Sadik Halitjaha: Deklarata e Vuçiqit në mohime të masakrës së Reqakut!

Deklarata e Vuçiqit në mohime të masakrës së Reqakut! Nuk ishte deklaratë për tu shfajësuar as për të kërkuar falje, por ishte deklaratë për ti mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë dhe jo veç në vitet 1998 dhe 1999 por me dekada të tëra kryen gjenocid, kulturocid, Religjiocid dhe banë shumë krime ekonomike djegie masive dhe krime njerëzore. Këtë e bën Vuçiq pikërisht në kohën kur Shqipëria ka hallet e tërmetit dhe e hutuar me ketë gjendje. Kur Kosova ka humbë rrugën dhe s’po gjen zgjidhje pas zgjedhjeve. Këtë deklaratë po e bën me qëllim të tjetërsoj dhe mjegullojë gjendjen reale të një masakre ta paraqet si sajesë e mashtrim të Wiliam Vokerit dhe nga pikënisja e kthesës ndërkombëtare për ta kuptuar e ma vonë për te intervenuar NATO. Si mundë të zhbëhet një e vërtet që me 15-01-1999 në Reçak forcat ushtarake serbe vranë 46 njerëz burra, gra, fëmijë të pa fajshëm të pa armatosur në shtëpitë e tyre dhe përzunë nga shtëpitë gjithë popullatën. Sa idiot ashtë Vuqiqi si mundë të paraqitet ndryshe pos masakër kundër njerizimit. Aty janë argumentet, aty janë varret aty janë dëshmitarët. Po pse e banë ketë ky shovinist e racistë? Vuqiqi donë të i kthej gjerat nga fillimi dhe të thotë se serbet kanë qenë engjëj e krejt fajet i kanë Shqiptaret, dhe shqiptaret duhet ndëshkuar se Serbet paskan qenë viktima!!! Sa po e kuptojnë Aleatet tanë NATO dhe Amerika? Këta i paraqet si të mashtruar nga shqiptarët dhe kanë intervenuar pa arsyeje dhe gabimisht gjatë vitit 1999?! Sa janë koshientë lidershipi i Kosovës dhe deri ku do të i shpien Evropianet me sy mbyllas në dialog gjëja se po merremi vesh me Serbinë kur ajo qartë dhe ashpër e thotë ne ju kem bërë mirë dhe asgjë nuk kem bërë çka duhet me ju bërë. Kështu lexohet deklarata e Vuçiqit dhe sot e Daqiqit: Ju shqiptaret jeni fajtor pranoni se do ju heq njohjet akoma?!

Kosova duhet dalë me qëndrim shtetëror dhe të njoftoj botën ata që na kuptojnë se kështu nuk mundet të dialog het me kriminelet dhe nuk durojmë të na shkelin gjakun që ata na derdhen dhe ky qëndrim i kryetarit të Serbisë ashtë qëndrim krimineli dhe mllef për gjak e kufoma akoma. Sikur të pa ngopur me 13500 viktimat që na i kanë shkaktuar ndër këto 1432 fëmijë. Serbia me sjelljet e sajë përgatitet për një luftë të re. U mbushë me arsenal armësh dhe u lidhë fortë me aleatin e saj të përhershëm Rusinë. Serbo sllavet të etur për gjak shqiptari kërkojnë me çdo kusht vampirët të rifillojnë luftë të re me Kosovën. Ne duhet të jem gati të gjithë shqiptaret bashkë si një trupë dhe mos të lejojmë as me gojë ta përmendin Kosovën. Dhe duhet të i tregojmë se nuk ndalemi pa arritur në Nishin tonë të dikurshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …