Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha dhe ZOP: Radio-Kosova e Lirë, mbetet aset kombëtar i dalë nga lufta e UÇK-së I

Lidhur me pretendimet e pesë ish-anëtarëve e bashkëpunëtorëve të stafit të kohës së luftës,  nga 38 sa i ka pasur gjithsej që pa lejen e  Drejtorisë Radios-Kosova e Lirë, të marrin mjetet e pajisje nga Shtëpia-Muze dhe t i dërgojnë në Muzeun e Kosovë ka reaguar edhe ish komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha. Ai  reagimin e tij shkruan:   Kompetencat për të vepruar me këto teknika mjete e asete në përgjithsi me siguri, me te drejtë i ka trashëguar nga lufta stafi vazhdues i pas luftës!

Pas luftës ky medium ka staf të rregullt ligjor ka Drejtor e strukturë legale (ligjore) institucionale!

Me habiti një reagim  nga Radio-Kosova e Lirë.  Një pjesë apo grup, paskan nënshkruar një deklaratë që asetet e Radios Kosova e Lirë te bartën në Muzeun e Kosovës!

Ky propozim nuk mundet të drejt kuptohet se pse ka si të nënkuptueshme, marrjen fund të veprimtarisë së këtij  mediumi, dhe dërguarjen e tij në Arkiv!

Ndoshta nga këta  të nënshkruarit u harruar që egziston edhe pas lufte ky medium, pasi që disa nga ata e kanë përfunduar veprimtarinë edhe pa përfunduar lufta!

Nuk mundet të drejt kuptohet pa u marrë një vendim i përbashkët i të gjithë trashëgimtarëve  të këtyre aseteve në bazë të së drejtës trashëguese!

Si mundet të ndodhë shkputja e një grupi dhe te jep pëlqimin për të  gjithë trashëgimtarët në emër të të gjithëve! Edhe sikur mos të ju duhet ruajtja e këtyre aseteve këtij grupi, që po donë me ju bart në muze për qëllime e interesa të pa kuptueshme!

Pse mos me u marrë vesh me te gjithë anëtarët dhe stafin aktual që nga 4 janari i vitit 1999 e deri tani dhe me u marrë një vendim i përbashkët se a duhet të mbeten pronësi e KOSOVES SË LIRË, apo duhet kaluar me domosdo në muze!

Nuk duhet lejuar të futet thika në mes njerzëve me vlera të mëdha në Luftën për liri!

Pse mos të merren vesh mes veti mos vallë dikush futë përçarje!

Të gjithë këta njerëz kanë vlera e bagazh kombëtar, pse duhet me ra preh e interesave te grupeve e të partive!

Fjala parti ka kuptimin (pjesë), Tërësia është Kombi Atdheu!

Duke qenë luftëtarë Atdhetar e Kombëtar, pse të bien nën ndikimin e partive!

Kosova e Lirë u themeluar me urdhrin e SH.P. dhe ju takon të gjithëve, veçantë atyre që e mbajtën mirëmbajtën e rregulluan me dokumente ligjore dhe janë duke e përdor në mënyrën legale institucionale!

Kush garanton që ruhen asetet në muze deri sa nuk kemi ligj për vlerat e luftës!

Mos te preken asetet qofshin edhe arkivore pa e ditur ku i dërgojnë, pa pëlqimin e të gjithëve dhe pa garanci të mjaftueshme! Stop përçarjes mes luftëtarëve! Mos të bëhemi vet shkelësit e vlerave të çmueshme kombëtare!

Respekt për heroizmin dhe veprimin e çdo njeriu gjatë lufte, respekt dhe nderim të gjithë atyre që ranë duke e mbrojtur ketë medium! Respekt pa fund për punën dhe vlerat e stafit të  Radios Kosova e Lirë, që akoma si gjithmonë jep kontributin maksimal për vlerat e luftës, përkujtimin e ngjarjeve kalendarike të betejave dhe personaliteteve si dhe biografitë e dëshmorëve  të të gjithë Kombit!

Mos ta lejojmë të dëmtojë askush RKL-në!

 

17-mars 2024 – Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …