbo-sllavë. Soji sorollate i derëzive dhe babëzive i do vetëm komandantet dhe luftëtarët e vdekur!
E sa për familjet e dëshmorëve dhe të atyre që derdhen gjak as që duan me e dit bile me përçmim e nënçmim thonë, kanë pas me borxh të luftojnë për Atdhe, nëse këtë luftë e paskan bërë për privilegje në të tregojnë sa kushton,po jua paguajmë, të thejnë qafen nga Kosova apo ta mbyllin gojën. Mirë more ju faqezi ne që patëm borxh dhe e bamë luftën për Atdhe për tokat tona për lirin e kti populli që ju ma se shumti po e shfrytëzoni! Po ju o mjeranë a se patet borxh të luftoni për Atdhe?!
Po si s’ju vjen turp kur luftëtaret merdhiheshin në bor e lageshin në shi kur ishin para plumbave të armikut,ju bënit biznese dha allashverese me pushtuesin. Ndërsa babë i fëmijëve të dëshmorit la pagën 5000 fr apo marka erdhi dhe u vra në luftë, juve s’ju prishë gjiza fare i vazhduat bizneset aty ku i patet para lufte dhe e shtuat kapitalin në mënyra te ndryshme me ligje e pa ligj. kur fëmijët e dëshmorit e të invalidit s’munden te sigurojnë strehë e bukën e gojës ngase prindi i tyre ju ashtë vrarë. Po të ishte gjallë do ti kishin këto qe ju mungojnë.
Ju o derzi e të pa shpirt keni ba markete, hotele, pompa karboranti banka e ndërtesa duke shfrytëzuar mundësitë që ju a krijuan dëshmorët, invalidët dhe luftëtaret. Një kategori e këtyre kolobracionistve edhe se ishin dhe janë gjithmonë kundër luftës dhe luftëtarëve e veçmas kundër atyre që komanduan dhe udhëhoqën luftën! Kur vjen punë për të ramunit për dëshmorët komandant apo luftëtar përpiqen mej nda mej fragmentarizuar për se vdekuri, me një mënyrë ma letë e kanë se ata s’po flasin ma, edhe se luftuan për atdhe dëshmorët edhe se këta ishin kundër luftës tani përpiqen të thonë se këta ishin të kësaj partie dhe janë dëshmorët e kësaj partie?! Me siguri të ishin të gjallë nuk do të mundë të i ndanin!
Por për antikombëtaret servilet spiunet kolobracionistet vetëm luftëtaret e vdekur janë të mirë. -Këtë e kanë mësuar nga pushtuesi se vetëm shqiptari i vdekur asht i mirë.- nuk me habit fakti se kohet e fundit po i përkrahin edhe miqtë tan aleatet e dikurshëm. Qëllimi i tyre të i sjellin në pushtet ata që aspak s’ju dhimbet Kosova që janë konformist e servil. Kështu që ndërkombëtaret kanë shumë qef ta blenë kalin nga i biri jo nga babai që asht dorë shtrënguar.