Pasi që demokracia ishte e parakohshme për shoqërinë gjysme feudale. Jo veç që nuk u kuptuar e zbatuar drejt por u keq përdor ngase të qenurit nën pushtim lakesat dhe dredhimet janë të imponuara! Në pamundësi për të shfaqur hapur dhe mbrojtur identitetin e vet, shqiptarët ortodoks kishin pranuar konvertimin në maqedonas ortodoks, qysh gjatë luftërave të ma hershme dhe lufta e par botërore me bullgaret, e ma vonë nga lufta e dytë botërore dhe nga shtrëngimet e pushtetit jugosllav.
Po ashtu edhe pas pavarësimit të Maqedonisë nga ish-Jugosllavia shqiptaret ishin të persekutuar nga maqedonasit me një pushtet racist e denigrues! Shqiptaret Nuk kishin as të drejtat elementare nuk po flas për të drejtat standarde të njeriut?! Shqiptaret nuk kishin të drejt ta regjistronin fëmiun e tret të lindur në gjendjen civile në librin e ames, çka mund të ketë ma ç’njerëzore e raciste! Po ashtu nuk gëzonin të drejta si shkollimi punësimi sa që edhe pronat ju cenoheshin me rregullat katestrale!
Të drejt kuptohemi ju mungonte e drejta për jetën. Nëse një shqiptar do të hiqte dorë nga të qenurit shqiptar ai nuk do të pengohej dhe do te trajtohej me privilegj kundrejt shqiptarëve të tjerë. Kështu që disa mjedise të thella si nga Prilepi Manastiri e vende tjera.
U asimiluan në maqedonas,turq e mysliman, goran, grek e gjithçka tjetër, veç me heq dorë nga të qenurit shqiptar. Ndryshimi i identitetit ndryshoj edhe mënyrën e të jetuarit shkollimit, punësimit e të kulturës, të cilën fillimisht e emitonin, ma vonë ju përshtaten dhe e zbatonin me fanatizëm të pashembullt si që thotë një fjalë popullore e jona, ma katolik se papa!
Nga pa durueshmëria e shtypjes dhe dhunës shpërtheu lufta çlirimtare gjatë viteve 2000-2001 dhe u bënë përpjekje maksimale për të drejta dhe barazi në Maqedoninë e Veriut! Pas përfundimit të luftës 2001 u bë marrëveshja e Ohrit e ndërmjetësuar nga ndërkombëtaret evropian e amerikan. Me ketë marrëveshje u vendos që shqiptaret të konsiderohen konstitucional në shtetin e përbashkët me maqedonasit dhe të i kenë të drejtat e barabarta në Maqedoninë unike! Në kushtetutën e këtij vendi të saktësoheshin të drejtat gjuha shkollimi flamuri shtetësia përfaqësimi në institucione e struktura të përgjithshme shtetërore në proporcion me përqindjen e popullit shqiptar!
Pas përfundimit të luftës pushtetin e mbanin vazhdimisht maqedonasit dhe i konsideronin gjithmonë pakicë popullin shqiptar në Maqedoni! Populli autokton shqiptar në trojet e veta akoma nuk i gëzon të drejtat e barabarta! Pa barazia ka ndikimet asimiluese edhe tani aktualisht! Duke rrëshqitur e tjetërsuar shqiptaret në turq mysliman goran dhe duke ikur jashtë vendit zvogëluan numrin e tyre kështu që ma letë dominohen e sundohen nga maqedonet, krejt këto ndodhin jo pa miratimin e Evropës dhe serbo sllave.
E njëjta gjë ndodh në Kosovën Lindore Preshevë Bujanoc e Medvegjë ku ishte populli shqiptar shumicë. Serbo sllavet zbrazen Medvegjen gati të tërën dhe pos përzënies nga trevat e tyre autoktone ju fshin edhe të dhënat në gjendjen civile dhe kadastrale! Nëse kështu do të vazhdon bëhet pastrimi etnik i Kosovës Lindore. Një pastrim i tillë u bë edhe në veriun e Kosovës duke i dëbuar me dhunë mbi 20.000 shqiptar nga Leposaviqi,Zubin Potoku e Mitrovica e veriut duke mos ju lejuar kthimi në shtëpitë e tokat e tyre! Ndërsa Serbia ndërton në Luginën e Diellit shtëpia e ndërtesa për të sjellë kolon te ri nga Serbia!
Ky kolonializëm s’ju bie në sy as qeveritarëve të Kosovës as Evropës e UNMIK-ut?? Kolonializmi në ketë kohë kur nga bota perëndimore trumbetohet liria e demokracia?! Shtrohet cytja ç’bëjnë Qeveritë e Kosovës dhe e Shqipërisë për popullin e vet nën pushtim, për tokat e veta të ozurouara! Për të drejtat me elementare të njeriut që trumbeton Evropa demokratike e duke mos e par, e marrur me ma kryesoren të drejtën për jetë! Kolona e pestë pansllave brenda shqiptare ka trullosur lidershipin dhe qeverisjet që sillen pa përkushtim kombëtar sa duhet!
Populli ashtë në agoni dhe i çakorduar e i përçarë skajshmërisht duke e konsideruar kundërshtarin politik ma të pa pranueshëm e ma me urrejtje se sa pushtuesin?! Propaganda e imponuar nga qarqe te caktuar dhe sjelljet me pa përgjegjësi në dëm të zhvillimeve të proceseve transitore si dhe në përpjekjet ofrimit me Evropën dhe Amerikën!
Kjo gjendje e bllokuar për të shkuar përpara ka mundësi të kthehet mbrapa,me teoritë që të mohohet çdo gjë nga e kaluara dhe teoria zero, ka rreziqe të mëdha e dame të pah riparueshme! Kjo apati e pashembullt kombëtare do të ketë pasoja në të ardhmen! Hutija nga Korona virusi dhe ethet zgjedhore ju kanë lan duart e lira fqinjëve shovinist e ekspansionist të shtypin shqiptaret në shtëpitë e tokat e tyre autoktone.
Është për tu habitur nga udhëheqësit partiak aq shumë të fragmentizuar e me urrejtje mes veti harrojnë pushtuesin, harrojnë asimilimin degradimin e tjetërsimin e popullit! Me interes tē mbledhjes së votave tolerohet dhe përkrahet përhapja e opiumit fetar deri në tjetërsim!
Sa që një pjesë shumë e madhe nuk pranojnë Nëna Terezën, Skënderbeun e shumë figura kombëtare të së kaluarës, që të janë të vetarsyetuar për asimilimin dhe tjetërsimin kombëtar. Nëse vazhdojnë keq qeverisjet dhe nuk bahen hapa të duhura nga liderët brenda komuniteteve dhe qeveritë ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, me ndërhyrje të fuqishme me program kombëtar dhe vizion Euro -Atlantik. Do te jetë shumë vonë dhe shumë humbje do kemi me pasoja afatgjate e disa të parikthyeshme e të pa riparueshme!