Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Dy Vullnetarët e luftës në Ukrainë nga Mushtishti i Therandës: Ismet Shala dhe Maliq Behluli!

Vendimet për te shkuar në luftë, janë  motive te madha pa dyshim!

Këta në media deklaruan për çështje humane, nga se e kanë ndier dhimbjen për gjendjen që po e përjetojnë populli Ukrainas!

Ne nuk dimë tjetër prandaj duhet pasur konsideratë për vendimin e Maliqit e të Ismetit!

ky vendim me u marr u dashtë trimëri guxim dhe vetëbesim deri në sakrificë!

Ne mund të mendojmë lirshëm, mund edhe te bëjmë shaka!

Por kjo është shkuarje e lirë me vet vullnet, këta kur te paraqiten atje do te armatosen, regjistrohen hyn në radhën e luftëtarëve!

Pastaj lufta ka rregullat e veta edhe me dashur me u tërheq s’kanë mundësi!

Ç’do rregull lufte duhet respektuar për krah luftëtarëve Ukrainas!

Terrenin nuk e njohin edhe përvoja ju mungon, dëshiroj te janë fizikisht te shkathtë!

Me u shkëput e me u larguar s’kanë mundësi, dezertimi asht i dënueshëm edhe pse janë vullnetar!

Dorëzimin nuk e kanë të lehtë para Rusëve nuk i fal as kush!

Këta mund te vriten në ditët e para mund te kthehen ne arkivole apo atje te varrosen ne token e Ukrainës Dëshmorë te lirisë!

Mund ta përfundojnë luftën dhe te kthehen e shndërrohen në Hero!

Në Ukrainë ka shumë nga bota demokratike qe janë rreshtuar përkrah Ukrainasve në luftë!

Nga Izraeli u nis një kontingjent me vullnetar lufte!

Këta dy me dhimbsen pse s’janë te kompletuar, se paku një Tog me pas qenë, i kishin dal zot njeri tjetrit!

Pastaj këta mendoj nuk e kanë ditur se ju ndalon ligji pjesëmarrjen ne luftëra jashtë Shtetit!

Një ligj i gjymtë qe nuk specifikon se ndalesa për pjesëmarrje ne luftërat terroriste dhe ato pushtuese! U dashtë ta ketë një nen qe lejon në luftërat çlirimtare dhe në shtetet Aleate!

Por Trimat kur e ndajnë mendjen nuk i shohin pasojat!

Pasoj ma e rënd se vdekja e tyre, Kushtuar popullit te Ukrainas, si dhe qellim i luftimit Rus armikut te demokracisë, armikut historik te Shqiptarëve!

Kjo kauzë mund te ndikoi edhe te vullnetaret tjerë!

Prandaj shteti duhet te dal me qëndrim për vullnetaret!

Un kisha me i lut bashkëluftëtarët, të mos shkojnë te pa organizuar dhe të pa ftuar!

E kemi te dera e shtëpish vëllain e agresorit Rus!

Do te thoni ne e kem KFOR-in KFOR këtu ka mision paqe-ruajtës!

Nuk ka mision luftarak e çlirimtar!

Na duhet te luftojmë në se na kanoset armiku me na shkel token ton!

KFOR e luan rrolin e vëzhguesit dhe përcjell zhvillimet e luftës, raporton për ndodhitë si po zhvillohet lufta! Cila palë po i shkel rregullat dhe po banë teprime e krime!

Ne kemi pasur në luftën çlirimtare te UÇK-së

Vëzhgues të OSBE-s këta kanë përcjellë luftën deri ma 15-1-1999 kur i përzuri Millosheviqi!

Ndërsa tani KFOR janë në kuadër te Rezolutës 1244 për ruajtjen e Paqes, jo për te luftuar!

Pra nuk janë Luftëtarë nuk na çliron KFORI!

Këta janë te pa anshëm mes palëve nder luftuese në rastin ton dhe të Serbisë!

Ne ndiejmë siguri fal asaj që e kem bazën Amerikane në Bon Stil,

Amerikanet janë te përkushtuar me mbrojt lirin e Kosovës janë Aleat besnik!

Gjithë sesi ne duhet te jemi vija e par mbrojtëse pastaj Aleatet!

Agresoret serb janë në hall me nanushken Rusi, në se ajo po e humbë luftën,  Serbet sa ma shpejt me ju ngjit Evropës e perëndimit si lloj ngjitësi!

Deri Sa Rusia asht e fuqishme ajo ndikon 100% në Serbet përmes kishës se përbashkët sllave dhe instrumentet Ruse brenda Serbisë!

Lehtë ndikon pasi Serbet 90% janë Ruso-fil!

Mendoj Se Rusia e Putinit asht drejt fundit, kjo e keqe e madhe për njerizimin në gjithë Boten!

Këtë e din edhe Serbia prandaj e gatshme rrinë për konvertim në pro perëndimor Evropian!

Si do qoftë, për ne Shqiptaret do te vijnë ditë të mira, pasi po merr fund e keqja e madhe!

Me fat që jemi bashkë në Aleancë me Amerikën!

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …